Është realizuar projekti kasa fiskale me GPRS

Në mandatin e kaluar u krijua mundësi ligjore për GPRS-ndërlidhje të DHP-së me tatimpaguesit për regjistrim të fitimit të gatshëm. Qëllimi për vendosje të komunikimit të përhershëm elektronik të objekteve afariste të obliguesve tatimor me DHP-në dhe ndjekje e tatimit në kohë reale është që të kontribuoj në zhvillimin e sistemit ekzistues të kontrollit të regjistrimit të pagesave të gatshme. Me këtë kontribuohet në përmirësimin e disiplinës financiare te tatimpaguesit dhe nevoja më e vogël për kontroll nga ana e DHP-së. Në periudhën që vinë do të realizohet instalimi i sistemit automatik integrues për udhëheqje, edhe atënga 1 qershor 2014 deri 31 qershor 2014, për tatimpaguesit të hyrat e të cilëve në vitin e kaluar tejkalojnë 10.000.000 denar, për tatimpaguesit të cilët merren me veprimtari hotelierike dhe për tatimpaguesit të cilët kanë të hyra nga derivatet e naftës me sasi të vogla (pompat e benzinës) dhe nga 1 qershor 2014 deri 31 tetor 2014, për të gjithë tatimpaguesit tjerë.

 

 ARSYETIM

Projekti për GPRS ndërlidhje të DHP-së me tatimpaguesit për regjistrim të të hyrave të gatshme është premtim i realizuar, i dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (faqe 21), me të cilën VMRO-DPMNE, doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014.

Sistemi i ri i integruar, në 12.08.2014 e paralajmëroi drejtori i DHP-së, Goran Trajkovski.

 Përmirësimi në pjesën e transparencës financiare, për shkak se të gjithë kontrollet e jashtme që i kemi bërë, një sistem i këtillë i ndjekjes së pagesave të gatshme në RM, do të mundësoj luftë më të mirë dhe krijimin e një mjeti dhe metode për luftë më të suksesshme kundër fshehjes së tatimit, për shkak se nga një vend shikoni se çfarë po ndodh në të gjithë Maqedoninë,shpjegoi drejtori i DHP-së, Goran Trajkovski.

Më parë, me 04.08.2014, hyn  në fuqi ndryshimet e Ligjit për fiskalizim.

Të gjithë subjektet juridike që janë të kyçur në qarkullimin e mallit dhe shërbimeve do të duhet që kasat e deritanishme fiskale të zëvendësohen me të reja. Për këtë janë të obliguar sipas Ligjit për fiskalizim që filloi të vlej që nga 4 gushti.

Në 27.01.2015 u publikua që ka kaluar afati për vendosje të kasave fiskale me GPRS.

Këtë javë kalon afati për vendosjen e aparateve të reja fiskale me pajisje GPRS, nëpërmjet të së cilave tatimpaguesit do të lidhen në mënyrë elektronike me serverin e Drejtorisë për të Hyra Publike. Në Teren, një pjesë e madhe e kompanive e kanë kryer obligimin e tyre, por ka edhe prej atyre që ende nuk i kanë vendosur pajisjet.

Ky projekt është cilësuar si përfunduar edhe në Llogaridhënien  (faqe 21) të VMRO-DPMNE-së për realizimin e programit partiak,deri në vitin 2016.

 Realizimi i projektit GPRS në fiskalizim. Vendosja e sistemit GPRS në fiskalizim mundëson ndjekje të pagesave të gatshme dhe hyrjeve në kohë reale (on-line). Në këtë mënyrë mbrohen konsumatorët, zvogëlohet koha e tatimpaguesve për plotësimin e detyrimeve para organit tatimor dhe zvogëlohen kontrollet në teren për fiskalizim.

Duke pas parasysh, gjithë këtë dhe afatet e përcaktuara në Programin zgjedhor, mund të thuhet që ky premtim është realizuar me vonesë të vogël (dy muaj).

 

LINQE:

 

Vlerësuar nga: Аnа Аnаstasavska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *