Është rikonstruktuar salla e fizkulturës në SHF “Dimitar Makedonski”

Projekt: Rikonstruktimi i sallës së sportit në SHF “Dimitar Makedonski”

Përshkrim i projektit: Rikonstruktimi do të përfshijë ndërrimin e dyshemesë, inventarin prej druri, rekuizitat sportive, rikonstruktim të instalimit elektrik dhe ventilimit dhe rikonstruktim i pllakave sanitare në të gjithë sallën. (Mjete: 2.000.000 denarë Burim i financimit: Buxheti i Komunës Afati: shtator 2013) 

 

ARSIMIMI:

Projekti: Rikonstruktimi i sallës së sportit në SHF “Dimitar Makedonski”, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Aerodrom, Ivica Konevski. Ky projekt është pjesë e Programit të tij zgjedhor me të cilin mori pjesë në zgjedhjet lokale në vitin 2013, Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! Në gusht të vitit 2013 mediumet informuan se është në përfundim projekti për rinovim të sallave të fizkulturës në shkollat e Komunës Aerodrom. Atëherë u kumtua se

gjashtë shkolla fillore në Aerodrom deri në fillim të vitit shkollor (2013) do të kenë rikonstruktim të sallave të sportit, me çka komuna nga buxheti do të sigurojë 30 milion denarë. 

Rikonstruktimi i sallës sportive në SHF “Dimitar Makedonski”, sipas informacioneve të publikuara në mediume, filloi në pranverën e vitit 2013, në suazaprojektit për rikonstruktim të sallave në shkollat fillore në Aerodrom (Dimitar Makedonski”, “Llazar Angellovski”, “Gjorgjia Pulevski”, “Ljuben lape”, “Braqa Milladinovci” dhe “Bllazhe Koneski”) Me 26.08.2013 gazeta në Komunën Aerodrom nr. 54 (faqe 7) dhe në ueb-faqen e Komunës është publikuar teksti në të cilin thuhet se ministri i atëhershëm për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski dhe kryetari i Komunës Aerodrom , Ivica Konevski ka lëshuar në përdorim rikonstruktimin e sallave sportive në shkollat fillorë në Komunë.  

Фото: Принтскрин Весник на Општина Аеродром бр.54 (стр.7)
Foto: Printscreen Gazeta në Komunë Aerodrom nr. 54 (faqe 7)

Nga Komuna Aerodrom për “Vërtetmatësin” vërtetuan se rikonstruktimi i sallave në shkollat e Aerodromit, përfshirë këtu edhe SHF “Dimitar Makedonski”, është realizuar para fillimit të vitit shkollor 2013.

 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *