Fatmir Dehari

Fatmir Dehari, është kryetar i Komunës së Kërçovës prej vitit 2013.

JETA PRIVATE

Fatmir Dehari ka lindur me datë 17 shtator të vitit 1974, në Kërçovë. I martuar dhe është babai i tre fëmijëve.

 

ARSIMIMI

Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Sërbica, ndërsa shkollimin e mesëm në Elbasan, Shqipëri. Ka kryer arsimin e lartë në Fakultetin e kulturës fizike në Universitetin e Prishtinës, Kosovë.

Në vitin 2011, ka kryer studimet për master në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin për shkenca shoqërore, departamenti për punë sociale dhe politik.

 

KARRIERA

Pas diplomimit ka punuar në gjimnazin “Xhevded Doda” në Prishtinë. Deri me 2001 ka punuar si asistent në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës.

Ligjëron në Universitetin e Tetovës. Ka njohuri të gjuhës Angleze.

 

KARRIERA POLITIKE

Fatmir Dehari prej vitit 2002 deri në vitin 2006 ka qenë zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa prej vitit 2008  deri në vitin 2009 ka qenë drejtor i NP “Postat e Maqedonisë” në Kërçovë.

Në vitin 2009  në zgjedhjet lokale banorët e Komunës së Osllomejt e përzgjodhën si kryetar komune.

Në qershor të vitit 2011 është zgjedhur anëtar në Bordin drejtues në ZELS

Në zgjedhjet lokalet të vitit 2013 është zgjedhur kryetar i Komunës së Kërçovës, ndaj të cilës, në pajtueshmëri me Ligjin për organizim territorial në qeverisjen lokale në Republikë e Maqedonisë u bashkuan komunat: e Osllomejt, e Zajazit, Drugovës dhe Vraneshticës.

 

BURIME

Ueb-faqja e ZELS –  Gazeta prill 2013

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.