Gjykata mbron identitetin, por jo edhe dëshminë e dëshmitarit

Foto: pexels.com

Vendimi i Gjykatës Penale në Shkup përjashtoi opinionin prej gjykimi për “27 prillin” për shkak të dëgjimit të dëshmitarit të mbrojtur, me çka edhe një herë shtroi dyshimin: çka mbron gjykata – identitetin ose dëshminë e dëshmitarit. E padiskutueshme është se mbrohet identiteti, ndërsa dëshmitari dhe të gjithë të tjerët merret në pyetje sipas rregullave procedurale të LPP. 

Vendimi i Gjykatës Penale në Shkup përjashtoi opinionin prej gjykimi për “27 prillin” për shkak të dëgjimit të dëshmitarit të mbrojtur, me çka edhe një herë shtroi dyshimin: çka mbron gjykata – identitetin ose dëshminë e dëshmitarit. E padiskutueshme është se mbrohet identiteti, ndërsa dëshmitari dhe të gjithë të tjerët merret në pyetje sipas rregullave procedurale të LPP. 

Shkruan: Sashe Dimovski

Edhe pse është miratuar në vitin 2006 si Ligj dhe një numër të caktuar prej 200 rasteve deri më tani të dëshmitarëve që janë në rrezik, Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve në praktik akoma përbën “problem”. Problemi më i madh, siç duket është opinioni në seancat kur është dëgjuar dëshmitari i mbrojtur/rrezikuar, sipas termeve të vërtetuar në Ligjin e përmendur prej 12 vitesh, i cili deri më tani ka pësuar shumë ndryshime.

Komisioni i Këshillit me të cilin udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, në rastin e “27 prill”, të të largojë opinioni gjatë dëgjimit të dëshmitarit të mbrojtur “C1” është shkelje e rregullave të Ligjit për procedurë penale (LPP), të cilin gjykatësit në punën e tyre me vështirësi dhe ngurrim e anashkalojnë edhe përkrah rregullore së qartë ligjore.

Në rastin kur merret në pyetje dëshmitari i mbrojtur/rrezikuar, vetëm që identiteti i tij mbetet i fshehtë, por jo edhe dëshmia, e cila është publike si edhe dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë, ndërsa hetimi kryhet sipas dispozitave të LPP, i cili parasheh marrje të pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë.

Nuk janë të lejuara pyetjet të cilat kanë të bëjnë me orientimin seksual, racor, fetar ose përkatësi tjera ose pyetje nga jeta personale që mund të çojnë deri te zbulimi i identitetit të tij. Por, avokatët dhe të akuzuarit, në rastin kur dëgjohet një dëshmitar i tillë kanë të drejtë të plotë të parashtrojnë pyetje që cilat mund ta diskreditojnë dëshmitarin ose dëshminë e tij dhe në atë mënyrë të kërkojnë që dëshmia të mos merret si fakt, sikurse në rastin kur edhe vetëm mbi këtë dëshmi nuk mund të merret vendimi final gjyqësor.

Neni 228 i Ligjit për procedurë penale në vitin 2010, vërteton mbrojtjen në vazhdim të dëshmitarit të rrezikuar në diskutimin kryesor, pasi që atë status e ka marr prej prokurorit në procedurën në vazhdim:

(1) Propozimi i sqaruar me shkrim për mënyrën e veçantë e marrjes në pyetje të dëshmitarit të rrezikuar, prokurori publik në zarf të mbyllur ia dërgon gjykatësit, gjegjësisht Këshillit për vlerësim të padisë gjatë ngritjes së aktakuzës.                         (2) Gjykatësi vendos për propozimin e prokurorit publik me vendimin të cilin është i detyruar që ta merr më së voni në afat prej 48 orësh prej pranimit të propozimit.          (3) Nëse gjykata pranon propozimin e prokurorit publik, do caktojë me vendim pseudonimin e dëshmitarit të rrezikuar, Nëse nuk është përcaktuar më parë, si mënyrë e veçantë e Pjesëmarrjes në procedurë dhe në pyetje.  Kundër vendimit të gjykatësit nuk është e lejuar ankesa.                                                                                                   (4) Mënyra e veçantë e marrjes në pyetje mund të përbëhet prej fshehjes së identitetit, ndërsa në raste të caktuara edhe në dukjen e dëshmitarit të mbrojtur. 

Pikërisht nga mënyra e marrjes në pyetje nën pseudonim dhe me ndihmën e mjeteve audiovizuale, ku në monitor fytyra nuk duket e qartë dhe zëri i është ndaluar, është paraparë me nenet 229 dhe 230 të LPP. Në to thuhet se procesverbalin e nënshkruan nën pseudonim, që gjendet në hapësirë tjetër, identitetin e tij e di vetëm prokurori publik dhe gjykatësi kryetari i Këshillit që gjykon, i cili e verifikon para dëshmisë (por jo gjykatësi i dytë dhe juria).

Neni 229 i LPP :

Marrja në pyetje nën pseudonim 

(1) Nëse mënyra e veçantë e marrjes në pyetje të dëshmitarit ka të bëj vetëm me mbulimin e të dhënave personale, hetimi do të kryhet nën pseudonim, duke mos i zbuluar të dhënat e tjera prej nenit 219 paragrafi (3) i këtij ligji. Në pjesën tjetër marrja në pyetje do të zbatohet sipas dispozitave të përgjithshme për marrje të pyetje të dëshmitarit.                                                                                                                            (2) Pas përfundimit të marrjes në pyetje, dëshmitari i rrezikuar  nënshkruan procesverbalin me pseudonim.                                                                                                            (3) Persona të cilët në çfarëdo rrethane i marrin të dhënat i dëshmitarit të mbrojtur janë të detyruar si ruajnë si informacione të klasifikuara. 

Këtu, Ligji për procedurë penale me të cilin është rregulluar e drejta e opinionit dhe largimi i opinionit saktësisht vërteton se seancat janë publike, ndërsa përjashtim është paraparë me nenin 354 të LPP se opinioni mund të largohet nëse paraqitet nevoja për mbrojtjen e fshehtësive shtetërore, ushtarake, zyrtare ose biznesore, ruajtjen e rendit publik, mbrojtjen e jetës private të të akuzuarit, të dëshmitarit ose të dëmtuarit, mbrojtje e sigurisë së dëshmitarit ose viktimës dhe/ose mbrojtje e interesave të personave të mitur.

Por, pasi që, në rastin konkret nuk është realizuar asnjë kusht ligjor, dhe Gjykata nuk ka sqaruar arsyet e largimit të opinionit, gjë që automatikisht do të thotë ndalim të shfrytëzimit të dëshmisë dhënë në seancë nga ana e dëshmitarit të mbrojtur, reagoi edhe Këshilli i Helsink-ut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i cili po ashtu vlerëson se është shkelur procedura.

Këshilli Gjyqësor gjatë shpalljes së vendimit për largim të opinionit, nuk vërtetoi dhe nuk sqaroi arsyet e vërteta për ndalim të opinionit që janë pjesë e nenit 354 nga LPP. Marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur në vetvete, nuk mund të jetë arsye për largimin e opinionit, por prej arsye se siguria e dëshmitarit është e rrezikuar dhe i njëjtë është vendosur nën mbrojtje dhe merret në pyetje sipas dispozitave për marrje në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur. Me këtë identiteti i dëshmitarit është i mbrojtur dhe i njëjti nuk është marr në pyetje me pjesëmarrje në sallën gjyqësore por përmes pajisjeve teknike të transmetimit të fotografisë dhe tonit dhe mjegullim të pamjes së tij dhe zërit mbrohet dhe garantohet siguria e dëshmitarit të mbrojtur. Për këtë arsye edhe ligjvënësi nuk ka paraparë përjashtimi i opinionit të jetë rregull çdo herë kur do të merret në pyetje dëshmitar i mbrojtur – reagimi nga Këshilli i Helsink-ut për të drejtat e njeriut. 

Përkrah mbrojtjes procedurale të cilën e merr dëshmitari i mbrojtur/rrezikuar në LPP dhe në Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, për dhënien e paautorizuar të informatave dhe të dhënave për dëshmitarët, për bashkëpunëtorët e drejtësisë, për viktimat që paraqiten në rolin e dëshmitarit dhe të afërme të tij janë paraparë dënime të mëdha, gjë që është mbrojtje shtesë nëse zbulohet identiteti i një dëshmitari të këtillë, nëse do të dëgjohen para pranisë së opinionit.

Ai që në kundërshtim me ligjin do të zbulojë: identitetin e vërtetë, shtëpinë, vendqëndrimin e personave nga neni 2 paragrafi 1 pika 1,2,3 dhe 4 e këtij Ligji, si dhe informacione të tjera që ndihmojë identifikimin e tyre, gjë që do të jua rrezikonte jetën, shëndetin, lirinë, integritetin fizik ose pronësisë të më tepër personave nga neni 2 paragrafi 1 pika 1,2,3 dhe 4 e këtij Ligji do të dënohet me burg më së pakut katër vite.       Përderisa vepra nga paragrafi 1 çon deri te lëndimet trupore të personave nga neni 2 paragrafi 1 pika 1,2,3 dhe 4 e këtij Ligji, vepruese do të dënohet me dënim me burg më së pakur tetë vite.                                                                                                                Nëse vepra nga paragrafi 1 çon deri në vdekje ose vetëvrasje të personave nga neni 2 paragrafi 1 pika 1,2,3 dhe 4 e këtij Ligji vepruese do të dënohet më së pakur me 15 vite burg ose me burg të përjetshëm – parasheh Ligji me nenin 42. 

Në praktikën e deritanishme 12 vjeçare rreth 200 dëshmitarë të rrezikuar/mbrojtur të cilët kanë kaluar në procese gjyqësore, në pjesën më të madhe janë kontestuar ose është vendosur në pyetje kredibiliteti i tyre.

Pothuajse në të gjithë rastet kur janë shfrytëzuar dëshmitar të mbrojtur, është bërë fjalë për: personalitete kriminogjene, asocial ose problematik, të cilët, për shkak të problemeve në të cilat janë gjendur, janë shndërruar në viktima të kërcënimeve nga organeve të MPB, të pranojnë atë vepër, të prezantojnë dëshminë e përgatitur paraprakisht nag ana e tyre, në këmbim të lirisë për vepra të njëjta ose të inkriminuara, dhe se, për fat të keq, gjykimet kryesisht dhe ekskluzivisht, janë bazuar në dëshminë e këtyre dëshmitarëve – konstatohet në analizën “Mbrojtja e dëshmitarit si instrument në sistemin e drejtësisë”

Praktika deri më tani ka detektuar dy raste në të cilat dëshmitarët kanë zbuluar identitetin e vet dhe kanë pranuar se kanë qenë të rrejshëm, dëshmitarë të udhëzuar nga ana e policisë. Këto janë rastet “Orshe” dhe “Monstra”. Të rralla janë rastet, në të cilët, gjykatësit kanë lejuar dhënie të dëshmisë para opinionit.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.