Është shfuqizuar këshilli për verifikimin e fakteve dhe përgjegjësive të gjykatësve

Foto: pxhere.com

 

Do të shfuqizojmë Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësive të gjykatësit.

[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë“, faqe 232 , data: dhjetor 2016]  

 

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi edhe se do të shfuqizojë këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin e tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 232), është realizuar. 

Në janar të këtij viti (2018) Kuvendi i RM-së shfuqizoi Këshillin për verifikimin e fakteve, i cili u formua në shkurt të vitit 2015 kur për këtë qëllim u miratua ligj i posaçëm. Në seancën e mbajtur me 11 janar (2018) parlamenti me propozim të Qeverisë miratoi Ligjin për përfundimin e vlefshmërisë së ligjit për këshillin për verifikim të fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit, me çka ai edhe u publikua në “Gazetën zyrtare”. Sipas arsyetimit të propozuesit (Qeverisë):

Praktika ka treguar se formimi i një trupi të këtillë profesional për ngritjen e procedurave për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve, nuk e kanë realizuar qëllimin e themelimit, por përkundrazi, i njëjti është formuar duke mos u bërë analizë e plotë e mungesave në Ligjin për këshill gjyqësor gjë që ja rezultuar me raport negativ nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe vërejtjet e Komisionit të Venecias. 

Me 28 dhjetor të vitit 2017, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të hidhet kompetenca të cilin e kishte këshilli për verifikim të fakteve në Këshillin gjyqësor.

Se është shfuqizuar ky trup në sistemin gjyqësor është theksuar edhe në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e partë të mandatit të saj (të prezantuar me 30.05.2018), ku në faqen 13 thuhet:

U shfuqizua Këshilli për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë disiplinuese të gjykatësve, ndërsa u kthye kompetenca e Këshillit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.