Jakimovski pretendon – MF mohon: Nuk i kemi bllokuar llogaritë e komunave

Stevçe Jakimovski. Foto: screenshot.

 

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, dha deklaratën e cila sipas verifikimit të “Vërtetmatësit” nuk është e vërtetë:

Deklarata: …Nuk është vetëm ajo. Mund që ta paramendoni, Ministria e Financave i bllokoi llogaritë e të gjitha Komunave në Republikën e Maqedonisë prej 13.10.2017, që nga e premtja…Do të thotë se të gjithë urdhrat janë paguar…Dhe tani publikisht pyes – sipas cilit ligj vepron Ministria e Financave? Sepse ne jemi kryetarë të komunave…edhe në afat prej shtat ditësh pas asaj (pas shpalljes së rezultateve zyrtare) me ndërrimin e qeverisë…Që do të thotë se është demonstruar një ashpërsi, një si të them, një transferim i pacivilizuar i pushtetit…

[Burimi: TV Alfa, emisioni ZID (18 min)– data: 19.10.2017]

ARSYETIM:

Deklarata e Setvçe Jaimovskit, kryetarit në largim i Komunës Karposh dhe lideri i partisë GROM, se Ministria e Financave që të premten me 13.10.2017 i bllokoi llogaritë e komunave në RM është e pavërtetë.

“Vërtetmatësi” për shkak të seriozitet të një pretendimi të këtillë, verifikoi deklaratën e Jakimovskit në TV Alfa, në dy adresa të thirrura: Ministria e Financave (MF) dhe Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale në RM – ZELS.

Nga Ministria morëm përgjigjen në vazhdim:

Llogaritë e komunave nuk janë bllokuar, pagesat kryhen sipas rregullsisë. Për sa i përket llogarisë konkrete të Komunës Karposh, e njëjta është e bllokuar për shkak të një vendimi gjyqësor dhe pas pagesës do të ç’bllokohet…

Prej aty morëm përgjigje të qartë se nuk ekziston asnjë bazë ligjorë që MF me vetëdëshirë dhe sipas diskrecionit të saj të bllokojë llogari, vetëm se në rastin e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Fundja, kjo vërtetohet edhe prej informacioneve të shtatorit që i publikuan mediumet, se deri atëherë ishin bllokuar 18 komuna në RM, por sipas urdhrave të gjykatës KSHZ do të asistojë në mënyrë që të mos pasqyrojë një gjendje e tillë në procesin gjyqësor.

Në ZELS janë të befasuar nga pretendimi i Jakimovskit pas pyetjes nëse është ndërmarrë diçka e atillë, nëse është informacion i saktë. Ja përgjigjja që na e dërguan:

Informacioni është tërësisht risi për ne. Në ZELS askush nuk është lajmëruar që të theksojë problemin dhe që të kërkojë që të gjendet zgjidhje. Kjo është edhe arsyeja se përse nuk kemi reaguar deri më tani. 

Sipas përgjigjeve nga të dy institucionet e thirrura për një deklaratë të këtillë të Jakimovskit, mund të konstatohet se pretendimi “Ministria e Financave i ka bllokuar llogaritë e të gjithë komunave në RM duke filluar prej 13.10.2017”, gjegjësisht dy ditë para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve, është e pavërtetë. E vërteta e vetme është se është bllokuar llogaria e Komunës së Kaproshit, (me siguri edhe disa të tjera me urdhër gjykate janë bllokuar edhe në fund të shtatorit), por kjo nuk është e gjitha “të gjithë komunat në RM”.

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.