Filluan aktivitetet për rritjen ekonomike – plani është përgatitur

Kryeministri Zaev e prezanton Planin. Foto: screenshot

 

Programin për punë të Qeverisë 2017-2020, në vet fillimin e kapitullit “Rritje ekonomike” është shkruar se ku do të fokusohet Qeveria:

Në fokus të Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2017-2020 do të jetë zhvillimi i ekonomisë dhe ngritja e standardit të jetës së qytetarëve. Qeveria angazhohet fort për mbështetje të ndërmarrjeve vendore, para së gjithash atyre të voglave dhe të mesme, të cilët investojnë dhe hapin vende të reja pune. Klima e biznesit do të lirohet prej shtypjeve politike dhe represione, dhe do të punohet edhe në lidhjen e ndërmarrjeve vendore me ato të huajt në zonat teknologjike-industriale. Vëmendje të veçantë Qeveria do t’i kushtojë rritjes së punësimit ekonomik. Me masat aktive për punësim planifikohet që në vit të punësohen 16 mijë persona në sektorin privat. 

 

[Burimi: Qeveria e RM-së — Programi për punën e Qeverisë 2017-2020]

 

 

 

ARSYETIM:

Edhe në premtimin parazgjedhor të LSDM-së dhe grupit të partive në koalicion, u dha premtimi për rritje ekonomike, për fokusin kah mesat për rritjen e ekonomisë përmes stimulimit të sektorit të biznesit dhe trajtim të njëjtë si ndaj investuesve vendor dhe atyre të huaj. Në faqet 3,4 dhe 5 të Planit për jetë në Maqedoni, janë të përfshira një pjesë e masave të cilat tani mund të shihen edhe të konkretizuara në planin qeveritar, edhe atë më ndihmën e hapjes së vendeve të reja të punës, për rritjen e konkurrencës, për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për investim e inovacione…

Me 27.12.2017 kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev e prezantuan planin konkret i cili është përgatitur 3 muaj në konsultim me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar, si dhe me komunitetin e biznesit. Dokumenti është quajtur Plani për rritje ekonomike, ndërsa gjatë prezantimit Zaev mes tjerash tha:

Me planin për rritje ekonomike ofrohen kushtet e njëjta transparente për investitorët vendor dhe të huaj. Do të punojmë në rritje e bashkëpunimit mes investuesve të huaj dhe vendor edhe atë në dy mënyra, përmes nxitjes së investitorëve të huaj të bashkëpunojnë me ato vendor dhe mbështetja që ato vendor të jenë furnizues të kualiteteve për të huaj. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jenë në fokus të mbështetjes. Me masat do t’i mbështetim për pagesën e pagave më të larta për të punësuarit dhe do të mbështetin hapjen e vendeve të reja të punës me çka do të ndikojmë në uljen e papunësisë. Për herë të parë në Maqedoni jepet mbështetje për hapjen e qendrave për zhvillim teknologjik dhe inovacioneve, me çka do të nxisim zhvillimin teknologjik të kompanive. 

 

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev tha se plani bazohet në tre shtylla me më shumë masa në të cilat do të rrjedhin parat prej ndihmës shtetërore:

Plani për rritje ekonomike përbëhet prej masave të ndara në bazë të tre shtyllave: mesave për zhvillim ekonomik të përgjithshëm, masa për mbështetje të konkurrencë dhe masa për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Parakushtet kryesore për të gjithë masat të cilët kompanitë duhet t’i përmbushin është që të tregojnë rritje të të hyrave në vitet e fundit në raport me mesataren e tre viteve të fundit dhe mos zvogëlim të numrit mesatar të të punësuarve për periudhë të njëjtë. 

 

Në prezantimin e Planit u theksua se për subencionimin e rritjes ekonomike në Buxhetin për vitin 2018 janë paraparë 48% më shumë mjete se buxheti i këtij viti, me vlerë të përgjithshme prej 50 milion euro:

Me Buxhetin e vitit 2018 ndamë 3.1 miliard denarë, gjegjësish rreth 50 milion euro, për programin për zhvillim ekonomik në vendin tonë. Kjo shumë është 46 më shumë mjete për këtë qëllim në raport me vitin 2017. Më tej, janë ndarë edhe një miliard denarë për masa aktive për punësim – deklaroi Zaev.

Plani duhet të përkthehet në ligj konkret përmes së cilit në mënyrë sistematike do të ndahen mjete për vitin 2018 edhe në të ardhmen. Funksionarët qeveritar njoftuan se procedura duhet të përfundojë më së voni deri në shkurt të vitit 2018, kështu që mjetet e para prej programit shtetëror për rritje ekonomike, kompanitë do të mund të fillojnë t’i shfrytëzojnë prej në “mars-prill”.

Për shkak të kësaj vlerësojmë se pjesa e premtimit parazgjedhor edhe e programit të Qeverisë për periudhën 2017-2020 për rritje ekonomike dhe për implementimin e masave konkrete për arritjen e qëllimit, është duke u zhvilluar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.