Gordana Silljanovska – Davkova: Kundërshtarja e Marrëveshjes së Prespës si kandidate e mundshme për presidente

Foto: Printscreen

 

Në fillim të pluralizmit, si pjesë e pasardhësve politik në Maqedonia profesoresha Gordana Silljanovska-Davkova hyri në Lidhjen për forca reformuese, më pas në Partinë Liberale ku dhe u bë ministër pa resor në qeverinë e parë të Crvenkovskit…Ky është tentimi i saj i dytë për hyrje më serioze në politik 

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski 

 

Këto ditë mjaftueshëm diskutohet rreth mundësisë që Fakulteti Juridik pranë UKIM të nxjerr kandidat për një qiramarrës në vilën presidenciale në Vodno, pasi që presidenti aktual Gjorgje Ivanov ka filluar t’i paketojë mjetet e tij personale, për shkak të përfundimit të mandatit presidencial. Më saktë, flitet se nuk është vetëm lokacioni prej ku zgjidhet bartësi i ri i funksionit më të lartë shtetëror është i njëjtë me atë të pranverës së vitit 2009, kur me nënshkrimet e tij Ivanov u bë kandidat i VMRO-DPMNE-së, por se tani do të paraqitet një lloj i veçantë “copyright” në metodën e kandidimit. Mblidhen nënshkrimet e kolegëve të kandidates potenciale – profesoresha e të drejtës kushtetuese në fakultetin juridik “Justiniani i Parë”, Gordana Silljanovksa-Davkova. Ajo thuhet se është e befasuar dhe e prekur nga kandidatura dhe premton se do të mendohet.

Edhe pse, konkursi i partisë së VMRO-DPMNE-së praktikisht ka përfunduar me 1 shkurt, ndërsa votimi i kandidatëve do të bëhet në mënyrë të fshehtë ka mesi i muajit në Strug, është e qartë se Silljanovska – Davkova shumë gjatë është mbrojtësja e politikave të kësaj partie që të mos jetë favorit, kuptohet, nëse kandidon. Edhe këtë herë, me kandidaturë të mundshme, sikurse te Ivanov, do të shkohet me atë që kandidati potencial nuk është i lidhur me politikën (!), dhe prej aty në opinion duhet të krijohet fotografia se paraqitet si person i kualifikuar e cila nuk ka të kaluar partiake.

Kjo e fundit gjithsesi se nuk është e vërtetë, sepse Silljanovska-Davkova gjatë kohës së fillimit të tranzicionit te ne, ka qenë anëtare e Qeverisë së parë politike në RM, e krijuar menjëherë pas mbijetesës së ashtu quajtur qeveria eksperte e Kljusev. Në këtë Qeveri politike hynë edhe anëtarët e dikurshëm të Partisë së përparuar të të rinjve (dikur Lidhja e rinisë socialiste), e cila u bashkua me Lidhjen për forca reformuese në Maqedoni e Stojan Andov, dhe më pas u shndërruar në Partia Liberale (1990). Sido që të jetë Silljanovska-Davkova mori postin ministër pa resor (1992-1994), por ka qenë anëtare edhe e trupit i cili punonte në Kushtetutën e RM (komisioni kushtetues në Kuvend prej 1991).

Në atë kohë, edhe tani mendohet se Qeveria e Crvenkoskit bëri shef të shtetit – Gligorovi dhe se e njëjta është “shkupjane”, gjegjësisht se ministra u bënë fëmijët e miqve të tyre politik (Krste Crvenkovskit, Vllado Maleski…), në rrethin e të cilit mund të vendoset edhe kunata e funksionarit të ndjerë socialist Pavle Davkov.

Profesoresha e lindur në Ohër në maj të vitit 1955. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Shkup, në Fakultetin Juridik është regjistruar në vitin 1973, dhe të njëjtin e ka përfunduar në vitin 1978. Funksioni i parë i saj ka qenë asistent e profesorit Vlladimir Mitkov, në lëndën Sistemet Politike Ndërkombëtare.

Ka doktoruar në vitin 1993 në Universitetin e Ljublanës. Është themeluese edhe e Këshillit të parë të lëvizjes evropiane në Maqedoni. Në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2016 ka qenë edhe anëtare e Komisionit të Venecias për çështjen e pakicave. Sot është profesor i rregullt në Fakultetin Juridik në Shkup, në Institutin për shkenca ligjor dhe politike. Në biografinë e saj zyrtare qëndron se është autore e mbi 200 punimeve shkencore të fushës së drejtësisë, si dhe anëtare e një numëri të madh të asociacioneve në vend, ndërkombëtare dhe ligjore.

Qëndrimi i saj politik u bë më i zëshëm në shumë ngjarje në fillim të mileniumit, dhe në veçanti në rastet kundër ndarjes së re territoriale në Maqedoni (2004). Në thelb tekstet tregojnë dashuri për kandidaturën e saj eventuale e trajtojnë atë si një prej liderëve të plenumit të profesorëve. Ajo ka qenë pjesë edhe e protestës së profesorëve para Kuvendit, ku mbajti fjalim të shkëlqyer përse vendimi ligjor i propozuar është i gabuar, kritikoi qasjen mbylljese të Ministrisë së Arsimit që nuk i konsultoi ekspertët, dhe nuk u pajtua me mungesën e konceptit si të zhvillohet edukimi në fakultet.

Silljanovksa morri pjesë në dhjetëra emisione në të cilët fuqishëm qëndroi kundër Ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve me të cilin de fakto po përfshihet dygjuhësia në Maqedoni në shumë nivele, përfshirë të gjithë institucionet. Ajo është një prej të parave që i bën rezistencë këtij akti, së bashku me profesoreshën Biljana Vankovksa dhe akademiken Katica Qulafkova.

Gjithsesi, Siljanovska-Davkova ju kundërvihej insinuatave se është “albanofobe” dhe se në daljet e saja kryesisht përdorte argumente ligjore, në veçanti për procedurën me të cilin u miratua Ligji me flamurin evropian.

Për të Marrëveshja e Prespës është e papranueshme dhe se”tregon se Maqedonia është vend në shkatërrim e cila është e varur prej Greqisë duke i lejuar që të përzihet në punët e brendshme”. 

 “Këto deputetë të cilët nesër do të ngrenë dorën për ndryshime kushtetuese falsifikojnë historinë dhe me të jo vetëm që kryejnë akt jo të moralshëm, por edhe një numër të veprave penale” – deklaroi Gordana Silljanovska Davkova, si mysafire në “Otvoreno” në televizionin Alfa. 

Nuk ka dyshim se vlerësimi në VMRO-DPMNE (nëse ajo do të vendoste për kandidaturën eventuale), shkon në drejtim të asaj që trupi votues i djathtë në Maqedoni para së gjithash do të qëndronte prapa saj si dëshmitar dhe kundërshtar i Ligjit për dygjuhësinë dhe Marrëveshjen e Prespës, pa marr parasysh miratimi i tij dhe pranimi në botën perëndimore.

Për shkak të statusit të saj si profesoreshë dhe fakti se i takon gjinisë së bukur, mund të ndikojë te të pavendosurit, të cilët do t’i duhen të kenë një fushatë zgjedhore të begatshme. Për Mickovskin, ajo si banuese e vilës presidenciale do të ishte një lloj garancie se pozicioni dhe raporti i Ivanovit do të kenë trashëgimtar.

Burri i profesoreshës është avokat  dhe ka biznes privat (ai me free-shopet kah mesi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ngriti shumë pluhur), kanë edhe dy fëmijë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.