Janë hapur kopshtet e fëmijëve në f. Orizare dhe f. Beli

Hapja e kopshtit të fëmijëve në f. Orizari Foto: Komuna e Koçanit.

 

Projekt: Ndërtimi kopshteve të fëmijëve në f. Orizari dhe në f. Beli.

Përshkrim i projektit: Përmes ndërtimit të kopshteve të fëmijëve do të krijojë kushte më të mira për më të vegjlit dhe do ngrisim shkallën e kujdesit për to. Mjete: 9.230.000 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë. (Afati: 2015-2016)

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e kopshteve të fëmijëvë në f. Orizari por dhe në f. Beli është premtim i realizuar i kryetarit të Koçanit, Ratko Dimitrovski. Projekti është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Koçan më të mirë!” (faqe. 70). Kopshti në f. Beli, sipas informatave nga profili zyrtar të kryetarit të Komunës së Koçanit në Facebook, Ratko Dmitrovski, është lëshuar në përdorim me 04.04.2013, gjegjësisht vetëm një muaj pas marrjes së funksionit nga ai.

Kryetari Ratko Dimitrovski së bashku më Ministrin Sipro Risotvski lëshuan në përdoeim kopshtin e ri në f. Beli. Kopshti ka kapacitet për 20 fëmijë, i cili do të lehtësojë zhvillimin e fëmijëve. 

Për sa i përket kopshtit në f. Orizari, me 05.08.2015, gazeta Veçer informon se ai do të ndërtohet shpejtë.

Në lagjen Orizari, komuna e Koçanit, punët zhvillohet mjaftë shpejtë për ndërtimin e hapësirave të kopshtit të ri për fëmijë. Është duke u punuar në adaptimin e 200 metra katror të sipërfaqes në katin përdhes të ndërtesës nga ish komuna Orizari, tani pronë e Komunës së Koçanit. 

Me 09.02.2016, televizioni Sitell publikoi se kopshti në f. Orizari është hapur dhe se ai ka kapacitet për 50 fëmijë.

Në hapjen e “Kokoçinjës” sot në Orizari, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski, i cili tha se së pari f. Beli, dhe tani f. Orizari u bë me kopsht fëmijësh, ndërsa vendbanimi i radhës së  Komunës i cila do të bëhet me kopsht fëmijësh është Trkanje. 

Informacioni u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të komunës së Koçanit

 Zv. Ministri, Dime Spasov në lagjen e Koçanit solemnisht hapi kopshtin e fëmijëve “Kokiçinja”, klon i Kopshtit të fëmijëve “Pavlina Veljanova” në Koçan. 

Ndërtimi i kopshtit në f. Orizari, kryetari i komunës Dimitrovski e përmend edhe në llogaridhënien e tij për atë që është punuar në vitin 2016, dhënë me 13.02.2017.

Në veçanti mbajtëm përgjegjësi për bashkëqytetarët e ri. me mjete nga ,inistria për Punë dhe Politikë Sociale në Orizari u përshtat në hapësirë kopshti  me mundësi për kujdesin e pesëdhjetë fëmijëve, informoi portali Komarec

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Koçanit për ndërtimin e kopshteve për fëmijë në f. Beli dhe f. Orizari është i realizuar në afatin e premtuar.

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.