Janë bërë ndryshime në Ligjin për ndjekje të kumunikimeve

Foto: Pixabay/Flickr

LSDM në fushtën parazgjedhore (dhjetor 2016) dha premtimin në vijim të cilin e vlerësojmë si të realizuar:

Do të vendosim kufizime për të drejtën e privatësisë dhe do ta ndryshojmë Ligjin për ndjekje të komunikimeve. Propozim për ndjekjen e komunikimeve nuk mund ta jepet nga cilido punonjës policor dhe do të shkurtojmë periudhën në të cilin mund të zgjat kufizimi i fshehtësisë së komunikimeve. Kufizimi i fshehtësisë së komunikimeve do të jetë rreptësisht i kontrolluar dhe vetëm kur do të jetë e nevojshme për mbledhjen e të dhënave për shkak të realizimit të qëllimeve të ndjekje. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së (2016) – „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe. 233) – data: dhjetor 2016 ]

 

ARSYETIM:

Premtimin për ndryshim të këtij Ligji, dhënë në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe koalicionit, e ka disa herë në programin e tyre, por konkretisht në faqe 223 në pjesën: ” Drejtësi, siguri dhe kontrolli i qeverisjes”, si premtim që do të realizohet në gjashtë muajt e parë të mandatit të Qeverisë. Edhe pse afati është shkelur, megjithatë ky premtim e socialdemokratëve është realizuar relativisht shpejt në kuadër të Planit për reforma urgjente me prioritet „3-6-9“.

Kështu që, Ligji i ri për ndjekje të komunikimeve u miratua në prill të vitit 2018, 11 muaj pas zgjedhjeve në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM. Sipas raportimit të medieve, Ligji ka kaluar nga shumica e dyfishtë- 86 vota “për”, ndërsa më parë ishte votuar tërësisht edhe Ligji i ri për formim të Agjencisë Teknike Operative- ATO, e cila do të udhëheq me ndjekjen e komunikimeve. Premtimi për ndryshim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve doli nga kriza e vitit 2015, kur u shfaq edhe skandali për ndjekje të paligjshme të bisedave, më pas u sugjerua dhe u kërkua nga ekspertet e BE-së të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, ndërsa edhe nga BE, si detyrim i Maqedonisë. Qëllimi i Ligjit është që të ndryshohet rregullat për ndjekje të komunikimit të qytetarëve, ato të jenë më precize në vërtetimin e  arsyeve të kësaj ndjekje, leja për ndjekje të jetë më e kontrolluar nga sistemi ligjvënës dhe pajisjet të zhvendosen nga Shërbimi për Siguri dhe Kundërzbulim, nga ku, siç pohon PSP, në të kaluarën janë bërë ndjekje të paligjshme. Për shkak të fakteve të më sipërme, këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të realizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Тео Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.