Ivanov sheh rritje ekonomike që në të vërtetë nuk ekziston

 

Në vitin 2009 dhe në vitin 2012 Maqedonia jo vetëm nuk ka pasur rritje më të madhe ekonomike, as mes më të mëdhve në Evropë, por këto dy vite ekonomia ka shënuar rënie

Presidenti Gjorgje Ivanov në javën e fundit dha intervistë për televizionin Kroat. Ja ajo pjesë e intervistës të cilën do të donim t’a kontrollojmë sipas vërtetësisë:

IVANOV: “Maqedonia pa anëtarësim në NATO dhe BE në kushte të krizës ekonomike globale, e cila filloj në vitin 2008, shfaqi se…Maqedonia kishte rritje ekonomike, më të lartë…mes më të lartave në Evropë.”

GAZETARI: „Sa“ IVANOV: „Me mbi 4 përqind rritje…”

(Burimi: HRT/Makedonija24, data: 7. prill, 2017 – 32:16-32:34)

ARSYETIM:

Së pari të shohim nëse Maqedonia kishte rritje ekonomike e cila “është e lartë…mes më të lartave në Evropë”. “Vërtetmatësi” ka shkruar për këtë temë, duke verifikuar deklaratën e ngjashme të ish ministrit të Finanacve, Zoran Stavrevski dhe të dhëna krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar që tregoi se konstatime të tilla nuk janë të vërteta.

Stavreski-tabela-vistina-final-final-002Siç mund që të shihet, në vitin 2009 dhe në vitin 2012 Maqedonia jo vetëm që nuk ka rritje të lartë ekonomike, as në mesin e më të lartave në Evropë, por edhe këto dy vite ekonomia ka shënuar rënie. Informacionet më të detajuara, përkrah tabelës më lartë, mund që të gjenden në tekstin bazë, ku mund që të vlerësohet deklarata e Stavrevskit. Ajo që është e mjaftueshme që të përmendet është se kur ka rritje e cila është në vendin e 15 ose të 16 në Evropë, në asnjë rast nuk mund që të thuhet se ka rritje e cila është mes më të lartave në Evropë. Pas kësaj, presidenti thotë se përgjatë recesionit botëror “i cili filloj në vitin 2008” rritja ekonomike “ishte mbi 4 përqind”. Kjo, po ashtu, është e pavërtetë. Në grafikun e mëposhtëm qartë shihet se në periudhën prej 6 vitesh pas fillimit të rritjes, prej vitit 2009 deri në vitin 2014, rritja ekonomike nuk ka arritur as 4 përqindëshin, aq më pak, “mbi 4 përqind”.Untitled-finalQë të mos ketë konfuzion, rritja ekonomike në vitin 2008 shënoi 5,5%. Por, kjo rritje nuk ka lidhje me recenzionin botëror sepse është rezultat i lëvizjeve ekonomike para daljes së saj. Sulmi i krizës ekonomike mbi ekonominë botërore u ndej në tre mujorin e fundit të viti 2008, përderisa te ne pasojat e saj i ndjemë në fillim të vitit 2009, kur ekonomia prej 5,5% shënoi rënie në -0,4%. Përderisa Ivnaov nuk merr parasysh vitin 2008 tregon edhe fakti se ai thotë “rritje mbi 4%”. Kur dikush mendon numrin 5,5% nuk thotë “mbi 4 përqind”.

BURIME:

Vlerësoi: Vlladimir Petreski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *