Hapësira para QT Bunjakovec nuk është rregulluar si zonë urbane

Projekt:

 Rregullimi i ri urban dhe humanizim të sipërfaqes para qendrës tregtare Bunjakovec në gjithë gjatësisë

ARSYETIM:

Premtim në programin e vet zgjedhor, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në pjesën e e titulluar “Pjesë të infrastrukturës për ngritjen e cilësisë së jetesës”. Në program nuk ka sqarim se çka saktësisht nënkuptohet me termin humanizim të kësaj pjese, por siç mund që të vërejmë gjatë kontrollit tonë në vendngjarje (06.07.2017), hapësira para qendrës tregtare Bunjakovec ka trotuar të ri, ndërsa për shkak të vendosjes së shtyllave metalike në skajin e trotuarit në këtë pjesë nuk ka vetura të parkuara. Përsëri, në interes të informimit korrekt, duhet të thuhet se rikonstruktimi dhe shtigjet për biçikleta në bulevardin “Partizani” janë bërë në suaza të projektit të Qytetit të Shkupit. Nga ana tjetër, përveç trotuarit të ri dhe shtyllave prej metali, siç mund që të shihet nuk është bërë asgjë për rregullimin e rripit të gjelbër dhe zbukurimin e hapësirës para qendrës tregtare Bunjakovec. Barë pothuajse nuk ka, gjithashtu të parregulluara duken edhe mbetjet e sipërfaqeve të gjelbra dikur të rregulluara. Për shkak të një gjendjeje të këtillë këtë pretim parazgjedhor të Zhernovskit e vlerësojmë si të parealizuar. Ashtu që nëse krahasohet gjendje në të cilën gjendet hapësira para qendrës tregtare Bunjakovec në fillim dhe në fund të mandatit të kryetarit Andrej Zhernovski, vërehet përmirësim i pamjes – në vend të parkimit të veturave, trotuareve të shkatërruar, gropa dhe vende jo të rrafshëta, sot në këtë vend hapësira është e asfaltuar dhe e mbrojtur nga parkimi i parregullt.

bunjakovec 1
Foto: Vërtetmatësi

 

bunjakovecFoto: Vërtetmatësi

Por, kjo pamje në hapësirën para qendrës tregtare Bunjakovec është lidhur më rikonstruktimin e vjetshëm të trotuareve dhe shtigjeve për biçikleta të cilin e realizoi qyteti i Shkupit. Sipas Ligjit për qytetin e Shkupit, nën mbikëqyrjen e tyre është

ndërtimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e rrugëve magjistrale dhe kolektive dhe objekteve të tjera infrastrukturore.

Sipas asaj, rikonstruktimi i trotuarit në bulevardin Partizani janë zhvilluar në pajtim me ingerencat e qytetit të Shkupit dhe nuk ka lidhje me premtimin e Zhernovskit për rregullimet e kësaj pjese të qendrës së qytetit. Shtesë, në Llogaridhënien për punën në kater vitet e kaluara “Qendra 2013-2017” të cilën Zhernovski jua ndau qytetarëve të Qendrës dhe ku në detaje janë vendosur projektet e realizuara, kryetari i Komunës Qendër në asnjë vend nuk e përmend rregullimin e pjesës para qendrës tregtare “Bunjakovec”. Prej gjithë kësaj del se, të paktën për tani, për qytetarët u rregulluar hapësira për lëvizje në këtë pjesë të qytetit, por jo ajo që u premtua në programin zgjedhor të Zhernovskit. Për këtë, premtimin e tij për “rregullim të ri urban dhe humanizim të sipërfaqes para qendrës tregtare Bunjakovec përgjatë tërë gjatësisë”,  e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *