Ivanov me vonesë përfshinë afatin prej 10 ditësh si kusht për dhënien e mandatit

Nuk ka afate në deklaratat e dhëna me 01.02.2017. Foto: Ueb-faqja e Presidentit Ivanov

Ниту во својата изјава, ниту во изјавата на Заев, ниту во изјавите на другите лидери, ниту, пак, по медиумите, може да се види или да се потврди податокот дека Иванов им рекол на партиите дека имаат рок од 10 дена да го известат дали формирарале мнозинство

 

Presidenti i  RM-së, Gjorgje Ivanov, në një intervistë të publikuar së fundmi për një medium austriak, pretendon se partive politike në bisedimet e 1 majit të vitit 2017, ju ka dhënë afat prej 10 ditësh që të informojnë nëse kanë formuar shumicën,pretendim të cilin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Deklarata: Me qëllim që të parandalojmë vakuumin politik, i ftuam të gjitha partitë dhe jua treguam precedencën e vitit 1992. Në atë kohë Presidenti Gligorov i dha mundësi partisë së plasuar në vend të dytë (në zgjedhje) që të formojë qeveri – në afat prej 10 ditësh në pajtim me Kushtetutën e RM-së.

I thirra të gjitha partitë në takim, që të më dëshmojnë se mund që të formojnë shumicën parlamentare – përsëri, në afat prej 10 ditësh si në vitin 1992, pa marrë parasysh se cila parti është plasuar e para, cila e dyta ose e vogla ose më e vogla: të gjithave jua dhashë të njëjtën mundësi. 

Prita dhjetë ditë. Asgjë nuk ndodhi. Kaluan edhe njëzet ditë. Asgjë nuk ndodhi. Në ditën e 27-të, shefi i LSDM-së më dorëzojë listën me 67 nënshkrime. Do me thënë shumë vonë. Afati kish skaduar që moti. Të gjithë juristët më vërtetuan këtë. Ashtu që, kjo shumicë parlamentare do të jetë kontroverse vetëm për shkak të arsyeve ligjore. 

ARSYETIM:

Ivanov në intervistën e publikuar me të në gazetën austriake Viner Cajtung, përkrah çështjeve të tjera, vërtetin edhe se i ka thirrur të gjithë partitë parlamentare që t’i japin dëshmi se kanë shumicën, ju ka dhënë afat prej dhjetë ditës. Ata nuk e kanë respektuar, andaj nëse shumica  e merr mandatin, sipas tij, do të ishte kontroverse për arsye ligjore.

Pasi me 29.01.2017, VMRO-DPMNE nuk arriti që të formojë qeveri me partnerin e mëparshëm të koalicionit BDI-në, pas dy ditësh Ivanov i thirri në konsultime partitë parlamentare sipas rezultateve nga KSHZ-ja dhe sipas verifikimit te mandatit ne Kuvend me 30.12.2017.

Pas takimit, deklaratë dhanë disa prej liderëve të partive, për shembull, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa ne fund të ditës deklaratë dha edhe Ivanov në kabinetin e tij, duke mos lejuar që t’i parashtrohen pyetje.

As në deklaratën e tij, as në deklaratën e Zaevit, as në deklaratat e liderëve të tjerë, aq me pak, edhe në mediume, mund që të shihet ose të vërtetohet konstatimi që Ivanov ju ka thënë partive afat prej 10 ditësh që të informojnë atë se kanë formuar shumicën.

deklaratën e tij të 01.02.2017, ai thotë këtë në vazhdim:

Pas konsultimeve të realizuara, dua që të ju informojë se mandatin për përbërjen e qeverisë do ta merr partia ose koalicioni i cili do të më informojë dhe të dëshmojë se ka siguruar shumicën në Kuvend. Me fjalë të tjera – së pari vërtetim dhe dëshmi, më pas mandati për përbërje të qeverisë, në pajtim me Nenin 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. 

Ashtu siç thash gjatë daljes sime vjetore përpara jush, qytetarë, nga ata të cilët do të përbëjnë qeverinë e re kërkojë që në programin e tyre të kenë dy prioritete kyçe:

E para, mbrojtja e interesave të shtetit të Republikës së Maqedonisë, që nënkupton mbrojtje dhe përforcim të karakterit unitar të shtetit. 

