Gordana Jankulloska

 

JETA PRIVATE

Grodana Jankulloska ka lindur me 12 tetor të vitit 1976 në Ohër. Ajo u martua me Vllatko Ilievskin,  25 shtator të vitit 2010 pas 15 vitesh.

 

ARSIMIMI

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 1999, ndërsa ma kryer studimet master në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Kentakit, Kanterberi, Britani e Madhe, në drejtimin e drejta komerciale në skenën ndërkombëtare me temën Rreziqet normative dhe investimet e huaja me diplomë të rangut më të lartë (LLM awarded with distincion), në drejtimin e të drejtës ndërkombëtare biznesore, me temë: “Rreziqet normative dhe investimet e huaja”. Në korrik të vitit 2004, UKC-Kent Law School, BM ia ndau Çmimin për arritje të veçanta në fushën e drejtësisë. Në dhjetor të vitit 2015 u bë edhe doktor shkencash, me disertacionin e doktoraturës me temë: “Metodat bashkëkohore në shtypjen e krimit ekonomik dhe financiar ndërkombëtar” në Fakultetin për Siguri në Manastir.

 

KARRIERA

Përvoja e punës: Në periudhën prej vitit 1999 deri në vitin 2000 dhe prej 2004 deri në 2006 ka punuar si juriste në sektorin privat.

 

KARRIERA POLTIKE

Ajo është ish ministre e Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë në MPB, të emëruar me 26 gusht të vitit 2006, ndërsa në atë funksion ka qenë deri në 12 maj të vitit 2015, kur dha edhe dorëheqje.

Prej vitit 2000 – 2002 është e punësuar si këshilltare shtetërore në Ministrinë e Financave, ku në të njëjtën periudhë është e angazhuar edhe si shefe e Kabinetit të ministrit.

Nga shtatori i vitit 2004 punon si sekretare gjenerale në VMRO-DPMNE deri në propozimin e saj si ministre e Punëve të Brendshme.

Në periudhën 2005/2006 ka qenë anëtare e Këshillit të qytetit të Shkupit.

Në zgjedhjet parlamentare 2006, 2008, 2011 dhe 2014 është zgjedhur për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Përvoja në Sektorin financiar

Jankulloska ka përvojë punë në segmente të ndryshme të financave, në kombinim me institucionet ndërkombëtare, në më shumë pozicione në Ministrinë e Financave bë Republikën e Maqedonisë: Këshilltare shtetërore, (koordinatore e sektorit të drejtësisë, punë të përgjithshme dhe kontabilitetet, drejtorinë e tatimeve dhe doganave; sektorin për menaxhim të kapitalit; sektorin për informatikë dhe drejtorisë për ndalim të larjes së parave, shef i kabinetit të ministrisë; udhëheqëse në departamentin e financave ndërkombëtare dhe këshilltare e pavarur në atë sektor.

Pjesëmarrëse në më shumë ekipe për përpunim të ligjeve dhe realizim të projekteve në sferën e Reformave në tregun e pagesave, zbatim të makinave fiskale në Republikën e Maqedonisë.

Jankulloska po ashtu ka qenë edhe kryetare e Bordeve drejtuese në Pagesë me Nacionale me Kartel A.D: – Shkup dhe në Regjistrin Qendror; anëtare në bordin drejtues në “Cente of Excellence in Finance” – Ljubljana; kryetare e komisionit për denacionalizim dhe anëtare e Këshillit për denacionalizim.

 

Bombat

Pas publikimit të “bombave” të opozitës Gordana Jankulloska ka qenë e përmendur si koordinatore e mbajtjes së funksioneve shtetërore në mënyrë të paligjshme. Ajo është më prezente në numrin e përgjithshëm të bisedave të përgjuara.

Deri më tani PSP kundër Jankulloskës ka ngritur disa akuza me shumë mundësi që akuzat të shtohen. Ajo është e dyshuara e PSP për lëndët “Titanik” dhe “Fortesa”

Në vendimin për abolim të 12 prillit 2016, Gordana Jankulloska nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanovm ka qenë 11 herë individualisht e falur për veprime të ndryshe kriminale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Me 6 qershor të të njëjtit vitit u tërhoqen nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

 

BURIME

Facebook-profil (i vërtetuar) me Gordana Jankulloskës

Utrinski Vesnik: U martua ministrja Jankulloska (26 shtator 2010)

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.