IKS: Sitel, Kanal 5, Alfa dhe TV Nova janë televizione propaganduese

 

Shkup 24.03.2017

Monitorimi i lajmeve të televizioneve zbatuar në shtator të vitit 2016 deri në shkurt të vitit 2017 tregoi se në hapësirën mediatike ekzistojnë katër televizione komerciale të cilat mund që të quhen propaganduese, u tha në konferencën e sotme të organizuar nga ana e Institutit për Studim të Komunikimeve në Shkup.

Bëhet fjalë për televizionet Sitel, Kanal 5, Alfa dhe TV Nova, lajmet e të cilëve në të gjithë periudhën e monitorimit kanë qenë më shumë ose më pak favorizuese ndaj partisë VMRO-DPMNE, ndërsa me qëndrim negativ ose shpesh edhe demonizues ndaj politikës së LSDM-së, tha Igor Miçevski, duke prezantuar përfundimet e monitorimit të zbatuar në suaza të projektit MODEM, i cili u mbështet nga ambasada e Holandës,

Përkundër gjithë kësaj, lajmet në televizionet 24 Vesti, Tellma, Alsat M dhe TV 21, prej të cilave dy të fundit emetojnë në dy gjuhë, monitorimi ka treguar se ekziston një ekuilibër, mosanim, respektim të interesit publik ose vëzhgimi kritik ndaj njërës parti ose ndaj tjetrës ka qenë e argumentuar tërësisht, me ekspozimin e më shumë anëve.

Shumë shpesh, në televizionet propaganduese bëhet fjalë për informim sipas teorisë së përfshirjes së informacionit, gjegjësisht me definim paraprak të çështjes, informim të rezultatit, gjetjen e fajtorëve, gjykim moral dhe nivel se si të mendojë teleshikuesi, gjatë të cilës informacioni është në vendin e fundit, u tha në konferencën për shtyp.

Prezantimi i monitorimit u plotësua me analizë specifike të monitorimit të dy temave në televizionet e përmendura. Ajo temë është dygjuhësia dhe aktiviteti i Prokurorisë Speciale Publike. Gjatë asaj, në televizionet publike të cilat u vlerësuan si propaganduese, në interval të caktuar kohorë në gjashtë muaj e fundit është vërejtur edhe se si përforcohet dhe theksohet rreziku nga dygjuhësia, ndërsa në të njëjtën kohë, minimizohet ose në kontekst negativ merren aktivitete e PSP-së. Është krejtësisht ndryshe pamja në grupin tjetër të televizioneve.

Gjithsej janë monitoruar 12 televizione, përfshirë këtu edhe shërbimin publik, edhe atë programet informuese në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoni Vauter Pllomp, duke shprehur kënaqësi nga projekti, deklaroi se opinioni duhet që të jetë i vetëdijshëm për ndikimin e medieve, përfshirë këtu edhe ata sociale, veçanërisht në promovimin e gjuhës së urrejtjes dhe fjalorit ofendues.

Një gjuhë e tillë nuk njihet si pluralizëm i medieve dhe liri e shprehjes, tha ambasadori Pllomp.

Në konferencë u morën pjesë edhe Dr. Marina Tuneva nga Këshilli për Etik të Mediumeve të Maqedonisë, Zoran Trajçevski, Drejtori i Agjencisë së Mediumeve, Zhan Fransoa Furnemon, ekspert i politikës mediatike, si dhe gazetarët Santa Argirova dhe Shkelzen Aqifi, debatin e udhëhoqi, Dr. Snezhana Tlrpevskam hetues të IKS.

Tërpevska në pjesën hyrëse theksoi që mediumet kanë qenë pjesë të propozimeve në Raportin e diplomatit gjerman Rajnhard Pribe dhe pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos e cila nuk u zbatua në tërësi.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *