Intervistë me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari: do të ketë investime nga diaspora dhe vendi (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në një intervistë për Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, ka folur për sfidat që ballafaqohet gjatë realizimit të projekteve që parashihen për Komunën e Kërçovës. Ai flet për investimet nga diaspora dhe vendi, paratë për vetëpunësim të të rinjve, deponinë dhe termocentralin Osllome, projektin e revitalizimit të Kalasë, qendrat rekreative, ujësjellësin, buxhetin e kulturës, transparencën e komunës.

Ai thotë se më 20 qershor 2018 do të lëshojnë në përdorim stacionin filtrues për ujërat e zeza, investim kapital që kushton rreth 9 milion euro, investim i Bashkimit Evropian dhe Komunës së Kërçovës.

Ai tha se ka të interesuar për investim në Kërçovë, investues për ndërtimin e dyerve dhe dritareve.
Deri në fund të qershorit Dehari thotë se do të hapet edhe një vazhdimësi e fabrikës për prodhimin e airbags – çelësa sigurimi për vetura, me të punësuar nga 600 deri 1000.
Ai premtoi se do të bëhen edhe dy fabrika: një për peleta dhe një investim nga Gjermania duke mos konkretizuar se çfarë.
Ai përmendi se për ndryshimin e planit gjeneral të zonave ekonomike, pret leje nga institucionet e tjera po që do ta bëjë.

Kryetari i Kërçovës tha se ende janë duke e përgatitur planin si do ti shpërndajnë 50 mijë eurot për vetëpunësim për të rinjtë: tha se do të stimulohen edhe ndërmarrjet.

Sa i përket termocentralit Osllome që punon pa filtra tha se ka biseduar me Ministrinë e Ekonomisë dhe tha se ka projekt për modernizimin e termocentralit por se nuk ka më shumë informata se kur do të fillojë të aplikohet i njëjti.

Dehari tha se janë në përmbyllje të projektit të revitalizmiti të Kalasë dhe deri në fund të vitit do të hapin furnizim publik ndërsa vitin e ardhshëm të ketë “pamje tjetër Kalaja”.

Sa i përket qendrave rekreative ai tha se nuk mjaftojnë vetëm poligonet në Zajaz por se nuk do të ndërtojnë të reja nëse, sipas tij, nuk ka prioritet për to. Ndërkaq për rikonstruimin e stadiumeve, ai tha se është legalizuar stadiumi i Vëllazërimitdhe do të hartojnë projekt të ri këtë vit që më pas brenda mandatit të investohet në të. Si dhe për stadiumin e Napredokut, janë marrë masa për rikonstruim.

Ai tha se rreth 60 mijë euro do të jepen çdo vit për mbështetej të klubeve sportive.

Për ujësjellësin tha se brenda tre muajve do të mbarojë puna në fshatin Drogomisht i Madh. NË vitin e dytë të mandatit do të hulumtojnë për burime alternative për mundësi të furnizimit të vazhdueshme me ujë të pijshëm. Në qytet, tha se ndërrojnë rrjetin sekondar dhe gypat kryesorë dhe më shpejt se dy vite do të ketë ujë të pijshëm për të gjithë.
Dehari tha se nuk do të dënohen ata që keqpërdorin ujin por do të punojnë në ngritjen e vetëdijes për mos të harxhuar ujin.

Dehari tha se nuk ka rritur buxhetin e kulturës për 100 mijë euro sepse vet artisët janë pajtuar me buxhetin e vjetër.

Sa i përket borxhit të Komunës tha se është nën 4 milion euro.

Kryetari i Kërçovës tha se do të rregullojnë uebfaqen për të publikuar kontaktet e udhëheqësve të sektorëve në komunë si dhe projektet me gjitha harxhimet.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *