Hapet kopshti i parë për fëmijë në lagjen Pintija
Ndërtimi i kopshtit publik për 80 fëmijë, zinxhir rajonal i SHF “Rajko Zhinzifov” në lagjen Pintija. Mjetet për këtë projekt do t’i sigurojë Komuna e Kisella Vodës. (Afati për realizim: dhjetori i vitit 2014)
ARSYETIM:
Kopshti i ri në Pintija është lëshuar në përdorim në qershor të vitit 2016. Ky është një premtim i realizuar i kryetares së Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiq, të cilin ajo e premtoi në programin zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kisella Vodë më të mire!” (Mbrojta shoqërore dhe preventivat social, faqe 53), me vërejtje që është realizuar një vit e gjysmë më vonë nga afati i dhënë në programin zgjedhor (dhjetor viti 2014).
Ndërtimi i kopshtit filloi verën e kaluar. Me 29 qershor të vitit 2015 u vendos gur-themeli i kopshtit të fëmijëve, i cili, ashtu siç u tha, do të zë hapësirë prej 480 metra katror. Kryetarja Beliçanec – Aleksiq atëherë tha se “kopshti do të ketë kapacitet për 80-90 fëmijë, do të ketë tre dhoma për lojëra për fëmijë prej 3-6 vjeç dhe një dhomë për gjumë, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore“, dhe se ndërtimi i kopshtit është investim i Komunës së Kisella Vodës që kap vlerë prej 18,5 milion denarë.
Kopshti është ndërtuar dhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim me 29 qershor të vitit 2016. Në hapjen solemne, të organizuar për këtë rast, Beliçanec – Aleksiq, mes tjerash tha:
Ky kopsht është i pari në lagjen Pintija dhe është pjesë e asaj çka qeverisja lokale duhet të bëj, dhe ajo është urbanizimi i vendbanimet të cilët me kohën janë lënë pas dore.
Informacioni për hapjen ekopshtit për fëmijë në Pintija, mund të lexohet edhe në ueb-faqen e Komunës së Kisella Vodës.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Билјана Беличанец – Алексиќ (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Кисела Вода! (Социјална заштита и социјална превенција, стр. 53) [Пристапено: 29.09.2016]
- Тајм.мк (29. 06.2016): Отворена нова градинка во населбата Пинтија [Пристапено: 29.09.2016]
- МКД (29. 06.2016): Отворена нова градинка во населбата Пинтија (ФОТО) [Пристапено: 29.09.2016]
- Тајм.мк (29.06.2015): Камен темелник за нова градинка во Пинтија [Пристапено: 29.09.2016]
- Денешен (29.06.2015): Камен-темелник на нова детска градинка во Пинтија [Пристапено: 29.09.2016]
- Општина Кисела Вода: За роденденот на општина Кисела Вода Пинтија доби детска градинка [Пристапено: 29.09.2016]
Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari