Gazifikimi-sfida më e madhe e kryetarit të Komunës së Ohrit

 

Në gjashtë muajt e parë të mandatit arritëm të realizojmë rreth 20 projekte të fushës së infrastrukturës, rikonstruktimit dhe ndërtimit të rrugëve, kopshteve për fëmijë dhe shkolla. Hapëm një degë të re komunale në të cilën funksionon pjesa më e madhe e administratës komunale. “Komunë për të gjithë”, është projekti të cilin e projektuam, e premtuan dhe hapëm dyert për të gjithë qytetarët në Komunën e Ohrit, shprehet kryetari i Komunës së Ohrit, profesor Dr. Jovan Stijanoski në intervistën e bërë në suaza të projektit “deri te komunat llogaridhënëse përmes qytetarëve aktiv”, zbatuar prej Fondacionit “Metamorfosis”, mbështetur edhe përmes fondacionit jofitimprurës NED (National Endowment for Democracy) 

Intervistën e realizoi: Vele Mitanoski

Cilët ishin premtimet kryesore, projektet më të rëndësishme për realizim, pasi që morët besimin e qytetarëve? 

Me vet kandidimin për kryetar komune në Ohër përmes punës së përkushtuar, të përgjegjshme dhe strikte së bashku me ekipin tim përmirësuar kushtet për jetën e të gjithë qytetarëve. Të rrisim mundësitë për zhvillim ekonomik dhe social dhe të rruajmë karakteristikat natyrore, kulturore dhe shpirtërore të Ohrit në të mirë të brezave të tanishme dhe të ardhme. Mes projekteve më të rëndësishme të cilat jua premtuam qytetarëve të Ohrit në fushatën zgjedhore është projekti për gazifikimin e Ohrit. Gazifikimi dukshëm do të përmirësojë standardin e qytetarit, do të rris konkurrencën e kompanive të vendit dhe pozitivisht do të ndikojë në turizmin e Ohrit. Afati përfundimtar për realizimin e këtij projekti është viti 2020. Po ashtu, një prej projekteve më të rëndësishme të cilat i premtuam para banorëve të Ohrit është sanimi dhe ndërtimi i kolektorëve. Bëhet fjalë për projekt me vlerë vital për mbrojtje ekologjike të Liqenit të Ohrit, si dhe për botën bimore dhe shtazore. Afati përfundimtar për realizimin e këtij projekti është viti 2019.

“Të gjithë për Ohrin” është projekt i cili nënkupton ndërtimin e strategjisë për zhvillim të Ohrit deri me 2023. Strategjia duhet në mënyrë precize të definoj rrugën për zhvillim afatgjatë dhe për pozicionim të qytetit tonë në hartën e qendrave kulturore evropiane dhe botërore dhe në hartën e qyteteve me liqene.

Në pjesën e infrastrukturës ndërtojmë sipas planit. Më pas u përkushtuam vazhdimisht dhe në kohët të pastrojmë deponitë dhe kanalet, investuam në sistemin e kolektorëve, në stacionet pastruese, ndërsa punojmë edhe në mundësinë për ndërtim të fabrikave rajonale për trajtim të mbeturinave komunale dhe në objektet energjetike efikase. Në periudhën e kaluar gjashtëmujore hapëm vetëqeverisjen lokale që të mund çdo qytetarë të merr në kohë shërbime dhe të jenë cilësore. Kthyem fuqinë në bashkësitë komunale dhe urbane në raport edhe me pjesëmarrjen e tyre gjatë marrjes së vendimeve të interesit të përgjithshëm dhe publik. Kyçëm qytetarët në krijimin e buxhetit, në marrjen e vendimeve dhe kontrollin e qeverisë. Në drejtim të përmirësimit të kushteve për zhvillim të fëmijëve dhe të rinjve kemi paraparë ndërtim dhe rikonstruktim të kopshteve për fëmijë dhe shkolla dhe sallave shkollore. Është paraparë edhe modernizimi i Qendrës rekreative sportive “Biljanini izbori”.

 Çfarë hapa dhe procedura keni për qëllim të zbatoni që të rrisni llogaridhënien në punën tuja? 

Në periudhën a kaluar gjashtëmujore hapëm vetëqeverisjen lokale që të mund çdo qytetarë të merr në kohë shërbime kualitative dhe të lira. Me shënimin e 100 ditëve të mandatit tim dhashë Llogari para qytetarëve të Ohrit për atë që është punuar. Për çdo denarë të harxhuar i cili ka hyrë në kasën komunale, për gjithçka që administrata komunale punon, për çdo projekt të realizuar banorët e Ohrit do të informohen në kohë, dhe e gjithë kjo çon në drejtim të llogaridhënies sime, punës transparente dhe të drejtë. Unë si kryetar komune përherë jam i hapur dhe i qasshëm për gazetarët.

