Janë të gatshme ndryshimet në ligjin kryesor për mediumet

 

Ndryshimet kryesore janë te Agjencia për Mediume dhe te RTVM. Ndryshohen mënyrat dhe kushtet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë, Këshillit të Programit në RTVM, si dhe kushtet për kandidatët dhe për drejtorët. Hiqet taksa radiodifuzive – dhe mënyra e financimit me 0.7 përqind nga Buxheti i RM-së…

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Reformat në sferën e mediumeve kanë filluar tash vonë me sjelljen e vendimit formal të Qeverisë për heqjen e reklamave në mediumet private me para publike. Përjashtim bën vetëm në rrjetet sociale, ndërsa pjesë e saj ishte edhe formulimi se komunikimi i mëtutjeshëm do të zhvillohet përmes shërbimit publik”, e çka u krijuan dilema të reja të një pjesë e madhe e organizatave mediatike. Kjo çështje është pjesë e programit të Qeverisë, por edhe pjesë e Reformave urgjente me prioritet dhe e Planit 3-6-9. Realizimi i këtij vendimi, siç specifikohet edhe në dokumentet e tjera edhe të qeverisë edhe të organizatave të mediumeve, do të lirojë tregun e mediumeve nga ndërhyrjet dhe presionet të cilat i ka kryer qeveria e mëparshme, e cila me vite ka ndikuar në tregun e mediuemeve me më shumë se dhjetëra milion euro. Por, aktivitetet e para të vërteta dhe reformuese janë ndryshimet në një prej ligjeve kyçe për mediumet, ky është Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuele (link nga ai ekzistues). Pas përvojës disavjeçare në të cilën ishin perceptuar dobësitë e këtij ligji, me shumë vërejtje dhe propozime të dorëzuara nga ana organizatave mediatike, Qeveria tashmë ka përgatitur ndryshimet, dhe ka tekst të konsoliduar të ligjit. Këto ndryshime me 31.02.2017 janë dorëzuar te mediumet, gazetarët, te organizatat profesionale dhe deri te organizatat  nga sektori joqeveritar të cilat merren me mediumet, me çka u lanë edhe 7 ditë shtesë për vërejtje finale, më pas do të duhet të propozohet dhe të miratohet nga ana e qeverisë dhe e të votohet nga Kuvendi i RM-së.

NDRYSHIMET KRYESORE JANË NË ASHAAV DHE NË RTVM

Ndryshimet kryesore të ligjit, sipas arsyetimit janë dy – në rregulloren e Agjencisë për Mediume (ASHAAV) dhe në rregulloren e shërbimin publik, Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM). Në rastin me institucionin e parë, ndryshohet mënyra e zgjedhjes dhe mandati i anëtarëve në Këshillin e ASHAAV, mënyra dhe kushtet e zgjedhjes së drejtorit të Agjencisë dhe kompetencat të cilat i ka Agjencia për punën e vet, në pjesën e autorizimit dhe të mbikëqyrjes së punës së transmetuesve. Shkurtimisht, në vend të mandatit 7 vjeçar, tani propozohet mandati prej 5 viteve, kushtet për zgjedhje të anëtarit të Këshillit dhe për drejtorë janë më të rrepta, ndërsa ndryshohen edhe autorizuesit e nominuar. Janë propozuar ndryshme edhe në fushën për caktimin e masave të cilat mund t’i përcaktojë Agjencia në rast të shkeljes së përcaktimeve ligjore të cilat janë të obligueshme për transmetuesit:

Më saktë, në vend të vendimit të deritanishëm që të njëjtat t’i caktojë drejtori, me propozim-ligjin e ri është rregulluar që masat do t’i caktojë Këshilli, me qëllim që të iket prej keqpërdorimit eventual të së drejtës diskrete të drejtorit, gjë që çon deri te devijimet e aktuale dhe kushte joadekuate në këtë fushë. Më tej, mënyra e caktimi të masave dhe procedurave që ju paraprijnëë masave janë bazë që të ju iket shtypjeve dhe ndikimeve mbi mediumet – shkruan në arsyetimin me propozim-vendimin e ndryshuar.

Lidhur më Radio Televizionin e Maqedonisë, i cili si shërbim publik është pjesë e reformave mediatike dhe prioritet në to, janë bërë ndryshime në tre segmente. Së pari, hiqet taksa radio-difuzive si burim kryesor i financimit të RTVM-së. Në vend të asaj, përfshihet financimi nga Buxheti i RM-së, me propozim që do të siguroj 0.7 përqind nga Buxheti në nivel vjetor. Me këtë vendim, në teori do të duhet që të sigurohen të hyra prej 21 milion euro në nivel lokal, me çka 74,5 përqind do të shkonin në financimin e RTVM-së, ndërsa pjesa e mbetur do të shkonte për financimin e Agjencisë për Mediume dhe ndërmarrjen publike Radiodifuzioni i Maqedonisë (RDM). Këtë mënyrë të financimit e kanë propozuar edhe pesë organizatat(SHGM, SPGBM, KEMM, ISK dhe IMM), propozimi i tyre ka qenë që financimi të arrij vlerën prej 1 përqind nga mjetet e Buxhetit të RM-së në vit, duke pasur parasysh propozimin e vitit të kaluar për ndryshime të të njëjtit ligj, që ishte i mbështetur atëherë nga ana e LSDM-së si parti opozitare në Kuvendin e RM-së. Ndryshimi i dytë kryesor është në mënyrën e propozimit  dhe zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin programor të RTVM-së, i cili është kyç për zgjedhjen e personave udhëheqës në shërbimin publik dhe për vërtetim dhe zbatim të rregullave programore nga drejtori publik të RTVM-së. Tani, sipas propozimit, kërkohet minimum 8 vite përvojë pune në fushën e mediumeve, shkencën e komunikimit, komunikim me opinionin dhe përvojë udhëheqëse me ndonjë organizatë mediatike. Kjo është është e rëndësishme te ndryshimet edhe në Agjencinë për Mediume edhe të Këshilli Programor i RTVM-së, sepse ky propozim kërkon tashmë dy të tretën e shumicës parlamentare nga Kuvendi si kusht që të mund të zgjidhen kandidatët. Deri më tani ata janë zgjedhur më shumicë votash nga ana e deputetëve.

NDRYSHIME EDHE NË DETYRIMET E MEDIUMEVE

Propozimi për ndryshime të LASHAAV përfshinë edhe ndryshime të tjera, por më të dukshme janë dy. Zvogëlimi i përqindjes së emetimit të programit muzikor, filmave dhe dokumentareve nga transmetuesit me çka zvogëlohen edhe shpenzimet e tyre në punë.

Shoqëritë tregtare radiodifuzive të cilët emetojnë shërbim televiziv dhe radio janë të detyruar që në ditë të emetojnë më së paku 30% program të krijuar nga autorë maqedonas dhe autorë të bashkësive etnike që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa shërbimi publik radiodifuziv më së paku 40% – thuhet në ndryshimin e propozuar.

Njëkohësisht, janë hequr nenet të cilët parashohin kompensim të shoqërive radio-difuzive për krijimin e programeve të këtilla nga Buxheti i RM-së. Në sqarimin e ndryshimit të propozuar thuhet si në vazhdim:

Me këtë, për shkak të trajtimit të barabartë të të gjithë mediumeve dhe shmangie nga favorizimi i televizioneve konkrete në nivel kombëtar, siç ka qenë me praktikën e deritanishme hiqet edhe kompensimi nga qeveria i cili deri më tani ka pasur ndikim mbi mediumet. 

Ndryshimi i dytë i propozuar ka të bëj me përcaktimin e rregullave të emetimit dhe udhëheqjes së emisioneve informative dhe debatuese, me çka në detaje përcaktohen rregullat për sigurimin e informimit të balancuar, respektimit të mendimeve të ndryshme, informacioneve dhe mosdiskriminim. Rreth këtyre neneve ekziston debat në opinion publik, në të cilin dilema është nëse në këtë mënyrë mos të ndërhyhet në atë që në princip është çështje e vet rregullimit të mediumeve. Me ndryshim propozimet të këtij ligji kryesor, formalisht do të plotësohet një prej detyrimeve të numëruara taksative në Planin 3-6-9 të Qeverisë, për tre muajt e parë nga puna e tyre, por edhe prej reformave urgjente me prioritet në pjesën e mediumeve. Qëllimi është që të krijohen kushte më të mira ligjorë për pavarësi dhe veprim të depolitizuar të trupit rregullues, siç është Agjencia për Mediume dhe funksion të depolitizuar të shërbimit publik. Verifikimi i kualitetit të ndryshimeve është pjesë e diskutimit publik, por verifikimi do të realizohet në praktikë, gjegjësisht praktika do të dëshmojë cilësinë e vendimeve të modifikuara.   Dokument: PROPOZIM LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SHËRBIME AUDIO DHE AUDIO-VIZUELE(Shkup, shtator 2017), PROPOZUES: Qeveria e Republikës së Maqedonisë, PËRFAQËSUESIT: Damjan Mançevski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, zëvendës-ministër i Shoqërisë informatike dhe Administartës 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *