Ivanov edhe nuk e gjykoi dhunën, edhe harron përgjegjësin e tij

Të gjithë kanë gabuar dhe janë fajtor përveç presidentit. Foto: Gjorgje Ivanov/Kabineti ueb-faqja.

Во обраќањето, кое е предмет на оваа оценка, има најмалку два проблематични дела кои може да се оценат како недоследни. Првaта недоследност е кога Иванов, откако упати неколку реченици со смирувачки тонови, ги повика сите надлежни институции на одговорност, при што донесе и инстант оценка за тоа кој бил најодговорен за што, кој и каде згрешил

 

 

Presidenti i RM-së Gjorgje Ivanov pasi përfundoui dhuna në Kuvendin e RM-së me 27.04.2017, iu drejtua opinioni me deklaratën të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente më së paku në dy pjesë:

 

Ivanov: Thërras për sjellje të përgjegjshme të të gjithë institucioneve kompetente të cilët duhet që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. 

Deputet janë më përgjegjës për kthimin e gjendjes në pajtim më Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilat sot janë shkelur. 

Gjithsecili duhet që të jetë përgjegjës për veprimet e tij dhe i vetëdijshëm për pasojat të cilat dalin nga ato. 

 

 

ARSYETIM:

Ivanov, Presidenti i RM-së, pas funksionit të të cilit ka përgjegjësi kyçë e cila përfshinë edhe adresimin përpara opinionin në momente kritike dhe situata të tilla siç ishte kjo e fundit në Kuvend. Prej këtu, fjalët e tij dhe procedurat duhet që të jenë të argumentuara mirë në bazë të përgjegjësisë të cilën ia imponon vet funksioni.

Në daljen e tij, e cila është lëndë e këtij vlerësimi, ka dy pjesë problematike të cilat mund që të vlerësohen si jokonsekuente. Pjesa e  parë kontroverse është pasi Ivanov dërgoi disa fjali me ton qetësues, thërret të gjithë institucionet kompetente të veprojnë, gjatë të cilës solli edhe vlerësim të menjëhershëm për atë se kush ka qenë më i përgjegjshëm për diçka, dhe kush, ku ka gabuar:

Thërras për sjellje të përgjegjshme të të gjithë institucioneve kompetente të cilat duhet që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Deputetët janë edhe më të përgjegjshëm për kthimin e gjendje në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilët sot u shkelën. 

Ivanov, edhe pse ka të drejtë në qëndrimin personal dhe mendimin e vet, nuk mund që të lejojë që të jep vlerësim për atë se kush është më përgjegjës për shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores (në Kuvend), te cilët sipas tij ” janë shkelur”. 

A është shkelur Kushtetuta, a janë shkelur ligjet dhe Rregullorja, nuk  është Ivanov ai që do të përcaktoj. Ai mund që të ketë mendim personal për atë dhe nëse dëshiron që ta shpreh në një moment të këtillë kritik, është i detyruar që të vendos në thonjëza. Dhe kjo nënkupton që në fund të fjalisë ka qenë i detyruar që të theksojë se “sipas mendimit tim Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja sot janë shkelur”. Edhe në këtë ngjarje të këtillë politike ai ishte i njëanshëm edhe pse nuk ka të drejtë kushtetuese dhe ligjore që të merr vendime politike mbi baza të kompetencave të cilat nuk i takojnë.

Përse, për atë se nëse shkelet Kushtetuta në ndonjë segment, vendos vetëm një institucion shtetëror – Gjykata kushtetuese. A janë shkelur ligjet dhe Rregullorja, mund përfundimin e vet ta thotë edhe trupi special i kuvendit, por përgjithësisht, vendosin gjykatat nga pushteti gjyqësorë – Penale, Qytetare, Themelore dhe në fund Kushtetuese, me iniciativë të tyre ose pas parashtrimit të ankesës. Kjo është kështu sipas vlerave themelore të shkruara në Kushtetutë, Maqedonia ka demokraci parlamentare me përgjegjësi të ndara qartazi në tre pushtete- ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Prej këtu, është më se e qartë se vlerësimi i pastër si kristal personal i Ivanovit i dhënë para opinionit si fakt, është deklaratë jokonsekuente  nga ana e tij.  

Jokonsekuenca e dytë është pikërisht përgjegjësia. Ivanov thotë se “secili duhet që të jetë përgjegjës për veprat e veta dhe i vetëdijshëm për pasojat të cilat janë si rezultat i tyre”

Në pjesën secili Ivanov duhet që të numërojë edhe vetveten edhe atë ta thotë në publik, sepse në të kundërtën ky konstatim është gjithashtu jo konsekuent. Përse ai, disa herë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 11 dhjetor të vitit 2016, pas vlerësimit të më shumë partive politike dhe pas vlerësimit të një pjese të opinioni profesionist, i shkeli kompetencat e tij ligjore rreth dhënies së mandatit për zgjedhjen e qeverisë së re.

Së pari, kur ia dha mandatin Nikolla Gruevskit, duke mos kontrolluar nëse ai ka shumicën parlamentare, për të cilën vepron sipas nenin 90 nga Kushtetuta, ndërsa me pas me kushtëzime për ata të cilët sigurojnë shumicën parlamentare, te cilëve u vendosi kërkesa formale dhe kushte politike, duke u bazuar në vlerësim jokushtetuese të veprimeve të tyre politike dhe përkufizime personale se çka do të ndodhtë në vend.

Por, përveç kësaj, ka përgjegjësi edhe në një segment tjetër të cilin së fundmi e cilësuam si veprim sinkron me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin. Ivanov vazhdimisht frikëson edhe opinioni vendas edhe atë ndërkombëtar me teza për ndarjen e shtetit, për rrezikun nda sovranitetit të vendit, dhe për rrezikun nga krijimi i një shteti të ri të shqiptarëve në Ballkan.

Dhe krejt në fund. Ivanov si President i RM-së, duhej që të paktën me një fjalë të dënoj dhunën fizike të mbrëmshme mbi një pjesë të deputetëve në Kuvend. Sepse sulmi mbi deputetin është sulm mbi popullin që i ka zgjedhur. Ivanovi nuk e bëri këtë, duke lënë dyshime edhe për spekulime se ndoshta personalisht pajtohet me veprime të atilla.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, këto pjesë të deklaratës së Ivanovit i vlerësojmë si jokonseuente. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.