Ndani tre ose më tepët sfida relevante/probleme/premtime në komunë për të cilët është premtuat se do të zgjidhen, gjegjësisht të realizohen. 

Mes tre sfidave më të mëdha ku edhe gjendem dhe do të doja të realizojë në mandatin tim, por që janë edhe premtime parazgjedhore, janë:

  • Shpagimi i borxhit të Komunës së Ohrit.
  • gazifikimi i qytetit
  • rikonstruktimi dhe ndërtimi i sistemit për kolektorë

Na kujtoni 3-5 çështjet më dominante në fushatën zgjedhore, ose më saktë, ato të cilat janë më të rëndësishme për qytetarët, të cilat zgjedhin ndonjë problem të madh, të rëndësishëm ose urgjent me çka do sjell përmirësim të dukshëm të kualitetit të jetës dhe rritjes së mirëqenies dhe gjendjes së mirë të qytetarëve, gjegjësisht që paraqesin arsye dhe parakusht të cilin ju, si kandidat u zgjodhët për kryetar komune. 

Gazifikimi i Ohrit si dhe rikonstruktimi dhe ndërtimi i sistemit kolektor janë projektet më të rëndësishme të cilët do të kenë dobi për të gjithë banorët e Ohrit. Për projektin e parë afati final për realizim është vitit 2020 ndërsa për të dytin viti 2019. Mes projekteve më të rëndësishme është edhe projekti për shpëtim të kënetës Studençishko si fenomen natyror me rëndësi për Liqenin e Ohrit, dhe që është pjesë integrale sepse lidhet me shumë kanale. Më pas ndërtimi i fabrikës për mbeturina. Kemi në plan që të pajisim atë dhe të punojë në pajtim me standardet e BE-së. Ndërtimi i saj do të thoshte mbyllje të deponimeve që vlerësohen si të rrezikshme për shëndetin, zvogëlimin e ndotjes dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Insistojmë që të ndërtojmë një turizëm modern, cak kemi qytetarët, ndërsa në të mirë të bujqve do të kemi  shpërblim dhe distribuim të prodhimeve bujqësore dhe zhvillim të prodhimeve në oranzheri.

Çka tjetër do të ndanit prej programit parazgjedhor dhe nga partia juaj? 

Kemi projekte të cilat ju referohen të rinjve të Ohrit, nxënësve dhe rinis. Këtu janë, ndërtimi i kopshteve ekzistues për fëmijë, rritjet të kapacitetit të kopshtit qendror për fëmijë, ndërtimi i fushave bashkëkohore për fëmijë dhe salla sportive në shkolla. Rinovimi i klasave dhe tualeteve në shkolla, ndërtimi i qendrës rinore kulturore dhe si dhe zyrës për Këshillin e të rinjve. Sa u përket banorëve më të vjetër – për pensionistët kemi projekte mes të cilëve rinovimi i shtëpisë së pleqve, rregullim të parkut për pensionit, transport pa pagesë publik për pensionistët me të ardhura mujore të ulëta. Për persona me nevoja të veçanta do të punojmë të qasje të mirë fizke dhe teknike në të gjithë institucionet publike, transport, rrugë…

Në çfarë situate e gjetët Komunën, a jeni të kënaqur me atë që është punuar në gjashtë muajt e parë të mandatit, a keni pasur situata të paparashikuara? 

Po, jam i kënaqur me atë që është punuar në gjashtë muajt e parët të mandatit. Arritëm të realizojmë rreth 20 projekte të fushës së infrastrukturës, rikonstruktimit dhe ndërtimit të rrugëve, kopshteve për fëmijë dhe shkollave. Hapëm degë të re komunave në të cilën funksionin pjesa më e madhe e administratës komunale. “Komunë për të gjithë”, është projekti të cilin e projektuam, premtuam dhe hapët dyert për të gjithë qytetarët e Komunës së Ohrit. Përgatitëm dokumentin për realizimin e disa projekteve infrastrukturore me vlerë jetike për Ohrin. Çdo kërkesë e qytetarëve e cila është me interes publik dhe për të mirë të banorëve të Ohrit, dhe financiarisht është e përballueshme, insistojmë që të realizohet projekti.

 Gjetët projekte të papërfunduara, si spitale, pishina për notim dhe të ngjashme. Që janë nën kompetencat të qeverisë qendrore. A keni kompetenca të ndara dhe si e keni bashkëpunimin? 

Po, gjeta projekte të nisura dhe të papërfunduara të cilat kanë kuptim kapital. Mes tyre edhe pishina e mbyllur në Ohër e cila është duke u ndërtuar dhe është në suaza të Qendrës rekreative sportive “Biljanini Izvori”. Duke u ndërtuar gjetëm edhe tregun e gjelbër të mbyllur dhe stacionin ndërqytetar të autobusëve. Kuptohet në mesin e këtyre është edhe ndërtimi i një pjese të re pranë Spitalit për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo”. Në këtë pjesë të re do të vendoset një pjesë e Qendrës për kardiologji në Ohër.

 A ka projekte në programin tuaj, të cilët më pak ose më shumë varen prej bashkëpunimit me qeverinë qendrore? Për shembull? Statusi i UNESKO-së, oscilimet me ujin e Liqenit të Ohrit, autostrada Kërçovë-Ohër, promovimi turistik dhe të ngjashme. 

Bashkëpunimi me qeverinë qendrore është i rëndësishëm dhe i patjetërsueshëm në drejtim të realizimit në kohë dhe të plotë të projekteve me rëndësi për Ohrin dhe qytetarët e tij. Gjithsesi se është i mirëpritur dhe e presim mbështetjen e qeverisë qendrore në raport me borxhin e Komunës së Ohrit, ndërtimin dhe rikonstruktimin e sistemi kolektorë dhe gazifikimin e qyteteve.


Pyeteni zëdhënësin: Se çka ha dhe sa harxhon kryetari? 

A keni zëdhënës, a janë publike të dhënat për të kontaktuar atë?

Zëdhënësi i Komunës së Ohrit është Tome Xhamtoski, gazetar i diplomuar. Në drejtim të transparencës dhe punës së hapur në Komunë të dhënat e tij janë të publikuara.

A përgjigjeni në telefon kur ju kërkojnë gazetarët dhe shoqëria civile? 

Të punësuarit në Sektorin për mbështetje të kryetarit prej Departamentit për marrëdhënie me publikun, përfshirë këtu edhe zëdhënësin e institucionit, çdo herë janë të hapur dhe të qasshëm për bashkëpunim me gazetarët dhe shoqërinë civile.

A i publikoni të gjithë vendimet e kryetarit të komunës dhe Këshillit komunal?

Të gjithë vendimet e kryetarit dhe Këshillit komunal janë publikuar në faqen zyrtare në Komunën e Ohrit

A e keni publikuar strukturën e administratës së Komunës: sektorët dhe udhëheqësit e sektorëve, listën e të punësuarve në Komunë dhe të dhënat për të kontaktuar ato?

Rregullorja dhe sistematizimi i udhëheqësve dhe të punësuarve në vetëqeverisjen lokale janë publikuar në faqen zyrtar në Komunën e Ohrit si dhe listën e këshilltarëve prej Këshillit së bashku me adresat e tyre elektronike.

A e keni publikuar buxhetin e Komunës?

Po, në ueb-faqen zyrtare rregullisht publikohet buxheti i komunës.

A i keni publikuar projektet dhe shpenzimet për të njëjtat? 

Projektet dhe shpenzimet për të njëjtat janë temë e diskutimit të këshilltarëve të Këshillit të Komunës së Ohrit të cilët japin dritë jeshile për realizimin e tyre.

A i keni publikuar shpenzimet e Komunës: çka bleni, çka hani, sa shpenzoni për vaj/naftë dhe sa shpenzoni për telefonata? 

 Këto informacionet janë lehtë të qasshme për çdo shtëpi mediatike, zëdhënësi i Komunës së Ohrit jep deklarata të karakterit të atillë se shpenzimet janë lënë interesi për gazetarët.

A i publikoni procesverbalet e seancës së Këshillit? 

Gazeta zyrtar me vendimet e mara të Këshillit në Komunën e Ohrit rregullisht publikohen në zeb-faqen zyrtare të vetëqeverisjes lokale.

A keni publikuar emër të personit përgjegjës dhe listët ë dokumenteve të cilët japin kësi lloj informacionesh për parashtrimin e kërkesave për marrje të informacionet me karakter publik të cilat i ka në dispozicion Komuna? 

Po, Marina Zdravevska e cila me profesion është juriste është person zyrtar në komunë e Ohrit jep informacione të karakterit publik

A publikohet programi vjetor dhe plani për punë dhe për pasojë edhe raporti vjetor për punën dhe shpenzimet e komunës?

Po, publikohen, së pari draft-programi, pastaj edhe si programe të votuara dhe të miratuara në gazetën zyrtare të Komunës së Ohrit.


 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *