Hristijan Mickoski – kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së

Hristijan Mickoski. Foto - VMRO-DPMNE

 

Hristijan Mickoski është kryetari i tretë i partisë politike VMRO-DPMNE. Ai morri këtë funksion në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë të mbajtur në Vallandovë me 22 dhe 23 dhjetor të vitit 2017, si kandidat i vetëm. Në këtë funksion u zgjodh me mbështetjen e 376 delegatëve prej 438 delegatë të pranishëm në Kongres, në të cilin kanë qenë të thirrur 500 delegat

 

JETA PRIVATE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka lindur në Shkup me 29.07.1977. Është martuar dhe është baba i tre fëmijëve.  Tani për tani në internet nuk mund të gjenden informacione relevante ose pikante të jetës së tij private.

ARSIMIMI

Nuk ka të dhëna për shkollimin e tij fillor dhe të mesëm. Arsimin e lartë e ka kryer në Universitetin Shën Kiril dhe Metodij në Shkup në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ku ka studiuar dhe diplomuar nga vitit 1966 deri në vitin 2001.

Menjëherë i ka regjistruar studimet e magjistraturës dhe i ka përfunduar në vitin 2003.

Prej vitit 2005 deri në vitin 2009  përfundon studimet e doktoraturës dhe arrin titullin doktor i shkencave teknike – inxhinieri mekanike.

Studimet postdiplomike i ka kryer në fakultetin amë. Kjo është e rëndësishme, për atë se ekzistojnë informacione të shumta se studimet postdiplomike i dhe titullin e ka marr në Itali dhe Gjermani. Por, sipas ueb-faqes së Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, shihet se edhe titullin e magjistraturës dhe atë të doktoraturës i ka mbrojtur në këtë fakultet.

Sipas biografisë së njëjtë prej fakultetit amë, interes shkencorë ka shfaqur për këto fusha: mekanizmat  me levë, projektimi dhe optimizimi i mekanizmave me levë, optimizimi i mekanizmave me levë, analiza kinematike dhe kinostatike e mekanizmave me levë, sinteza e mekanizmave me levë, dinamika e mekanizmave dhe makinerive, zhvillimi i paketave softuerike për sintezën dhe optimizimin e mekanizmave, dizajnimin dhe simulimet e mekatronikës.

Poashtu, thuhet se është autor i vetëm i pesë skriptave interne (Statika, Kinematika, Dinamika, Projektimi i sistemeve mekatronike dhe Sisteme mekatronike me shumë struktura), të gjitha të botuara në vitin 2011. Në këtë burim nuk jepet punë të tjera shkencore të Mickoskit, i cili së bashkë me autorë të tjerë ose vet i ka diku afër 100 punime. Ne arritëm të gjejmë dy, të vitit 2015 dhe të vitit 2016, në të cilat figuron edhe emri i babait të tij dhe i kolegëve të fakultetit, gjë që nuk do të thotë se nuk ka më tepër.

KARRIERA

  • 2001 – 2002 Projektues kryesor dhe i përgjegjës dhe ekzekutues i instalimeve termoteknike, “Fonko klima”  – Shkup
  • 2002 – 2004 asistent i ri, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Shkup
  • 2004 -2009 asistent, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Shkup
  • 2009 – 2014 Docent në Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Shkup
  • 2014 Profesor i rregullt në Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Shkup

Ekzistojnë informacione prej disa muajsh se ai praktikisht ka qenë asistent i babait të tij Ivan i cili tani më është profesor në pension. Nëse krahasohen të dhënat prej faqes së internetit të Fakulteti të Inxhinierisë Mekanike, do të shohim se praktikisht kanë fushë të njëjtë ose të ngjashme të interesit shkencor.

Fundja, për këtë flet edhe e dhëna e vetme të cilët e gjetëm në internet për çmimin e fituar. Babi dhe djali në vitin 2006 në manifestimin vendor Patenta e vitit 2006, të organizuar prej shoqërisë së biznesit dhe institucioneve, ka mar medalje të artë për gjetjen “Ndryshues automatik i presionit të vazhdueshëm në cilindrat frenues te automjetet e tipit IHM”

KARRIERA POLITIKE 

Rreth karrierës politike të Mickoskit ka edhe informacione kontroverse në opinion. Ekzistojnë burime në Facebook edhe në një portal politik, sipas të cilit ai së pari ka qenë anëtarë i Partisë Liberal Demokrate, dhe si kandidat i sajë ka marr pjesë më zgjedhjet për kryetar në organizimin studentor pranë UKIM në vitin 1999.

Ajo që dihet me siguri prej më shumë burimeve, është se ka qenë anëtar i Kongresit të VMRO-DPMNE-së në vitin 2003 në Ohër, kur si lider i partisë u zgjodh Nikolla Gruevski. Poashtu, me siguri duhet se ka qenë anëtarë dhe ko-kryetar edhe u Komisionit për Energjetikë në VRMO-DPMNE në vitin 2010, sepse në internet ka edhe të postuar një video të asaj periudhe në një konferencë për shtyp të Mickovskit në lidhje me transportin e rrymës në Maqedoni. Në atë komision partiak mbetet dy vite deri në vitin 2011. Prej vitit 2015 deri në vitin 2016 është edhe këshilltar personal i kryeministrit në Qeverinë e RM-së për energjetikë.

Në vitin 2015, po ashtu, ka qenë anëtar i kongresit të partisë në Kumanovë, kur Gruevski pothuajse njëzëri u shpall kryetar i partisë. Pas kësaj Hristijan Mickosvki ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit për energjetikë, merr edhe funksionin e parë – drejtor i një prej kompanive më të mëdha shtetërore – ELEM, për prodhim të energjisë elektrike. Si drejtor dhe kryetar i BU të ELEM-it është prej periudhës prej tetorit të vitit 2016 deri në qershor të vitit 2017, kur pas kërkesës së tij për shkarkim, ai jep dorëheqje.

Në ndërkohë, angazhimi i tij partiak, sipas burimeve partiake që mund të gjenden në internet ka qenë anëtarë i Shtabit rajonal zgjedhor edhe atë në tre mandate dhe një herë në Shtabin zgjedhor republikan. Në vitin 2008, 2014 dhe 2016, ai gjendet në SHZR, i angazhuar në Njësinë zgjedhore 4, ku në dy mandate si deputete ka kandiduar Zoran Stavrevski, ndërsa në ciklin e fundit të vitit 2016, Nikolla Gruevski. Njëherë ka qenë anëtarë edhe në Shtabin zgjedhor republikan të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2011.

Në prill të vitit 2017, Mickoski është emëruar kryetar i Komisionit Kadrovik pranë VMRO-DPMNE-së, ndërsa që prej korrikut të të njëjtit vit është emëruar Sekretar i përgjithshëm i partisë, së bashku me zgjedhjen e Komitet afatshkurt Ekzekutues të atëhershëm. Në këtë funksion, mes tjerash dhe me kompetenca që të organizojë kongresin e rregullt, mbetet gjashtë muaj jo të plota, deri në zgjedhjen e tij për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Në ndërkohë, Mickoski ka qenë bartës i listës së VMRO-DPMNE-së për Këshillin e Qytetit të Shkupit ku edhe është zgjedhur, më pas tërhiqet prej këtij funksioni, në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.