Hulumtimi i QMBN-së: „Gjykatat, prokuroria dhe shëndetësia – sektorët më të korruptuar“

Sipas Raportit të QMBN-së, tre prej katër qytetarëve vlerësojnë se gjykatësit dhe prokurorët publik janë më të korruptuarat, ndërsa mbi 65 përqind e qytetarëve i kanë përmendur deputetët, ministrat, liderët e parive politike dhe liderët e vetëqeverisjes lokale si profesione më të korruptuara. Një prej përfundimeve në Raport është se “korrupsioni mbete i padënueshëm në Maqedoni”. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev është i dëshpëruar prej rezultateve të tilla, komenti i tij i parë, pasi dëgjoi këtë analizë për korrupsionin në Maqedoni ishe: “Numrat tregojnë se ka edhe shumë nivele për punë”

 

Edhe përkrah ndryshimit të qeverisë rritet pesimizmi dhe zvogëlohet shpresa te qytetarët se ka mundësi për menaxhim me korrupsionin në Maqedoni. Shumica e qytetarëve, 87 % vlerësojnë se në të ardhmen do të ekspozohen ndaj korrupsionit, më saktë “me siguri me shumë mundës do të ballafaqohen me korrupsion”. 

Këtë e tregon edhe Raporti i fundit i korrupsionit në Maqedoni në vitin 2017 të përpunuar prej Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), i cili është prezantuar në konferencën përfundimtare të projektit “Rritje të mbikëqyrjes publike mbi punën e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor për ndalimin e korrupsionit”, e cila u mbajt sot (28.03.2018) në hotelin “Arka” në Shkup.

Analiza e QMBN-së tregon se, krahasuar me vitin 2016, ekziston përkeqësim i gjendjeve, gjegjësisht për 12 përqind të plota janë rritur pritshmëritë e qytetarëve për shtypje së ushtruar për korrupsion. Sipas Raportit, ekziston “shpërndarje e gjerë e korrupsionit”, 61,9 përqind prej të anketuarve kanë thënë se “korrupsioni është i shpërndarë te njerëzit me poste zyrtare”. Rezultatet e kryera në terren të realizuara në mes periudhës prej 27 janari deri me 7 shkurt të vitit 2018, ku janë anketuar 1.001 persona, kanë treguar se korrupsioni ka depërtuar në të gjithë profesionet dhe të segmentet e pushtetit: asaj gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative. Tre prej katër qytetarëve vlerësojnë se gjykatësit dhe prokurorët publik janë më të korruptuarit, ndërsa mbi 65 përqind të qytetarëve kanë përmendur deputetët, ministrat, liderit e partive politike dhe liderët e vetëqeverisjes lokale si profesione më të korruptuara. Parë sektor pas sektori, si treshe që rangohet në Raport janë gjykatat, prokuroria dhe shëndetësia si fusha ku korrupsioni është më së shumti i shpërndarë.

Një prej përfundimeve në Raport është se “korrupsioni mbetet i pa sanksionuar në Maqedoni”: 

Nëse kihet parasysh se 31,4 përqind e të anketuarve kanë vërtetuar se kanë qenë të përshirë në korrupsion, dhe kjo është projektuar në vendbanime ku ka mbi 519,727 qytetarë, arrihet në përfundim se janë kryer minimalisht gjysmë milioni vepra penale të korrupsionit. Nga ana tjerët, në vitin 2016, vetëm 145 persona janë gjykuar për keqpërdorim të autoritetit dhe për mitmarrje, që do të thotë se procedura për efikasitet të institucioneve është prej 0.03 përqind të rasteve ka zbuluar dhe është gjykuar. 

Sipas Raportit, në vitit 2018 36.3 përqind e qytetarëve i janë ekspozuar shtypjes nga ana e korrupsionit, gjë që paraqet rritje prej 5,8 përqind në krahasim me vitin 2016 dhe 10 përqind më shumë në raport me vitin 2014. Analiza ka treguar se të rinjtë janë më tolerant ndaj korrupsionit, gjegjësisht pranimi i korrupsionit nga ana e të rinjve prej moshës 18 deri në 29 vjeç është më i madh krahasuar me persona më të rritur, gjë që është shqetësuese.

Për shënim të kësaj hetimi tregon se edhe qytetarët shumë rrallë e paraqesin korrupsionin.

Një përqindje e lartë prej 89,9 përqind e qytetarëve nuk kanë paraqitur korrupsionin në ndonjë institucion kompetent. Krahasuar me vitin 2016 kjo përqindje është rritur gjë që tregon për përkeqësimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve te të cilat do të paraqitnin korrupsionin

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili ka qenë prezent në prezantimin e Raportit të QMBN-së ishte i dëshpëruar prej rezultateve të këtilla. Komenti i tij i parë pasi dëgjoi këtë analizë për korrupsioni në Maqedoni, ishte:

Numrat tregojnë se ka shumë nivele ku duhet punuar. 

Numrat janë shqetësues dhe janë nxitje për ndryshim. Personalisht do të angazhohem për këtë. Qeveria ka më shumë fuqi, por nuk mundet vetëm, u shpreh ai, duke përmendur se lufta kundër korrupsionit më e rëndësishme është në gjyqësor dhe në prokurori dhe duke shtuar se “të gjithë institucionet duhet të kryejnë punën e vet”.

Paraprakisht, në fjalimin hyrës të tij, Angjushev porositi se lufta me korrupsioni do të jetë e pakursyer, dhe se do të ketë zero tolerancë për korrupsion dhe motivoi biznesmenët të mos pranojnë shtypje dhe kërcënime.

Pol Edvards, zëvendës shefi i misionit të Ambasadës britaneze në Shkup, theksoi se kjo analizë ka për qëllim që të ndriçojë qoshet e errëta. Duke u shprehur me metaforë, ai tha:

Njerëzit e korruptuar janë sikurse milingonat në errësirë, për këtë është e rëndësishme që të zbulohen. 

Përgjatë kësaj, duke cituar një proverb kineze, ai porositi: “kryeni punët e rënda sa janë të lehta dhe punët e mëdha sa janë të vogla”.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *