Gjykatësit do të padisin për shtesat e papaguara të pagave, administrata gjyqësore do të mbajë grevë

Foto: pixabay/wikipedia

Mbi 500 gjykatës aktiv dhe rreth 2000 gjykatës të pensionuar, do të padisin shtetin duke kërkuar që t`ju paguhen shtesat e pagave, të cilat nuk i kanë pranuar në tre vitet e fundit

 

Mbi 500 gjykatës aktiv dhe rreth 2000 gjykatës të pensionuar, do të padisin shtetin duke kërkuar që t`ju paguhen shtesat e pagave, të cilat nuk i kanë pranuar në tre vitet e fundit

 

Shkruan: Sashe Dimovski 

Një njoftimi i tillë për padi nga ana e gjykatësve vjen pas vendimit të Këshillit të buxhetit gjyqësor që të ndajë kompensimet për muajin nëntor të vitit 2018, 510 gjykatësve, ndërsa javën e kaluar, ky vendim të zgjerohet edhe për dy muajt e mëhershëm. Çdo gjykatës, sipas vendimit të Këshillit të buxhetit gjyqësor , merr nga 21.000 denarë si kompensim të pagës, ose gjithsej, në nivel mujor për këtë qëllim janë ndarë rreth 175 mijë euro, mbi 525 mijë euro për tre muaj. Shtesat e pagave, sipas Këshillit të buxhetit gjyqësor, janë realizuar pasi janë siguruar mjetet në Këshillin buxhetor.

Por, nëse vendimi për pagesën e kompensimit të pagës për gjykatësit nxiti revolt te administrata gjyqësore, në Qeveri ndezi dritën e kuqe, dhe thuhet se vendimi që të ju ndahen para edhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor (13 në numër, të cilët në këtë moment nuk janë gjykatës, dhe disa prej tyre asnjëherë nuk kanë qenë gjykatës), është joligjor, sepse ato nuk i përfshinë ligji.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska-Deskosa, e cila sipas funksionit është anëtare e Këshillit buxhetor, publikisht akuzoi se Vendimin për ndarje të kompensimit të pagave edhe për anëtarët e Këshillit gjyqësor është joligjor.

Në seancën e fundit të Këshillit për reforma në gjyqësor, të mbajtur javën e kaluar, ministrja Deskoska ashpër sulmoi kryetarët e gjykatave të cilët janë edhe anëtarë të Këshillit buxhetor gjyqësor dhe të Këshillit për reforma, duke i akuzuar se kanë sjell vendim joligjor dhe se për një vendim të këtillë mund të përfundojnë në burg. U krijuan shumë situata të palakmueshme, për shkak të komunikimit të drejtpërdrejtë të ministres ndaj gjykatësve – zbulon anëtari i Këshillit për reforma në gjyqësor.

Kryetari i Këshillit buxhetor është Zoran Karaxhoski, është kryetar edhe i Këshillit gjyqësor, ndërsa anëtarët janë kryetar të katër gjykatave të apelit dhe katër gjykatave themelore (sipas rendit alfabetik dhe sipas sistemit të rrotullimit), ministri i Drejtësisë, si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative. Për vendimin kanë votuar anëtarët e tjerë prezent, me përjashtim të Karaxhoskit, zbulojnë burimet nga Këshillit i buxhetit gjyqësor.

Por, pasi që vendimi është nënshkruar edhe nga ai si kryetar i Buxhetit studentor, sindikata e DOGJSH njoftoi padi penale ndaj Karaxhoskit, ndërsa Prokuroria ka hapur lëndë pas zërave që të vërtetohet nëse me këtë vendim është dëmtuar buxheti.

Prokuroria do të hetojë thelbin e vendimeve të marra për dhënien e shtesave të pagave për anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe pagesës së realizuar. Prokurori publik i caktuar do të hetojë edhe përgjegjësinë eventuale penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimin dhe dëmin e shkaktuar ndaj Buxhetit të R. së Maqedonisë me pagesën e shtesave, e cila nuk është shkruar në Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor – komunikoi PTHP Shkup

Për sindikatën e  DOGJSH-së, vendimi për pagesën retroaktive të mjeteve për muajin shtator dhe tetor si dhe për pagat e dhëna për muajin nëntor, është skandaloz, joligjor dhe paralajmëron grevë.

Sindikata e DOGJSH dhe Shoqëria për administratë gjyqësore, në mbledhjen e përbashkët në lidhje me ngjarjet në gjykata dhe vendimi i Këshillit buxhetor gjyqësor janë shtesa të pagave të gjykatësve për 35% dhe një trajtim jo i barabartë ndaj pozitës gjyqësore në raport me gjykatësit, vendosën se nëse ditët në vazhdim nuk gjendet zgjidhje përfundimtare për nëpunësit gjyqësor, do të shfrytëzojnë të drejtën e grevës, thuhet në komunikatën e DOGJSH.

Më të prekurit për shkak të trajtimit jo të barabartë janë të punësuarit në gjykata, të cilët mbartin pjesën më të madhe të punës, ndërsa pagat e tyre nuk arrijnë as edhe pagën jo të rritur prej 21.000 denarësh.

Kam stazh 30 vjeçar si nëpunës, daktilograf dhe punojë me gjykatës. Di të dëgjojë edhe  palë/dëshmitar, të shkruaj procesverbal, të përgatis aktgjykim, të dërgojë porosi, thjeshtë di të udhëheq krejt lëndën, ndërsa paga, me të gjithë shtesat e stazhit dhe karrierën mezi arrin deri në 18 mijë denarë. Unë nuk kam asgjë kundër gjykatësve që të kenë shtesa të ndryshme, vetëm kërkojë që kjo të vlej edhe për ne – thotë një e punësuar në Gjykatën Themelore Shkup 1.

Ajo dhe kolegia e asaj, me të cilën folëm, kërkuan anonimitet, sepse akoma i ndjejnë pasojat e “grevës së zëshme” në vitin 2016, kur realizuan atë për 60 ditë dhe mbetën pa paga në atë periudhë.

Një pjesë e kuadrit teknik të mesëm – daktilografik, nëpunës në sportel ose departamente, kanë arritur me padi të arrijnë pagën rreth 24 mijë denarë, sa janë edhe pagat e bashkëpunëtorëve profesional, pasi që kanë përfunduar arsimin e lartë dhe me padi kanë kërkuar korrigjim të pagave.

Në ligj ka edhe dispozitë e cila lejojnë rritje të pagave për një numër të caktuar të pikëve përderisa i punësuari, pavarësisht pozicionit në të cilin punon, në ndërkohë ka kryer përgatitje shtesë profesionale. Në këtë mënyrë, me anë të padive një pjesë e të punësuarve në gjykatat e Shkupit, edhe pse punojnë si daktilograf kanë pagë prej 24.000 denarë – zbulon gjykatësja e cila ka zgjedhur rrugën e padive.

Përgjatë vitit 2017 gjykatësit janë përballur me probleme në implementimin e Ligjit për shërbime gjyqësore dhe Ligjin për të punësuar në sektorin publik, me çka imponohet nevoja për përputhjen e këtyre dy ligjeve. Në vitin 2017 edhe përkrah kërkesave të gjykatësve për avancimin e pozitave më të larta punuese të të punësuarve në qeverinë gjyqësore, nuk është siguruar pajtueshmëria nga ana e Ministrinë së Financave sipas asaj që është deklaruar  – konstaton Këshilli buxhetor gjyqësor.

Kryetari i Sindikatës DOGJSH, Peco Grujovski, kujton se në vitin 2016 kur nëpunësit gjyqësor mbajtën grevë 60 ditë, kishin dy kërkesa prej të cilave njëra ka qenë ndryshimi i Ligjit për shërbimi gjyqësor në pjesën e shtesave të pagave.

Por, në vend të kësaj, gjendjet kulminuan tani pas miratimit të vendimit të Këshillit buxhetor gjyqësor për rritjen e shtesave të pagave të gjykatësve për 35% edhe atë vetëm një ditë para  kësaj në takim me ministren e Drejtësisë është negociuar për diçka krejtësisht tjetër, gjegjësisht kthimi i parave të marra joligjërisht gjatë kohës së grevës për vitin 2016 – thotë lideri i sindikatës së DOGJSH…

Financimi i mjeteve zhvillohet përmes Këshillit buxhetor-gjyqësor, ndërsa me mjete nga Buxheti të caktuara për pjesën e qeverisë gjyqësore. Në këto para nuk hynë funksionimi i Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Byrosë për përfaqësim para Gjykatës evropiane, Prokuroria Publike dhe Avokati i Popullit, të cilët janë shfrytëzues të posaçëm të buxhetit.

Për vitin 2018, në Buxhet janë planifikuar 1,94 miliard denarë (31,5 milion euro) për gjyqësorin.

Kërkesa për propozim-buxheti në pushtetin gjyqësore për vitin 2017 arriti vlerën prej 2,7 miliard denarë, përfshirë edhe mjetet e caktuara për financimin e punës sipas funksionimit të programit: administrata publike dhe mjetet e caktuara për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik. Buxheti i miratuara për vitin 2017 nuk ishte i mjaftueshëm për sigurimin e mjeteve të nevojshme të pushtetit gjyqësor. Përqindja e realizimit të buxhetit të gjyqësorit për vitin 2017 arrit vlerën 98,38% dhe shënoi rënie në raport me vitin paraprak kur përqindja e realizimit ishte mbi 99% – konstatoi Këshilli buxhetor gjyqësor për Buxhetin e fundit kalendarik të realizuar për vitin 2017.

Parë në vite, në dekadën e fundit, parat që kanë qenë në dispozicion të gjykatave janë si në vazhdim:

Sa për krahasim, vlera prej 1,845 miliard denarësh është e barabartë me 30 milion euro. Kjo do të thotë se mjetet për gjyqësorin në vit arrijnë vlerën dikur rreth 30 milion eurosh me vite paraprake, dhe përderisa projekti i këtij viti prej 1,936 miliard denarësh realizohet, gjyqësori për herë të parë do të kalojë kufirin prej 30 milion eurosh dhe buxheti do të arrij vlerën prej 31,5 milion eurosh. Përndryshe, në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2017, rritja e buxhetit në gjyqësor ka kap vlerën vetëm 1,4 milion euro ose 5,05%. Në atë periudhë prej 9 vitesh inflacioni në Maqedoni ka qenë katër herë më i lartë.

Në pajtim me sistematizimin e vendeve në gjyqësor, Maqedonia ka nevojë për 636 gjykatës, ndërsa tani ka 510. Në nivel të qeverisë gjyqësore, gjykatat kanë sistematizuar 4.472 vende punë për nëpunës gjyqësor, por në fund të vitit 2017 kanë punuar 2.278 persona, ose 50,9% të numrit të nevojshëm të të punësuarve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.