Janeva nuk e ka detyrim të paraqitet në Parlament, por vetëm të paraqes Raport

Foto: skrinshot

 

Deputeti i VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev në një konferencë për shtyp me 21.03.2016 deklaroi:

Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar dhe të mos vijë në Kuvend, nëse të gjithë veprimet e saj janë ligjore dhe janë të bazuar në fakte dhe prova.

Ikja nga Parlamenti është ikje nga vetvetja dhe nga detyrimi për të paraqitur Raport

[Burimi: Ueb-faqja e Vmro-Dpmne,Data: 21.03.2016 ]

ARSYETIM:

Më 09.02.2016, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev filloi me publikimin e bisedave të përgjuara, të ashtuquajtura “bomba”.Ai tha që të jashtëligjshme ishin përgjimet e më shumë se 20.000 personave të profileve të ndryshme që pushteti i ka bërë vite me radhë, e për të cilat LSDM ka audio incizime dhe prova.

Zaev tha që janë përgjuar funksionar, politikan edhe nga Qeveria edhe nga opozita, gazetaret nga të gjithë mediumet, anëtarët e BFI, të KOM, përveç, siç tha, Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit. Nga ata tha Zaev, nuk ka asnjë bisedë.

Kjo shktaktoi një krizë të madhe politike në vend, ndërsa për t’u tejkaluar kjo krizë u organizuan disa takime të liderëve. Takimi i parë i liderëve të katër partive më të mëdha.,Nikolla Gruevski (VMRO-DPMNE), Zoran Zaev (LSDM), Ali Ahmeti (BDI), Menduh Thaçi (PDSH) u mbajt me 14 Maj 2015.Takimi i dytë i liderëve u mbajt më 18.05.2016. Në këtë takim nuk u arrit asnjë marrëveshje, deri më 02.06.2016 në të cilën u hodh hapi i parë me ndërmjetësim të komisionarit për zgjerim dhe politik fqinjësore, Johanes Han. Aso kohe u realizua edhe dokumenti i parë i marrëveshjes së Përzhinos. Më 15.07.2016 partitë nënshkruan edhe një protokoll të kësaj marrëveshje.

Në marrëveshje qëndron:

Më së voni deri me 15 shtator 2015,  do të emërohet, prokuror i ri special me autonomi të plotë të hetoj rastet e dala nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimit. Prokurori Special do të emërohet në pajtueshmëri nga të gjithë partitë politikë të cilat e nënshkruajnë këtë marrëveshje.

Në nenin 7, paragrafi 2 të këtij Ligji thuhet:

Prokurori publik do të ofroj raporte secilin 6 muaj për aktivitetet e tij/saj,duke përfshirë përshkrim për çdo përparim, hetim a ndjekje të ndërmarr nga Prokurori Publik. Në këtë raport mund të hiqen materiale të cilat sipas Prokurorit Publik duhet të mbahen konfidenciale,  por do të siguroj informacione të mjaftueshme për të justifikuar shpenzimet.

Siç shkruajnë mediumet, Janeva me 15.03.2016 e dorëzoi Raportin e punës në Kuvend dhe tek Këshilli i prokurorëve.

Duke vepruar në bazë të nenit 6 të Ligjit për prokurori publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimit Prokurori publik i cili udhëheq me këtë Prokurori publike,Katica Jaenva sot në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe Këshillin e prokurorëve publik e dorëzoi Raportin për aktivitetet e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga përmbajtjet e përgjimeve të paligjshëm të komunikimit në periudhë prej gjashtë muajsh (për periudhën 15.09.2015 deri 15.03.2016)

Janeva sipas Ligjit për Prokuroi publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimit nuk e ka detyrim të paraqitet në Parlament por vetëm të raportoj, gjë që ajo tashmë e ka realizuar.

Nga kjo mund të vërtetohet se deklarata e deputetit Vllatko Gjorçev në të cilën thotë: ikja nga Parlamenti është ikje nga vetvetja dhe nga obligimi për të paraqitur Raport, është e pavërtetë.

Vlerësuar nga: Vllade Gjorçev

BURIME: