Janko Baçev – Prijësi i cili mbetet jashtë loje

Janko Baçev dhe vetura policore mbi të cilën u ngjit. Foto: RSE, 2018

Në radhët e politikanëve, të cilët janë në qendër të rezistencës kundër referendumit ekzistues, më e kuptueshme është prania e liderit të Maqedonisë së Vetme. Sipas tij nuk duhet të ketë ambicie euroatlantike të vendit. Për opozitën e referendumit – ata të cilët janë kundër ose që janë për bojkot të Marrëveshjes së Prespës – ai është lojtari i cili duhet të jetë motivuesi i manifestimeve në rrugë, edhe inspiruesi i tyre, po sa më shumë që afrohet data e votimit – 30 shatori, ai bëhet aktor i papërshtatshëm në lojën para votuesve ku “rezistuesit” duhet të paraqiten si mbështetës së pjesës së parë të çështjes së referendumit. Më saktë, që të hyjnë në NATO dhe BE, por jo me një marrëveshje të atillë siç është ajo e Prespës. Për këtë paraqiten edhe komente të zëshëme kundër tij dhe opozitës

Në radhët e politikanëve, të cilët janë në qendër të rezistencës kundër referendumit ekzistues, më e kuptueshme është prania e liderit të Maqedonisë së Vetme. Sipas tij nuk duhet të ketë ambicie euroatlantike të vendit. Për opozitën e referendumit – ata të cilët janë kundër ose që janë për bojkot të Marrëveshjes së Prespës – ai është lojtari i cili duhet të jetë motivuesi i manifestimeve në rrugë, edhe inspiruesi i tyre, po sa më shumë që afrohet data e votimit – 30 shatori, ai bëhet aktor i papërshtatshëm në lojën para votuesve ku “rezistuesit” duhet të paraqiten si mbështetës së pjesës së parë të çështjes së referendumit. Më saktë, që të hyjnë në NATO dhe BE, por jo me një marrëveshje të atillë siç është ajo e Prespës. Për këtë paraqiten edhe komente të zëshëme kundër tij dhe opozitës

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Kur në janar të këtij viti Janko Baçev vendosi të riemëroi partin e tij – Lëvizja Popullore e Maqedonisë së Vetme, ai në mënyrën e tij, shumë do të thonë se në mënyrë karikaturale, tregoi se është imitues i sinqertë i asaj se çka ndodh në vend ndaj të cilës janë të orientuara shpresat e tij ideologjike. Më saktë, partia, kryetari i së cilis çdo herë fiton, Vlladimir Putin, quhet Edihaja Rusija dhe Bançev ka dashur që të ruaj atë emër.

Parë ka ndonjë aspekt formal rezultatet e tij zgjedhore janë të tmerrshme. Në zgjedhjet e vitit 2014 partia e Baçev morri vetëm 1.925 vota. Mbështetje të madhe kishte në njësinë e katërt – 669 vota, ndërsa më pak në njësinë e pestë zgjedhore 158, ndërsa në atë të parën 237. Në ekipin e tij atëherë ishte edhe gazetari Sashe Politiko. Partia për herë të parë pas formimit të saj morri pjesë e vetme në zgjedhjet parlamentare në vitin 2002, ku morri 2.230 vota (0,1%). Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2006, 2008 dhe 2011 NDM ishte pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, përderisa në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014, pas 12 viteve pjesëmarrje në koalicion, përsëri morri pjesë vet dhe morri rreth 1.900 vota (0,1%). Partia nuk ka marr pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, për atë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor i ka hedhur poshtë të gjithë listat e kandidatëve të partisë. NDM në asnjë cikël zgjedhor parlamentare nuk ka marr asnjë vend deputetësh.

Por, roli i tij në organizimin e rezistencës ndaj politikave të majta në vend, para së gjithash ndaj LSDM-së dhe partnerëve të saj të koalicionit nuk është për të mos u përfillur, në veçanti ai vlerësohet si eksponent i politikës pro-ruse në vend, e cila angazhohet pikërisht për ndalimin e ambicieve euroatlantike në vend.

