Filloi procedura për shitjen e Mercedesit luksoz

 

PREMTIM: Do të shesim Mercedesin e Gruevskit, dhe me ato para do të blejmë automjete të ambulancës për klinikat e Maqedonisë. 

[Zoran Zaev, kryeministri i RM-së, data: 9.10.2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i Zoran Zaevit, se Qeveria do të shes automjetin luksoz të markës “Mercedes”, i cili ka qenë pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se me atë para do të blejë automjete ambulancash për klinikat, filloi që të realizohet, gjegjësisht është duke u realizuar.

Do të shesim Mercedesin e Gruevskit dhe me ato para do të blejmë automjete ambulancash për klinikat në Maqedoni, u shpreh lideri i LSDM-së, Zora Zaev, në mitingun e sotëm qendror të koalicionit “Jetë për të gjithë” i cili u mbajt para qeverisë në Shkup, lajmëroi portali Post.

Qeveria në seancën e 43-të, e cila u mbajt me 19.12.2017, solli vendimin me të cilin automjetin “Mercedes”, i cili ka qenë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është dhënë për shfrytëzim të përhershëm pa kompensim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë – Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, me të cilin krijohet mundësia që ky automjet të shitet dhe mjete e mara prej tij të shkojnë për blerjen e pajisjeve spitalore.

Lajmin, siç transmeton Fokus, e publikoi edhe zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski në profilin e tij në Twitter.

Automjeti sot kaloi nga pronësia e MPB -së nën pronësi të Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta. Më pas do të vazhdojë procedura për shitjen e tij, gjegjësisht ndërrimin për pajisje spitalore, kumtoi zëdhënësi. 

Opinioni, për Mercedsin luksoz prej 600,000 eurosh u informua prej të ashtuquajturave bomba, të cilat i publikoi LSDM kur ishte në opozitë, ndërsa të njëjtin e ka prokuruar ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, me porosi të kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski. Pas kritikave të shumta në opinion, Gruevski arsyetohej se vetura e blinduar është blerë, sepse nuk ka pasur ka pasur një automjet të njëjtë i cili plotëson standardet e rrepta të sigurisë për transport të personave të rëndësishëm.

Për rastin me Mercedesin, PSP hapi lëndën “Tenk” për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit kundër Jankullovskës dhe shefi për prokurime publike Gjoko Popovski. Akuza është pranuar nga gjykata, por akoma nuk është caktuar gjykimi. Me vendimin e Gjykatës së Apelit, si fakte do të shfrytëzohen edhe bisedat e përgjuara.

Pas ndryshimit të qeverisë, kryeministri Zoran Zaev tha se, për shkak të vlerës së ulur të veturë, do të shfrytëzojnë për delegat të huaj.

Çmimi me të cilin është blerë “Mercedesi” është 580.00 euro, nëse e shesim, nuk do të mund të marrim më shumë se 440.000 euro. Me shumë gjasa do ta shfrytëzojmë për delegacione të larta, ndërkombëtare. Vetura është futur në garazh, e shkatërruar, e gërvishtur prej maceve. Shpresojë që së shpejti ministri i punëve të brendshme, do të thërras gazetarët dhe do të jua tregojë gjendjen në të cilën gjendjet kjo veturë mjaftë e shtrenjtë – u shpreh kryeministri në intervistën për RTVM-në, transmeton Plusinfo.

Edhe pse në fillim nuk kishte ndërmend të shes atë, kryeministri, në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale ndryshoi mendjen dhe premtoi se Mercedesi do të shitet dhe se me ato para do të blihen automjete të ambulancës për klinikat. Duke pasur parasysh se Qeveria solli vendimin me të cilin automjetit i hiqet pronësia  MPB-së dhe kalon nën pronësinë e Qeverisë, me çka do të fillojë procedura për shitjen e tij, mund të përfundohet se premtimi i Zaevit është duke u realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *