Gazifikimi i Negotinës duhet që të ribëhet prej fillimi

 

Gazifikimi i Komunës së Negotinës

Me kyçjen e Republikës së Maqedonisë në projektin “Rrjedha e jugut” dhe projektit për ndërtimin e rrjetit kombëtar të gazit, do të mundësohet gazifikimi i Komunës së Negotinës. Me ndërtimin e rrjetit sekondar dhe terciar do të mundësohen edhe shpenzime më të ulëta për ngrohje të amvisërive dhe kompanive, si dhe shpenzime më të ulëta në objektet për prodhim të energjisë që do të shfrytëzohen për gazin. (Afati: dhjetor viti 2016)

 

ARSYETIM:

Projekti “Gazifikimi i Komunës së Negotinës”  është një prej projekteve me prioritet të vendosura në programin zgjedhor (faqe 10) të kryetarit të Komunës Vanço Apostollov, me të cilin (si kandidat i VMRO-DPMNE-së) doli në zgjedhjet lokale te vitit 2013. Në pjesën “Zhvillim ekonomik lokal” (faqe 16) nga programi i titulluar: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Negotinë më të mirë!” Apostollov thekson se afati përfundimtar është dhjetori i vitit 2016. Mandati i Apostollovit përfundoi në maj (2017) dhe premtimi i tij është i parealizuar. Pavarësisht nga ajo se ka arsye objektive për mos realizimin, sepse projekti i përmendur është i lidhur drejtpërdrejtë me ndërtimin e magjistrales së gazit Shtip-Negotinë (si pjesë e projektit për ndërtimin e sistemit gazifikues kombëtar në Republikën e Maqedonisë, të cilin e realizon qeveria), përfundimi i të cilës lajmërohet në fund të majit 2017.

Nga Llogaridhënia për atë që është punuar në vitin 2016, kryetari Apostollov shprehet se ky projekt do të nis prej fillimi:

 Gazifikimi deri në fund të vitit 2017 do të arrij në Negotinë. Rrejti i gazit Shtip-Negotinë me gjatësi prej 36 kilometrave dhe me vlerë orej 16.000.000 euro të siguruara nga qeveria, sipas asaj që është lajmëruar, kjo rrjedhë do të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kjo do të thotë se rajoni jonë do të bëhet më energji më të lirë dhe ekologjikë, i cili do të mundësojë gazifikimin e amvisërive e cila do të zhvillohet shkallë-shkallë, ndërsa përfitimet do t’i shfrytëzojnë edhe kapacitete bizensore në tre zona industriale, si dhe kapacitete ekzistuese të cilat janë funksionale në territorin e Negonitës.  Llogaritë tregojnë se perfitimet ekonomike për qytetarët tanë do të jen të mëdha dhe për sipërmarrësit do të jenë më të mëdha, prandaj pikërisht për këtë ne si vetëqeverisje lokale tashmë jemi në fazë të përgatitjes së dokumentacionit teknik për krijimin  e kushteve sekondare për kyçjen e rrjetit të gazit. 

Edhe pse, magjistralja e gazit Shtip-Negotinë filloi që të ndërtohet me 30 gusht  të vitit të kaluar (2016). Me 17 mars të këtij viti (2017) mediumet informuan se përfaqësuesit qeveritar kontrolluan punët ndërtuese të rrjetit të gazit, gjatë të cilit u kumtua se “rreth 60 përqind e ndërtimit është gati nga rrjeti i gazit prej Shtipi kah Negotina, e cili pritet që të jetë gati në fund të vitit (2017)”. 

Që do të thotë se rrjeti sekondar dhe terciar në Negotinë do të mund që të fillojë në vitin e ardhshëm (2018), ndërsa duke pasur parasysh se mandati i Apostollovit tashmë ka kaluar, këtë premtim të tij zgjedhor e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *