Është rinovuar fusha e sportit “Lepenec”

Фото: Општина Карпош

 

 

PREMTIM: Rivitalizimi i qendrës sportive “Lepenec” dhe rigjallërim të KF “Lepenec” (Afati: viti 2018 )

[Burimi:Programi zgjedhor i Stefan Bogoev në zgjedhjet lokale 2017  – „ Jetë në Karposht  për të gjithë“ (faqe 27) , data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Premtimi për rivitalizim të qendër sportive “Lepenec” dhe rigjallërimit të KF “Lepenec” është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Karposht, Stefan Bogoev. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2017-2020 të titulluar si “Jetë në Karposh! Për të gjithë!” (faqe 27), në të cilin për këtë projekt thuhet:

 Parashikojmë rinovim dhe rikonstruktim të fushës së futbollit, rinovim të zhveshtoreve dhe vendosjen e tribunave të reja. Me këtë projekt sigurojmë edhe mbështetjen e klubit futbollistik “Lepenec” dhe rigjallërimi i tij si dhe avancim i mundshëm për sport dhe rekreacion në nivel joprofesional, përderisa KF “Lepenec” është harruar totalisht. Japim mundësi për zhvillim të një prej klubeve futbollistike i cili rrjedh prej komunës sonë. Me mbështetje të komunës dhe me përmirësimin e kushteve në trajnim, jemi të bindur se do të kontribuojmë në përmirësimin e gjendjeve në klub, por përgjithësisht, edhe për futbollin si sport, thuhet në programin e Bogoev. 

Premtimi për rivitalizim të qendrës sportive “Lepenec”, Bogoev e dha edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, me 08.10.2017, kur vizitoi banorët e Bardovci.

…Është paraparë edhe ndërtimi i qendrave sportive “Lepenec”. Planifikojmë rikonstruktim të fushës së futbollit, zhveshtoreve dhe tribunave, Do të mundësojmë dhe rigjallërojmë edhe klubin futbollistik Lepenec dhe aktivim shtesë së shkollës së të rinjve”, thekson Bogoev. 

Me 29.12.2017, kryetari Bogoev, në profilin e tij në Facebook, publikoi një pjesë të projekteve me buxhetin e Komunave për vitin 2018. Mes tyre numërohet edhe rivitalizimi i qendrës sportive “Lepenec” në Bardovci.

ueb-faqen zyrtare në Komunë Karposh nuk mund të gjendet informacion në lidhje me qendrën sportive “Lepenec”. Pikërisht për shkak të asaj, “Vërtetmatësi” ju drejtua Komunës Karposh, prej ku na u përgjigjën se detyrimet e marra nga Komuna rreth rinovimit të qendrës sportive “Lepenec” janë të realizuara në tërësi.

Ato detyrime kanë të bëjnë rreth rinovimit të terrenit, vendosjen e rrjetit mbrojtës rreth fushës. Këto janë parakushte të nevojshme për organizimin e garave sportive, dhe vet rigjallërimi i KF “Lepenec” është në domenin e themeluesit të klubit. Komuna rinovoi fushën e betonuar dhe vendosi rrjet mbrojtës për të njëjtën. Shtesë, do të mbështesin financiarisht shkolla e të rinjve të KF “Lepenec (është e nevojshme që klubi të paraqitet në thirrjen publike për mbështetjen e klubeve sportive). I gjithë hapi bëhet për një zonë sporti dhe rekreimi, si për klubin futbollistik, ashtu edhe për qytetarët e kësaj pjese të Karposhit, na u përgjigjën nga Komuna. 

Përveç kësaj, në përgjigje nga Komuna na dërguan edhe fotografi nga rikonstruktimi.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se premtimi i kryetarit të Komunës Karposht, Stefan Bogoev, për rivitalizimin e qendrave sportive “Lepenec”, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.