Gjelbërim në më shumë pjesë të Qendrës

 

 Mbjellja e gjelbërimit, e niveluar nëpër trotuare dhe 30 lokacione në territorin e komunës

 

ARSYETIM:

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në programin e tij zgjedhor: “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 21), premtoi ” ngritje të nivelit të gjelbërimit në 30 lokacione në Komunë”

 

Shkrimet e publikuar në mediume në katër vitet e kaluara, si dhe citimet në Llogaridhënien e Zhernovskit “Qendra 2013-2017”, tregojnë që në periudhën e përmendur është përmirësuar gjelbërimi urban në disa pjesë të Komunës, kështu që ky premtim zgjedhor vlerësohet si i plotësuar.

Kështu, për shembull në informacionin e shtatorit të vitit 2013 mund të lexohet

 Komuna Qendër ditët që lamë pas ka realizuar dislokimin dhe mbjelljen të gjelbërimit në lokacionin nga Hotel Brisetol, i cili gjendet në këndin e rrugës Makedonija dhe në rrugën Mito Haxhivasilev Jasmin. Në fakt, në lokacion janë mbjellë 8 pemë panje dhe gjelbërim dimri, të cilat u nxorën gjatë rikonstruktimit dhe rrezikonin të thahen nëse nuk rimbjellen

Në janar të vitit 2014 mediumet informuan

Komuna Qendër ka filluar akcion të madh të mbjelljes së gjelbërimit dhe hapësirave të gjelbërta në lagjen Pranvera.

Në shtator të vitit 2015 portali “Plusinfo” informoi

Në kuadër të projektit “Vera e punës 2015” komuna Qendër filloi me rregullimin hortikulturorë në hapësirat e “Murrit të qytetit”, lagjes së njohur Indiane, pjesës te Shtëpia së ndërtuesve deri në bulevardin”Partizanski odredi”.

Në një shkrim të portalit MKD në tetor të vitit 2015 thuhet

 Komuna Qendër e pastroi dhe vendosi gjelbërimin dhe realizoi park të ri në mes ndërtesave në bulevarin “Koço Raacin”, përball Pishinës Olimpike.

Me 14 dhjetor 2016 në një informacion në “Sitel” thuhet që:

Komuna Qendër e ka ripërtri gjelbërimin pas ish lagjes “Agromehanika”. Është mbjellur kullos e re dhe kultura të tjera.

 

Фото: Отчет Центар (2013-2017), стр. (46/47)
Foto: Llogaridhënie Qendër (2013-2017), fq. (46/47)

Në lidhje me rivendosjen e gjelbërimit në Komunën Qendër, në Llogaridhënien e Zhernovskit- në publikimin e quajtur “Qendër e gjelbër” ( faqe 45). thuhet:

Kemi rivendosur rreth 70.000 m2 hapësirë të gjelbër. Mes 13- në Kapishtec kemi ndërtuar park të ri. “Murri i qytetit” është përsëri i bukur dhe i gjelbër. Kinemaja Karposh është parku i parë në Lagjen Debar, i zbukuruar me qershi japoneze

Në disa nga faqet e kësaj broshure mund të lexohet që gjelbërimi është rivendosur plotësisht ( është mbjellë i ri ) në dhjetëra lokacione me hapësirë totale prej 78,000 m2. Për secilin lokacion ka fotografi dhe përshkrim të detajuar për sa hapësirë bëhet fjalë dhe për me çfarë gjelbërimi është pajisur hapësira

 Kështu, për shembull, theksohet që ” për herë të parë pas 40 vitesh është rivendosur gjelbërimi në “Murrin e qytetit” “, në hapësirë prej 20.000 m2 edhe atë:

8.000 м² hapësirë e gjelbër –    nga bulevari „11 Tetori“ deri te rruga „Маqedonia“ ;

7.000  м² –  Murri i qytetit bllok 4 , nga bulevardi  „Dimitrie Çupovski“ deri në bulevar „Shën.Kirili dhe Metodi“;

 4.800 м² – “Murri i qytetit” bllok 9 në bulevard „Кoço Racin“  dhe  

4.700 м²  – Lagja Indinae (Murri i qytetit, Ringu i madh perëndim – nga bulevari „Dimtrie Çupovski” te Shtëpia e Ndërtimtarëve deri te bulevari „Partizanski odredi“).

Në mesin e dhjetëra sipërfaqeve të gjelbëruara, përmendet edhe parku në Kapishtec ( 20,000 m2), parku “Pranvera” (6.700 m2), gjelbërimi mes rrugës “Vasil Glavinov”, “Agromehanika” ka rruga “Dame Gruev” (5,820 m2), pastaj gjelbërimi në”Sava Kranj” ( 2,o32 m2) dhe karshi “Ramstorit” (1,700 m2), si dhe gjelbërimi i hapësirës edhe në disa lokacione tjera në Qendër ( Kinemaja Karpsh, Pazar, Porta Qendër..).

Përveç se në këto lokacione, gjelbërim i ri ( drunj, shkurre dhe lule) është mbjellë edhe në dy rrugët e Boemëve (faqe.91), si dhe në  pjesën e katërt ( faqe.104) në Qendër: në “Porta Bunjakovec” dhe në rrugën “Naum Naumovksi-Borçe”, “Piranska” dhe ” Brigada e tetë”.

 

Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të thuhet që premtimi i Zhernovskit për të mbjelle gjelbërimin në Komunën Qendër është i realizuar.

 

 BURIMI:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *