Janë rinovuar shtëpitë e kulturës në pesë fshatra të Komunës së Strumicës

Foto: strumica.gov.mk

Do të rinovojmë objektet nga fusha e kulturës në mjediset rurale, do të pasurojmë programin për evente kulturore në mjedise rurale dhe do të nxisim vendbanimin të merr pjesë në krijimin e programit kulturor, në shpirtin e e krijimit të pjesshëm dhe planifikimit të programeve lokale dhe politike me interes për qytetarët

 

Do të rinovojmë objektet nga fusha e kulturës në mjediset rurale, do të pasurojmë programin për evente kulturore në mjedise rurale dhe do të nxisim vendbanimin të merr pjesë në krijimin e programit kulturor, në shpirtin e e krijimit të pjesshëm dhe planifikimit të programeve lokale dhe politike me interes për qytetarët.( Afati: 2021)

 

[Burimi: Изборна програма на Коста Јаневски Programi zgjedhor i Kosta Janevski në zgjedhjet lokale 2017-2021 – “Jetë në Strumicë, për të gjithë” (faqe 30)data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski në zgjedhjet lokale (tetor 2017), premtoi rikonstruktim të objekteve nga fusha e kulturës në mjediset rurale, Premtimi i përmendur është pjesë e programit zgjedhor të Janevskit “Jetë në Strumicë, për të gjithë“, dhënë në suaza të një projekti më të gjerë “Strumica – qytet i kulturës” (faqe 30), me afat realizimi 2021. Deri më tani (27.09.2018) janë rinovuar shtëpitë e kulturës në pesë fshatra, ashtu që ky premtim zgjedhor i Janevskit mban notën “duke u realizuar”. Para dhjetë ditëve një pjesë e mediumeve informuan se ka përfunduar rikonstruktimi i shtëpisë së kulturës në vendbanimet: Kosturino, Dabile, Popçevo, Prosenikovo dhe Dobrejci.

Kryetari i Komunës së Strumicës Kosta Janevski sot (21.09.2018) jua dorëzoi çelësat e shtëpive të rinovuara të kulturës kryetarëve të bashkësive komunale në vendbanimet Kosturino, Dabile dhe Popçevo, përveç këtyre janë rinovuar edhe Shtëpitë në fshatrat Prosenikovo dhe Dobrejci. Projekti për rikonstruktimin e shtëpive të kulturës kushtoi mbi 7,5 milion denarë, ndërsa komuna e Strumicës e realizoi përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. 

Informacioni dhe fotografitë se janë rinovuar shtëpitë e kulturës në Kosturino, Dabile, Popçevo, Procenikovo dhe Dobrejci, janë publikuar në ueb-faqen e Komunës së Strumicës.

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.