Filluan aktivitetet për futjen në përdorim të kartelës “Karposhi im”

Foto: Printscreen (Programi zgjedhor i Stefan Bogoev)

 

PREMTIM: Kartela “Karposhi im” – Me këtë kartelë të gjithë qytetarët me vendbanim në Komunën e Karposhit do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë përfitimet e objekteve hotelierike, teatro, libra, biblioteka dhe objekte sportive. Afati: viti 2018

[Burimi: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – “Jeta në Karposht për të gjithë”(faqe 24), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale premtoi futjen në përdorim të kartelës “Karposh im”, çdo banor i Komunës së Karposhit do të ketë lirim në objekte të caktuara si tregtare, hotelierike dhe kulturore. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të Bogoev për zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15.10.2017, të titulluar si “Jetë në Karosh! Për të gjithë” (faqe 24). Realizimi i këtij premtimi zgjedhor është duke u realizuar.

Kryetari Bogoev, në programin e tij zgjedhor, premtoi se do të punojë në avancimin e bashkëpunimit në sektorin privat, me biznesmenët, me qëllim që të mundësohet zhvillimi ekonomik lokal i cili do të sjell ulje të papunësisë dhe rritjes së standardeve ekonomike për qytetarët. Ndërsa në lidhje me kartelën “Karposhi im”, në program thuhet:

Në një pjesë të ditës, qytetarët Karposhit do të kenë mundësi për lirim e të dukshme nëpër restorante, kafene dhe objekte të tjera në Komunën Karposh. Për këtë vendim folëm me biznesmenët, me pronarët e objekteve, me qëllim që kjo masë të realizohet me të vërtetë gjë që do të jetë në dobi të të gjithëve. Ofrojmë rritje të standardeve ekonomike për qytetarët, por edhe për rritjen e qarkullimit dhe mobilitet shpenzuesve në objektet hotelierike, përgjatë gjithë ditës. Me këtë, do të rritet përfitimi i kafeneve/restoranteve dhe objekteve të tjera. Qytetarët e kësaj komune, do të kenë një lloj privilegji që jetojnë në Karposh. 

Këtë premtim Bogoev e dha me 28.09.2018, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në zgjedhjet lokale.

 Sot jemi këtu, mes biznesmenëve dhe tregtarëve në Qendrën tregtare Leptokarija, së bashku me ekipin tim dhe me kandidatët për këshilltarë, bëjmë vizita dhe ne qëndrojmë edhe para shitësve dhe para qytetarëve të Komunës së Karposhit se planifikojmë që parat të kthejmë te qytetarët dhe të gjallërojmë rritjen lokale ekonomike. Për këtë qëllim, prej këtu Leptokarija sot do të promovojmë edhe projektin të cilin si qeveri e ardhshme komunale do ta zbatojmë, kjo është kartela Moj Karposh, njoftoi A1 on

Premtimin, Bogoev e njoftoi të njëjtën ditë edhe në Twiterin e tij.

Edhe pse afati për realizimin e këtij premtimi deri në fund të vitit 2017, “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës Karposh dhe kërkuam përgjigje, nëse ka filluar realizimi i këtij projekti? Prej aty na u përgjigjën se Sektori për zhvillim ka filluar aktivitetet për realizimin e projektit kartela “Karposhi im”.

Projekti kartela ” Karposh im” i cili është pjesë e Programit të kryetarit të komunës, Stefan Bogoev për Komunën e Karposhit është paraparë për  realizim përgjatë vitit 2018, dhe tashmë është duke u realizuar. 
Për këtë qëllim Sektori për zhvillim tashmë ka filluar me aktivitetet për zbatimin e këtij projekti  Karposh im” – kartela e cila do të mundësojë edhe lirim për qytetarët e Karposhit gjatë blerjes së prodhimeve përkatëse. Për këtë qëllim, me 08.025.2018 do të mbajmë mbledhje koordinatore për zbatimin e anketës në terren në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat e kryejnë funksionin në territorin e Komunës dhe të cilat janë të interesuara për pjesëmarrje në projekt (gjegjësisht të cilat do të gjejnë interesin biznesor në çfarëdo lloj aspekti). 
Anketa do të kryhet në 10 ditët në vazhdim, ndërsa do ta realizojmë ekipet e administratës komunale. Pas kësaj, do të vazhdojë sublimimi dhe analizimi i të dhënave të përfituara, pas të cilave do të kalojmë në fazën e radhës së realizimit të këtij projekti – na u përgjigjën nga Komuna Karposh. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se premtimet e kryetarit të Komunës Bogoev, do të zbatojë kartelën “Karposh im”, me të cilin banorët e Komunës kanë lirime në objekte të caktuara tregtare, hotelierike dhe kulturore, është duke u realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.