Është rinovuar salla e sportit në SHF “Ljuben Lape” në Aerodrom

Projekt: Rikonstruktimi i sallës së sportit në SHF “Ljuben Lape” 

Përshkrimi i projektit: Rikonstruktimi do të përfshijë ndërrimin e dyshemesë, inventar prej druri, rekuizitë sportive, rikonstruktim të instalimit elektrik, ventilimit dhe rikonstruktimit të garderobës dhe pllakave sanitare në sallë. (Mjetet: 2.000.000 denarë Burimi i financimit: Buxheti i Komunës Afati: shtator 2013)

 

ARSYETIM:

Salla e sportit në SHF “Ljuben Lape” është rikonstruktuar në verën e vitit 2013. Ky është premtim i realizuar  i kryetarit të Komunës Aerodrom Ivica Konevski, dhënë në Programin zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Arsimi dhe shkenca, faqe 22).

Në shkurt të vitit 2013, në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën në mars të vitit 2013, mediumet informuan se kryetari Konevski, së bashku me ministrin e atëhershëm për Arsim dhe Shkencë, Pançe Kralev dhe ish drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Llazar Popovski, e promovuan projektin për rikonstruktim të sallës së sportit në shkollat fillore “Dimitar Makedonski”, “Llazo Angellovski”, “Gjorgjia Pullevski”, “Ljuben Lape”, “Braqa Milladinovci” dhe “Bllazhe Koneski”.

Konevski atëherë deklaroi:

Me këtë investim të madh, presim që shkollat fillore të modernizohen plotësisht, ndërsa nxënësit më në fund të kenë kushte të përshtatshme për sport në vende ku përforcojnë shëndetin e vet.

Në qershor të vitit 2013 kishte informacion se do të fillojë rikonstruktimi i sallave të përmendura në shkollat fillore në Komunën Aerodrom. Atëherë u transmetua deklarata në të cilën Konevski thotë:

Do të realizohet rikonstruktimi i sallave, zhveshtoreve dhe hapësirave për rekuizitë, do të rikonstruktohen çatitë e sallave sportive në disa shkolla, do të ndryshojë inventari i brendshëm, do të rinovohen pllakat sanitare, do të vendosen mbrojtëse hekuri në dritare dhe dyer, do të ndërrohen dyshemetë dhe pllakat në zhveshtore dhe korridore. Do të ngjyrosen të gjitha hapsirat, ndërsa do të rikonstruktohet edhe ujësjellësi, kanalizimi dhe instalimi elektrik (Konevski)

Në fund të gushtit 2013 mediumet informuan se projekti për rinovim të sallave sportive në shkollat fillore në këtë Komunë është në fazën përfundimtare. Atëherë u kumtua që

 Gjashtë shkolla fillore në Aerodrom deri në fillim të vitit shkollor (2013) do të kenë salla sporti të rikonstruktuara tërësisht, për të cilat komuna nga buxheti ndau 30 milion denarë.

Gjatë verifikimit të këtij premtimi “Vërtetmatësi” iu drejtua Komunës Aerodrom, prej ku na thanë se rikonstruktimi i sallave nëpër shkolla në Aerodrom është realizuar para fillimi të vitit shkollor 2013.

Informacioni se sallat e fizkulturës në shkolla fillore në Aerodrom janë rikonstruktuar, përfshirë këtu edhe SHF “Ljuben Lape” me 26 gushtë të vitit 2013 është publikuar në gazetën e komunës (faqe 7) dhe në ueb faqen e Komunës Aerodrom. Në shkrim është dhënë deklarata e Konevskit në të cilën thotë:

Me këtë investim të madh, presim që shkollat fillore të modernizohen plotësisht, ndërsa nxënësit më në fund të kenë kushte të përshtatshme për sport në vende ku përforcojnë shëndetin e vet…

Në kuadër të projektit për rikonstruktim të sallave të sportit ishin përfshirë edhe zvheshtoret, si dhe hapësirat për rekuizitë. Poashtu, u rikonstruktuan edhe sallat sportive në disa shkolla, me ndërrimin e inventari të brendshëm prej druri, me ndërruan pllakat sanitare, u vendosën mbrojtëset prej hekur në dyert dhe dritaret e sallave, u ndërruan dyshemetë dhe pllakat në zhveshtore dhe nëpër korridore. U lyen muret dhe hapësirat tjera, ndërsa u rikonstruktua ujësjellësi, kanalizimi dhe instalimi elektrik dhe u vendos instalimi për ngrohje dhe freskim të sallave. Mjete prej gati 30 milion denarësh u siguruan nga buxheti i Komunës Karposh (Konevski)

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Konevskit për: “Rikonstruktimin e sallave të sportit n SHF “Ljuben Lape”, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *