Janë shfuqizuar testet psikologjike për punësime në administratën shtetërore

Testet psikologjike janë shfuqizuar me ndryshimet ligjore në Ligjin për nëpunës në administratë, të cilët Kuvendi i miratoi me 15.01.2018 Foto: Printscreen META

HEQJA E TESTEVE TË PERSONALITETIT (TEST PSIKOLOGJIK) SI KUSH PËR PUNËSIM

Do të shfuqizojmë testin jo efikas psikologjik, i cili vetëm se harxhon buxhetin dhe lë hapësirë më të madhe për korrupsion dhe manipulim nga ana e qeverisë dhe të afërmve. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 25 dhe 243)]

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 LSDM shfuqizoi testin psikologjik si kusht për nëpunësit në administratën shtetërore. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin e titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 25 dhe 243), është i realizuar. Testet psikologjike janë të shfuqizuara me ndryshimet në Ligjin për zyrtarët e administratës, të cilat Kuvendi i miratoi para dhjetë ditëve (15.01.2018)

Ndryshimet e përmendura dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit në administratë Qeveria i ka pranuar (si propozim prej Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë), në fillim të nëntorit të vitit të kaluar (2017) dhe i dorëzoi për miratim në seancën e rregullt të Kuvendit.

Me këto ndryshime ligjore, të cilat i miratoi parlamenti me 15 janar të vitit 2018 (me 59 vota “për”, asnjë “kundër” ose “të përmbajtur”), janë fshirë prej nenit 43 të Ligjit për nëpunësit në administratën shterërore, në të cilin ishin paraparë teste psikologjike për kandidatët të cilët duan të punojnë në administratë:

 Neni 43 paragrafi (1) – Me testin e personalitetit verifikohet përshtatshmëria e kandidatit për vendin e punës për të cilin apelon, përmes kalimit të testit të vlefshëm për shfrytëzim në Republikën e Maqedonisë i bazuar në modelin pesëfaktorësh të standardizuar me të cilin verifikohen tiparet sociale, aspektet e caktuara të integritetit të personalitetit, qasjes ka procesi i të mësuarit, si dhe tipare të tjera psikologjike në funksion të ekzekutimit të punëve dhe detyrave për kategorinë e përshtatshme në vendet e punës. (ky nen është fshirë prej Ligjit)

Ndryshimet e bëra në Ligjin për nëpunësit në administrat me të cilat shfuqizohen testet psikologjike, janë publikuar në “Gazetën Zyrtare” (nr. 11), me 18.01.2018, ndërsa hynë në fuqi ditën e tetë pas publikimit të tyre, gjegjësisht me 26 janar. Ndryshimet e përmendura dhe plotësimet e Ligjit për nëpunës në administratë është tekst i konsoliduar në këtë Ligj, janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.