Gruevski thotë se është përgjegjës për humbjen, por a do të mbajë përgjegjësi?

Karriera politike e Grievskit: rrugë qorre apo shenjë për stopim të përkohshëm. Foto: printscreen.

 

Rezultati zgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe logjika e shëndosh flasin se Gruevski në këto zgjedhje, faktikisht është ngjitur për muri dhe nuk ka zgjedhje përveç që vet të tërhiqet nga kreu partiak. Përsëri, ende nuk mund të parashikohet kjo situatë

 

Shkruan: Olivera Vojnvoska

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në daljen e tij  të dielën (15.10.2017), kur VMRO-DPMNE përjetoi kolaps në zgjedhjet lokale dhe u mund edhe në ato komuna të cilat ishin bastion i të djathtës, si për shembull, Prilep, Manastir, Gjorçe Petrov, duke vlerësuar se “rrethi i parë i zgjedhjeve ka kaluar në atmosferë jodemokratike”, por, përsëri e pranoi se ai është personi më përgjegjës për rezultatin zgjedhor. Por, në fund të ditës zgjedhore ai nuk zbuloi hapat e tij në vazhdim, por la të varur një dilemë se pas 14 do të drejtojë ose jo partinë.

lOK-IZB

Kështu, Gruevski në deklaratën e tij të para paszgjedhore në selinë e partisë u shpreh:

Do të analizohen të gjithë aspektet e rezultateve të sotme, me qëllim që të vërtetohet se përkrah të gjithë parregullsive të shumta, çka tjetër nga ana jonë nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë ose çka është bërë gabim me çka dhe nuk morëm rezultat të më të mirë në këto zgjedhje. Unë si kryetar i partisë, mbajë përgjegjësin më të lartë për rezultatet zgjedhore. Për tërë këto, për shkaqet, për rezultatet dhe drejtimin e ardhshëm do të diskutohet menjëherë pas zgjedhjeve

Për atë se rezultati i zgjedhjeve do të ndikojë në karrierën e tij politike, më saktë (mos)lëshimi i pozicionit të lideri të partisë në VMRO-DPMNE, Gruevski për herë të parë lajmëroi para një muaji e gjysmë. Ai në fund të 20.09.2017 në intervistë për televizionin “Alsat M”, pyetjes së gazetarit: “se a është i gatshëm që të jep dorëheqje nga pozicioni udhëheqës nëse partia e tij humb zgjedhjet”, shkurt u përgjigj:

Kryetari i partisë mban përgjegjësinë më të madhe. 

 

RRITEN KËRKESAT PËR DORËHEQJE

Të dielën, përsëri, pas mbylljes së kutiave, kur filluan që të arrijnë rezultatet dhe kur LSDM filloi që të publikoi fitore në një numër të madh komunash, dorëheqje nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së kërkuan edhe iniciatorët për reforma brendapartiake në VMRO-DPMNE. Shtabi republikan për reforma në VMRO-DPMNE porositi Gruevskin që të jep dorëheqje dhe të mundësojë ndryshime demokratike në parti.

Koha e gruevizmit në VMRO-DPMNE dhe në Republikën e Maqedonisë përfundoi. Me iniciativën të cilën e ngritëm para katër muajve dolëm që të ndalojmë pikërisht këtë, pikërisht këtë humbje të VMRO-DPMNE-së. Nikolla Gruevski nuk njohu dimensionin historik të iniciativës brendapartiake e cila do të kontribuonte që partia të përgatitej më mirë për këto zgjedhje – (Aleksandar Mihajllovski nga maja reformuese në VMRO-DPMNE) 

Samoli Mallçeski, nga Forumi i patriotëve mendje hapur, një ditë pas zgjedhjeve (16.10.2017) në deklaratën për “Plusinfo”, poashtu, kërkoi dorëheqje të Gruevskit:

Nikolla Gruevski duhet që patjetër të jep dorëheqje dhe të mbartë përgjegjësi për humbjen e turpshme – porosit Mallçeski i cili ka qenë mes të parëve të cilët publikisht kërkuan ndërrimin e udhëheqësisë së partisë, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë që të shpëtoj partia, por edhe shteti.  

Edhe pse rezultati i VMRO-DPMNE-së dhe logjika e shëndosh flasin se Gruevski në këto zgjedhje, faktikisht është ngjitur për muri dhe nuk ka zgjedhje përveç që vet të tërhiqet nga kreu partiak. Përsëri, nuk mund të prognozohet për këtë..

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.