Gjatë kohës së fushatës zgjedhore nuk mund të ketë lavdërime për insfratukturën

Zoran Zaev (në mes). Foto: Qeveria e RMC/ueb

Deklarata e Zaev dhe konstatimet në të mund të jenë tërësisht të vërteta, por për “Vërtetmatësin”, deklaratën të cilën e vlerësojmë, e shohim në aspekt të konsekuencës për shkak të përplasjes së mundshme me Kodin Zgjedhor. 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore (RMV),Zoran Zaev, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente: 

Me 29 mars është shkruar tenderi për prokurim publik dhe instalim të filtrave të reja në REK Bitola. Investimi llogaritet në 20.4 milion euro, para të cilët kompania i siguron prej burimeve të veta, gjë që neve si qeveri na gëzon shumë. Një prej kompanive më të rëndësishme në shtet investon më shumë se 20 milion euro, para që ka arritur t’i sigurojë vet. Kjo do të thotë se vitet kur elektranat shtetërore, importoni rrymë dhe paratë kanë shkuar në investime të panevojshme kanë mbetur në të kaluarën. Tani ESM është drejtuar kah prodhimi i rrymës me të cilën kënaqin nevojat e konsumatorëve të rrymës, dhe siç dëgjuam së fundi, edhe eksporton tepricë, me çka edhe realizon fitim edhe për buxhetin e vet edhe për buxhetin shtetërorë. 

[Burimi: Qeveria e RSM/qendra për media (video), data: 06.04.2019]

 

ARSYETIM:

Kryeministri Zoran Zaen, në fundjavë vizitoi Kombinatin xeheror-energjetik Manastir, xehja dhe minierat dhe termocentrali që jep 70 përqind të prodhimit të energjisë elektrike në vend, siç bëhet e njohur nga komunikatat zyrtare dhe mediumet.

Vizita, siç thekson Qeveria, ka qenë për arsye pune, me çka kryeministri, “së bashku me drejtorin AD ESM, Dragan Minovski dhe drejtorin e REK Manastir, Vasko Kovaçevski shkuan përreth kapaciteteve prodhuese dhe realizoi takim me bordin udhëheqë dhe mbikëqyrës”. 

Pas turnit të realizuar dhe bisedave, Zaev dha deklaratë në të cilën më së shumti e potencoi investimin i cili do të bëhet prej fillimi, i cili tashmë ka filluar me shpalljen e tenderit me 29 mars dhe me të cilin realizimin e të cilit përfundimisht do të ketë prurje konkrete për ndotjen në Manastir dhe rajon, por edhe do të përmbush premtimin zgjedhor të vendosur në programin e LSDM-së.

Deklarata e Zaev dhe konstatimet në të mund të jenë tërësisht të vërteta, por për “Vërtetmatësin”, deklaratën të cilën e vlerësojmë, e shohim në aspekt të konsekuencës për shkak të përplasjes së mundshme me Kodin Zgjedhor. 

 Problemi me konsekuencën del më saktë në nenin 8-a, paragrafi  i Kodit zgjedhor, i cili thotë:

(1) Nga dita e marrje së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Maqedonisë, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhja e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve, si dhe që nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetarë komune ose anëtarë të këshillit, gjegjësisht deri në konstruktimin e këshillit të komunave dhe të qytetit të Shkupit nuk mund:….

– të realizohen dalje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose të personave të tjerë ligjor të cilët kanë në dispozicion kapitalin shtetëror në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, energjinë elektrike, kanalizimin, fushat e sportit ose objekte të tjera ose objekte për veprimtari shtetërore, shkolla, kopshte dhe të tjera. Nën ndalesën për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohet dhënia e deklaratave publike të bartësve të funksioneve publike ose kandidatëve bartës së funksioneve publike në tubim, intervistë në media, debat në media ose përgjigje të pyetjeve gazetareske.

Është e vërtetë se në alienenë konkrete nga paragrafi 1 e nenit 8 përdoret termi “fillimi i ndërtimit” dhe ai ndoshta formalisht nuk është identik me termin “shpallje e prokurimit”, por në të vërtetë është pjesë e procesit të përgjithshëm në “fillimin e ndërtim

Prej këtu, duke mos hyrë në vërtetësinë e deklaratës, vlerësojmë se ajo përmban në vetvete jokonsekuencë, për atë se ka elemente për përplasje me Kodin zgjedhor.

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.