Indeksi i “Transparency International” tregon se fajtor për përhapjen e korrupsionit është vetëm VMRO-DPMNE dhe askush tjetër

Foto: printscreen

Gjatë fjalimit të tij para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickpski para anëtarëve dhe simpatizantëve të partisës së tij në suaza të marshit të tret protestues të kësaj partie, ditën e mërkurë me 12 dhjetor të vitit 2018, dha deklaratë manipuluese dhe të pavërtetë:

Do të thonë se kanë bërë reforma në gjyqësor. Vendi i 112 sipas “Transparency International”. Jemi vendi i 112 në rang listën. Tanzania dhe Etiopia janë para nesh. Do të thonë se na kanë anëtarësuar në Evropë. Jo në Evropë, Afrikën e kanë sjell në Maqedoni. Afrikën e kanë sjellë në Maqedoni. Kështu shndërruan Maqedoninë evropiane. Maqedoni afrikane sipas shkallës së korrupsionit i cili qeverisë në këtë moment në Republikën e Maqedonisë. 

[Burimi: 24 info Shkup,  data: 12. 12. 2018 – prej minutës 1:55 deri në minutën 2:32 të videos]

 

ARSYETIM

Së pari, kjo deklaratë është diskriminuese ndaj kontinentit afrikan. Duke përsëritur me ngulm “Sollën Afrikën në Maqedoni”, si dhe “prej Maqedonisë evropiane” e shndërruan në “Maqedoni afrikane sipas shkallës së korrupsionit”, të gjithë vendet Afrikane i vendos në kategori të njëjtë dhe formon stereotipe sikur të gjithë shtetet janë sinonim i korrupsionit. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë. Edhe në Afrikë, sikurse në të gjithë kontinentet, ka vende prej të cilave disa janë më të korruptuara, disa më pak të korruptuara.

Më konkretisht, Botswana, Seychelles, Kape Verde dhe Namibia, kanë rangim më të mirë edhe prej vendeve anëtare të OECD (klub i vendeve të pasura të botës) siç  janë Italia, Greqia dhe Hungaria. Për më tepër, Botswana dhe Seychelles janë të ranguara më mirë edhe se Spanja. Dhe kjo nuk është hera parë. Në të kaluarën ka pasur vende nga Afrika të cilat kanë qenë të radhitura mirë kur bëhet fjalë për korrupsion. Kështu që, nuk ka nevojë që të diskriminohet i gjithë kontinenti dhe të krijohen stereotipe të rrejshme për gjithë Afrikën dhe shtetet në në. Korrupsion ka gjithkund. Edhe pse Afrika ka numër më të madhe të vedeneve me korrupsion sistematik dhe të përhapur shumëvjeçarë, por assesi nuk përfshihen të gjithë vendet.

Më tej, nuk është e qartë se si Mickoski e radhit Maqedoninë në vendin e 112. Kjo nuk është e vërtetë. Maqedonia sipas rangimit të fundit ose aktual të “Transparency International”, gjendet në vendin e 207 dhe këtë vend e ndanë me Armeninë, Etiopinë dhe Vietnamin. Filipinet janë në vazhdim në vendin e 111, përderisa vendi 112 ndahet në mes 5 vendeve dhe asnjëra prej tyre nuk është vendi jonë: Algjeria, Bolivia, El Salvadori, Maldivet dhe Nigeri.

Dhe tani prej segmenteve diskriminuese të deklaratës dhe pasaktësive dyshuese të kalojmë në më të rëndësishmen. Dhe bëhet fjalë për rangimin e fundit të “Transparency International” nuk ka të bëj me periudhën prej kur LSDM është në qeveri. Përkundrazi. Ky hetim për peripecinë e korrupsionit ka të bëj me periudhën para ardhjes së LSDM-së në qeveri, gjegjësisht ka të bëj me periudhën kur VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri. 

Më saktë, rangimi i fundit, akoma aktual për peripecinë e korrupsionit të “Transparency International” është publikuar 21 shkurt të vitit 2018 dhe mban emrin “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2017” (CORRUPTION PERCEPTIONS INDEX 2017). Por, kjo thjeshtë do të thotë se matjet dhe sistematizimi është bërë në vitin 2017, Por, të dhënat e këtyre matjeve janë prej 2 viteve paraprake – kryesisht në vitin 2015 dhe vitin 2016, siç sqarohet në “Vërejtjen e shkurtër metodologjike“: “Indeksi për peripecinë e korrupsionit shfrytëzon 13 burime të ndryshme të të dhënave të 12 institucioneve të ndryshme që mbulojnë peripecitë për korrupsion në dy vitet e fundit”. Lëmë anash edhe faktin se të gjithë të dhënat e shfrytëzuara për indeksin e vitit 2017 do të kishin lidhje me po të njëjtin viti, fajin për radhitje të dobët të Maqedonisë në këtë listë në asnjë rast nuk mund t’i mveshet qeverisë aktuale, por fajin për një situatë të këtillë do ta ndante edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE në mënyrë të barabartë sepse vitin e kaluar deri me 31 maj të vitit 2017 VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri, që do të thotë 5 muaj nga 12 gjithsej.

Por, siç do të shohim në dokumentin e quajtur “Indeksi për perceptimin e korrupsionit 2017: Përshkrim i plotë i burimeve“, bindshëm një pjesë e të dhënave kanë të bëjnë kryesisht me vitin 2016, një pjesë më e vogël për vitin 2015 dhe një gjysmën e parë ose muajt e parë të vitit 2017, do me thënë në periudhën kur VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri. E gjithë kjo tregon se për rangimin aktual dhe të keq të vendit kur bëhet fjalë për Indeksin e korrupsionit 2017 të “Transparency International”, për rënie prej 38 vendesh në periudhë prej 5 vitesh, ose për rënien për 16 vende vetëm në vitin 2016, fajtore e vetme është qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe askush tjetër. E gjithë kjo, po ashtu, tregon se një pjesë e deklaratës së Hristijan Mickoski është e jo e saktë dhe manipuluese, gjegjësisht sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” është e pavërtetë

Në fund, po ashtu, duhet të përmendet edhe fakti se një prej donatorëve të “Transparency International” është edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur në Nju Jork, i cili është pjesë e zinxhirit të fondacioneve të bazuara dhe të sponsoruara nga financuese dhe donatori Xhorxh Soros. Siç është e njohur për ne, këto fondacione për VMRO-DPMNE-në janë në nivelin e djallit, janë të akuzuar për të gjithë të keqen në vend dhe në botë, partia ka udhëhequr një fushatë për një periudhë prej disa vitesh kundër këtyre fondacioneve edhe në vend edhe në Evropë, edhe në Kongresin e SHBA-ve, për ç’rast u shpenzuan miliona dollarë që të binden anëtarët e kongresit amerikan dhe senatorët për “të këqijat” e këtyre fondacioneve që bëjnë, ndërsa tani përnjëherësh shohim se si citohen të dhënat (edhe pse gabim, edhe pse për të manipuluar, siç është rasti) e organizatës e cila është e sponsorizuar nga ana e Fondacionit Shoqëria e Hapur sikur asgjë nuk ka ndodhur. Si mundet ashtu përnjëherë një organizatë e atillë, e cila është financuar prej armikut më të madhe të VMRO-DPMNE-së në nivel ndërkombëtare, u bë legjitime, ndërsa të dhënat relevante? Dhe si VMRO-DPMNE, në veçanti lideri i saj Hristijan Mickoski mendon se një pafytyrësi e tillë do të mbetet e pavërejtur?

Vlerësoi: Vlladimir Petreski 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.