Isen Asani

Kryetar i Komunës së Tearcës

JETA PRIVATE

Isen Asani është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në fshatin e tij të lindjes, Dobrosht. Aktualisht, përpos ushtrimit të profesionit si profesor historie, ndjek edhe studimet e magjistraturës në Universitetin e Tetovës, për ‘’Histori të Diplomacisë’’. Nga viti 2009 tani më në mandatin e tretë, ushtron postin e kryetarit të komunes së Tearcës.

SHKOLLIMI

Isen Asani ka lindur më datë 20 janar të vitit 1967 në fshatin e Dobroshtes. Arsimin fi llor e ka mbaruar në vendlindjen e tij në SHF ,,Faik Konica ” dhe më pas SHMKP ,,Mosha Pijade” në Tetovë. Ai e ka mbaruar Fakultetin Filologjik- dega Histori në Universitetin e Prishtinës në vitin 1994 kurse nga viti 2008 është në studime për magjister në Universiterin Shtetëror të Tetovës.Ai e flet mirë gjuhën italiane dhe maqedonase.

KARRIERA

 Nga viti 1994-1995 ai ka qënë profesor historie në SHF,,Faik Konica ” kurse nga viti 1998-2009 profesor në SHMKP ,,Mosha Pijade” në Tetovë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 zgjidhet si kryetar i Komunës së Tearcës. Ai ka qenë udhëheqës i Bashkësisë lokale të fshatit Dobroshte dhe drejtor i Shoqatës së pavarur të fermerëve për zhvillimin e bujqësisë si dhe kryetar i Komitetit të pavarur të ujit. Ai e pëlqen shumë muzikën, të lexojë libra, të bëj ski dhe alpinizmin. Aktualisht është në mandatin e tij të tretë si kryetar komune në Tearcë.

 

BURIMI:

Ueb faqja  е Zels

Википедија –Локални избори во Македонија (2009)

Википедија -Локални избори во Македонија (2013)

Википедија –Локални избори во Македонија (2017)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.