E dyta, reforma sistematike pas krizës në të cilën do të përfshihen të gjithë subjektet e sistemit për siguri kombëtare të Republikë së Maqedonisë. 
Të gjithë mundësitë ngelen të hapura. Gjatë kohës së konsultimeve është biseduar për të gjithë mundësit dhe variantet në rast se asnjëri nuk arrin të formojë shumicën në Kuvend. 

  Edhe në deklaratën e Zaevit, menjëherë pas takimit me Ivanovin në oborrin e rezidencës, nuk përmendet asnjë afat:

Theksi ishte që të dëshmojmë se kemi shumicë, ne pajtim me Kushtetutën, për formim të qeverisë, dhe ata janë më së paku 61 deputet – si dëshmi nënshkrimet e tyre ta dorëzohen deri te kabineti i Gjorgje Ivanovit, me çka atëherë do të marrim mandatin për formimin e qeverisë.

Këto janë detajet e bisedës. Në pajtim me ato detaje ne do të marrim vendimet tona dhe, sigurisht, do t’a informojmë opinioni, për mënyrat se di do të veprojmë më tej.

I kontrolluam të gjithë mediumet me qëllim që të gjejmë afatin të cilin Ivanov pretendon se e ka dhënë. As “Vërtetmatësi” para një muaji e gjysmë, edhe pse ka shkruar një ditë pas ngjarjeve, as edhe mediumet e tjera nuk e përmendin afatin. Përkundrazi, një pjesë e mediumeve, siç është “Radio Evropa e Lirë” ose “Telma”, shtojnë se kjo çështje nuk është qartë.

Tani për tani është i paqartë se cili afat jepet për mbledhjen e shumicës, dhe këtë nuk e specifikon as Zaev, as presidenti, shkruan REL, përderisa nga “Telma” edhe kanë pyetur në Kabinet, prej ku, “nuk kanë pasur përgjigje precize nëse Ivanov ju ka dhënë afat të caktuar partive të cilat duhet që të informojnë nëse kanë siguruar shumicën parlamentare”

Afatet Ivanov i përmend si problem gjatë daljes së tij pas 27 ditëve. Pasi që është informuar se Zaev i ka 67 nënshkrimet e deputetëve për shumicë, ai thotë njëra nga dy arsyet se përse nuk e ka dhënë mandatin, ka qenë mos respektimit i afateve.

Respektimi i afateve është i patjetërsueshëm që transferimi i qeverisë të jetë legal dhe legjitim. Biseduam për më tepër zgjidhje që të tejkalojmë problemin me afatet dhe të ndahet mandati, dhe përgjatë asaj vendimi të mos jetë në kundërshtim me nenin 90 nga Kushtetuta. 

Kjo çështje tejkalohet lehët dhe për këtë ekzistojnë zgjedhje, veçanërisht tani kur është krijuar dhe siguruar shumica në Kuvend. Në të kundërtën, vendimi im për ndarjen e mandatit duke mos pasur kujdes për afatin prej 10 ditësh të dhënë në nënin 90 mund të jetë kontestues. 

Pas të gjithë verifikimeve, mund që të konstatohet se Ivanov, tani vonë, fletë për ndonjë afat prej dhjetë ditësh të cilin jua ka dhënë parive përgjatë bisedimeve me 01.02.2017, për të cilën nuk mund që të gjendet ndonjë dëshmi nga asnjë burim te cilin e kontrolluam.

Nisur nga kjo, deklaratën e Ivanovit për Viener Cajtung e vlerësojmë si të pavërtetë. Ky rrëfim, me siguri, është për qëllim të arsyetimit para opinionit, jo vetëm për shkak të arsyeve politike, por edhe për shkak të atyre ligjore, gjegjësisht kushtetuese për shkak se nuk është ndarë mandati partive të cilët pas kërkesës së tij formuan shumicën parlamentare dhe ia dorëzuan dëshminë.

 

BURIME:

 

VlerësoiTeofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.