Hekurudha e Manastir – Kremenica arrin deri te kilometri i parë

Hekurudha prej 20 milion eurosh që financohet nga fondet evropiane, duhej të kishte përfunduar me 30 korrik të vitit 2016 (sipas afatit të dhënë në tender). Foto: screenshot.

PROJEKT: NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I PJESËS MANASTIR- KREMNICË SI PJESË E KRAHUT 10 NGA D E KORRIDORIT 10 DHE NDËRTIM I KRAHUT NË DREJTIM TË ZONËS INDUSTRIALE, ZONA ZHABENI

Me këtë projekt parashihet që hekurudha nga Manastiri deri në Kremnicë (kufiri i me Republikën e Greqisë) me gjatësi prej 16 kilometrave, të bëhet operative duke mundësuar përmirësimin e mundësive për transport mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Me realizimin e këtij projekti mundësohet dhe lidhja hekurudhore të zonës industriale Zhabeni, në afërsi me Mexhitlinë, Manastir. Me ndërtimin e krahut rreth 1,5 kilometra do të mundësohet lidhja e zonës me infrastrukturat tjera hekurudhore në shtet, ndërsa pas realizimit të projektit Manastir-Kremenicë dhe lidhja hekurudhore me zonën Zhabeni me pjesën veriore të Republikës së Greqisë. Me këtë edhe Korridori i 10 do të bëhet korridor Pan-evropian operativ, dhe jo linjë hekurudhore nacionale e cila përfundon në Manastir, por vazhdon dhe lidhet edhe më tej me krahun e korridorit të 4 Pan-evropian i cili lidh Greqinë dhe Turqinë dhe përfundon në portin e Igumenicës. Projekti do të financohet nga fondet IPA. (Buxheti: vlera e kalkuluar 20 milion euro, AFATI: vitet 2015-2017). 

ARSYETIM:

programin zgjedhor me të cilin ne zgjedhjet lokale të vitit 2014 fitoi besimin e qytetarëve, VMRO DPMNE qeverisëse premtoi edhe zgjidhjen e problemit i cili është prezent me dekada, dhe u aktualizua edhe në ciklin e zgjedhjeve të kaluara- rindërtim të hekurudhës nga Manastiri deri në Kremnicë, gjegjësisht deri në kufirin maqedono-grek. Si afat i fundit është dhënë viti 2017, por duke pasur parasysh se ndërtimi është duke shkuar ngadalë dhe deri më tani janë vendosur vetëm shinat dhe pragjet për vetëm një kilometër (nga 17 gjithsej) është e qartë se hekurudha nuk do të përfundojë në afatin e dhënë, prandaj premtimi e vlerësojmë si të parealizuar.
Informata e parë për projektin aktual për rindërtim dhe konstrukt të hekurudhës nga Manastiri deri në kufirin me Greqinë, e gjejmë me 31 mars të viti 2014, kur ministri i atëhershëm i transportit dhe lidhje Mile Janakieski shton se aktivitete e para ndërtuese pritet që të fillojnë në gjysmën e dytë të atij viti.

Përgjatë viti do të fillojnë punët ndërtuese. Procedura për mbikëqyrje është publikuar, të gjithë dokumentet e tenderit për punët ndërtuese janë aprovuar nga ana e delegacionit Evropian, presim se përgjatë prillit do të publikohen. Paraqitja e kompanive bëhet në periudhë prej 90 ditësh. Këtë vit do të arrihet marrëveshja dhe do t’i fillojmë punët ndërtuese, deklaroi Janakieski, duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së Komunës së Butelit. 

Gjëja tjetër që e kuptojmë me 15 prill vitin të po këtij viti është publikuar tender, i cili është hapur me 15 qershor të ati viti, ndërsa parat evropiane, gjegjësisht të ardhurat nga IPA fondet janë siguruar. Me 20 dhjetor të vitit 2014 kuptojmë që është mbyllur tenderi dhe si realizues është zgjedhur konzorciumi nga kompania bullgare, e cila punët duhet t’i filloj në fillim të vitit 2015 dhe t’i mbaroj në fund të muajit qershor këtë vit.
Me 21 mars të vitit 2015, përsëri, në mitingjet partiake në Manastir, kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, thotë se pret që në prill ose maj të atij viti të fillojnë aktivitete ndërtuese dhe se në të gjithë projektin qeveria e Maqedonisë do të jep rreth 15% të vlerës totale. Përsëri, pragjet dhe shinat e parë janë vendosur në qershor të këtij viti, gjatë së cilës informohet se ndërtimi do të mbarojë në fillim të dhjetorit të vitit të ardhshëm.
Por, punët ndërlikohen. Tani me 22 gusht të këtij viti, televizioni Orbis informon se punët janë ndërprerë, sepse kompanitë prodhuese të cilat kanë punuar për një prej katër kompanive nga konzorciumi bullgar i cili duhet të ndërtojë hekurudhën, nuk i ka marrë parat e premtuara për punët e kryera. Në atë moment është zgjatur afati i dhënë në tender për rindërtim të hekurudhës me gjatësi prej 17 kilometrave dhe pjesë shtesë, gjegjësisht mbarimi i korrikut të vitit 2016.
tablata-za-prugata
Deri me 30 korrik të vitit 2016 si afat do të shkelet, përndryshe, ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski, me 4 nëntor të vitit 2015, thotë këtë.

Ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misajllovski gjatë vizitës së sotme në fshatin Novaki në Manastir tha se hekurudha nga Manastiri deri në Kremenicë është duke u rindërtuar intensivisht. Sipas fjalëve të tij, pjesa e rindërtuar duhet të përfundojë në kohë, për shkak se vetë në planin urbanistik është punuar me efikasitet. Në nëntë muajt e kaluar, realizuesi e ka larguar pjesën e jofunksionale të hekurudhës në gjatë prej 17 kilometrave, por ka filluar edhe me rehabilitimin e një pjese të urave dhe ka realizuar një pjesë të punëve tokësore për  ndërtimin e themelit të njërit kah të hekurudhës. Projekti i infrastrukturës me vlerë prej 19,9 milion euro duhet të përfundojë më së voni deri më 30 korrik të vitit 2016.

Me 31 gusht të këtij viti, televizioni Alsat M informoi që nuk po punohet në këtë drejtim, dhe nga gjatësia e përgjithshme prej 17 kilometrash, pragje dhe shina ka vetëm në kilometrin e parë të Stacionit Hekurudhor të Manastirit në drejtim të Kremnicës. E shtruar me shtresë të trash të zhavorrit, përsëri, hekurudha e ardhshme është vetëm një kilometër e gjatë pas ndërprerjes së shinave, ndërsa më pas humbet “gjurma”.

Për kalimin e afatit të tenderit flet edhe Bllagoj Bpçvarski në konferencën e partisë së LSDM-së me 27 shtator të këtij viti, në të cilën potencon se afati ka kaluar, punë janë ndërprerë, ndërsa realizimi i deritanishëm ka arritur vetëm 30 përqindëshin.

Duke pasur parasysh se punët e hekurudhës janë zgjatur – deri më tani është ndërtuar vetëm një kilometër, dhe se afati për realizim i dhënë ne tenderin e mundësuar prej fondeve IPA ka kaluar (30.07.2016), dhe mundësit që i gjithë procesi të përfundojë me afatin e dhënë në programin zgjedhor (2017) janë minimale, premtimin e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.