 

MAQEDONIA BOJKOTON

Baçev u vendos në krye të fushatës “Maqedonia bojkoton” dhe të paktën sipas nënshkrimeve, aty janë 30 parti politike dhe organizata joqeveritare të cilat qëndrojnë prapa bojkotit me nënshkrim të “Memorandumit për bashkëpunim strategjik”. Ato kanë edhe shtabin e vet të krizës për fushatë. Në fushatë në krye të së cilës është Baçev, marrin pjesë partitë dhe organizatat me emër dhe mbiemër si “Hristijansko bogatsvo’, nënshkruesi i të cilës është Zharko Grozdanovski, Amanet 1903 (Dejan Boshkov), Tvërdokornite (Dragan Urginovski), Partia e tretë e maqedonasve dhe shoqëria Republika e Tretë (të dyja të nënshkruara nga Ljupço Paleski), VMRO-DMNE-fraksioni i demokracisë e udhëhequr nga Jove Kekenovskit dhe Filip Petrovski, si dhe disa organizata nga diaspora dhe disa shoqata anonime. Fakt është se Janko Baçev në krye të shtabit të krizës “Maqedonia bojkoton” veproi ashtu që një pjesë e mediumeve t’i  quajnë si “rublat” (asociacioni i valutës Ruse), gjegjësish vlerëson se lidhjet e Moskës me të janë të shkëlqyeshme dhe se prej aty mundet eventualisht të jep mbështetje financiare më të madhe për bojkotim të referendumit.

Për dallim prej të tjerëve të cilët do të bojkotojnë referendumin dhe të cilët sipas rregullit nuk ofrojnë dalje tjetër për vendin, Baçev vlerëson se shpëtimi jonë është lidhje me Rusinë dhe integrimi në Union ekonomik euroaziatik. Ai kundërshtari pasionant ndaj të drejtave të grupeve të pakicave, para të gjithash, të shqiptarëve, urren idetë liberale, kundërshton mbështetjen e homoseksualitetit, martesën brenda gjinisë së njëjtë dhe adoptimin e fëmijëve nga të njëjtit. Zotohet për lustrim të tërësishëm, i cili do të përfshinte edhe KOM.

Në fushatën e vet promovuese përshiu edhe dy mysafir nga Moska – Aleksandar Dugin dhe Leonid Savin, të cilët një të shtunë të pranverës mbushëm sallën e hotelit “Kontinental”, duke u prezantuar si këshilltarët kryesor të sigurisë së Putinit, e dhëna e cila nuk është tërësisht e saktë. Atëherë mblodhi një publik të madh në numër, të cili vet asnjëherë nuk e ka pasur. U paraqit dhe dha mbështetje për diplomatët e Rusisë të cilët vendi i ka dëbuar së fundmi.

 

DOKTOR I SHKENCAVE LIGJORE

Janko Baçev ka lindur para 54 viteve në Strumicë. Pas përfundimit të Fakultet të Juridikut në prill të vitit 1991 është angazhuar si avokat trajnues, dhe më pas si bashkëpunëtor profesional në Zyrën e avokaturës. Prej majit të vitit 1994 punon në Shërbimin e sigurisë shtetërore pranë MPB. Ka qenë ligjërues shumëvjeçar në Odën e Republikës së Maqedonisë për sigurimin e personave dhe pronës, shërbimeve si detektivë dhe anëtar i Komisionit për provimin profesional për çështjet e sigurisë dhe për pronat. Prej vitit 2012 është profesor i të drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Juridikut pranë Universiteti Ndërkombëtare Ortodoks “Gavrillo Romanoviç Drezhavin”, ku ligjëron lëndë nga fusha e të drejtës evropiane!

Baçev është doktor shkencash në fushën e të drejtës ndërkombëtare, i cili ka doktoruar në Katedrën për të drejta ndërkombëtare dhe politikën ndërkombëtare në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, duke mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temën: “Mekanizmat ligjor në Organizimin e Kombeve të Bashkuara dhe çështja e emrit në Republikën e Maqedonisë”. Studimet e magjistraturës i ka kryer në fakultetin e njëjtë dhe për këtë qëllim ka mbrojtur edhe temën me titull: “Pranimi i Republikës së Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe e drejta ndërkombëtare”.

 

PADI PENALE

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se kundër tij do të ngritet padi penale për shkak të ngjitjes mbi automjetin ushtarak policor para Kuvendit në RM gjatë kohës së protestave. Ai duhet të përgjigjet për ndalimin e personit të autorizuar në kryerjen e funksionit të tij. Nuk është i njohur fati për një vlerësim të këtillë. Ky hap i Spasovski u mbështet edhe nga ana e liderit të VMRO-DPMNE-së, janë vërejtur edhe sulme ndaj disa mediumeve të opozitës në vendngjarje të këtij politikani pro-rus në vend. Në tubim ai më tepër është barë për partinë kryesore opozitare sesa “luftëtar i rrugës” i vlefshëm në tavolina. (Për më tepër rreth qëndrimeve të tij mund të lexoni këtu).

 


Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy) и Балканскиот фонд за демократија, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), иницијатива која поддржува демократија, добро владеење и евро-атлантски интеграции во Југо-источна Европа. Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД, или нивните партнери.