Është rinovuar salla sportive në SHF “Gjorgjija Pulevski” në Aerodrom

Projekt: Rikonstruktimi i sallës në SHF “Gjorgjija Pulevski”

Përshkrimi i projektit: Rikonstruktimi do të përfshijë ndërrim të dyshemesë , ndërrim të inventarit prej druri, rekuizite sportive, rikonstruktim të instalimit elektrik dhe rikonstruktimi i zhveshtores dhe pllakave sanitare në të gjithë sallën. (Mjete: 2.000.000 denarë Burimi i financimit: Buxheti i Komunës Afati: shtator 2013)

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Aerodrom, Ivica konevski në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, premtoi: “Rikonstruktim të sallës së sportit në SHF “Gjrogjia Pulevski”. Ky premtim i tij zgjedhor është dhënë në programin e përmendur të titulluar: “Vepra të reja, për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë!”  në pjesën “Arsim dhe shkencë” (faqe 22) dhe i njëjti është realizuar. 

Me kërkimet në internet mund të gjenden informacione të cilat flasin se rinovimi i sallave të fizkulturës nëpër shkolla në Komunë Aerodrom (“Dimitar Makedonski”, “Lazo Angellovski”, “Gjrogjia Pulevski”, “Ljuben Pape”, “Braqa Milladinovci” dhe “Bllaxhe Koneski”) filloi ne pranverë të vitit 2013. Me këtë rast kryetari i komunës Konevski, në deklaratën për mediume tha se:

Do të kryhet rikonstruktimi i sallave të sportit, dhe zhveshtoreve dhe hapësirave për rekuizitë, do të rikonstruktohen çatitë e sallave të sportit në disa shkolla, do të ndryshojë inventari i brendshëm, do të rinovohen pllakat sanitare, do të vendosen grila mbrojtëse nëpër dritare dhe dyer, ndërsa do të ndërrohen edhe dyshemetë dhe pllakat në zhveshtore dhe korridore. Do të lyhen muret dhe platformat, do të rikonstruktohen edhe ujësjellësi, kanalizimi dhe instalimi elektrik. Rikonstruktimi i sallave të shkollave do të kushtojë rreth 30 milion denarë. Paratë janë të siguruara nga buxheti i komunës. (Konevski)

Në gusht të vitit 2013 mediumet informuan se rikonstruktimi i sllave në shkollat e përmendura është në fazën përfundimtare.

Nga Komuna Aerodrom për “Vërtetmatësin” thonë se: salla e fizkulturës në shkollën fillore “Gjrogjia Pulevski” është rinovuar në fund të gushtit 2013, si pjesë e projektit për rikonstruktim të sallave të fizkulturës në shkollat fillore në Aerodrom. 

Informacioni i njëjtë mund që të lexohet edhe në gazetën e komunës faqe 54 (faqe 7) dhe në ueb-faqen e Komunës Aerodrom ku është publikuar se më 26 gusht të vitit 2013 ku thuhet se janë lëshuar në përdorim sallat sportive të rikonstruktuara në shkollat fillore të Komunës. 

 

Фото: Принтскрин Весник на Општина Аеродром бр.54 (стр.7)
Foto: Printscreen i gazetës së Komunës Aerodrom nr. 54 (faqe 7)

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *