Është ndërtuar unaza mes Autokomandës dhe Hekurishtes

PROJEKT:  Ndërtimi i unazës në mes rrugës së 16. Brigada Maqedonase me rrugën Koce Metallec, në bashkëpunim me qytetin e Shkupit. (Afati: viti 2015) (Toni Trajnovski) 

PËRPUNIMI I PROJEKTIT PËR UNAZËN NË MES “16. BRIGADA MAQEDONASE” DHE RRUGËS “KOCE METALLEC” Përshkrim i projektit: Në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, për lehtësimin e trafikut në komunikacion, Qyteti i Shkupit do të përpunojë dokumentacion teknik për unazën e re mes rrugëve “16. Brigada maqedonase” dhe rruga “Koce Metallec”. (Afat: viti 2015) (Koce Trajanvoski)

 

ARSYETIM:

Kryetari i Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, Koce Trajanvoski dhe Toni Trajanovski, për zgjedhjet lokale në vitin 2013 premtuan ndërtimin e unazës mes lagjeve Autokomandës dhe Hekurishtes, më saktë mes rrugëve “16. Brigada maqedonase” dhe “Koce Metallec” me afat për realizim vitin 2015. Ky premtim i dhënë në programet zgjedhore të Trajanovskit (faqe 58) dhe Trajkovskit (faqe 74), është premtim i realizuar, me vërejtje se është kryer me vonesë prej një viti. Unaza te Autkomanda është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim me 12 korrik të vitit 2016. Nga vendngjarje mediumet emetuan deklaratën e Trajanovskit në të cilën ai shprehet:

Në vendin e udhëkryqit ekzistuese mes rrugëve 16. Brigada maqedonase dhe Koce Metallec u ndërtua unaza me diametër të rripit të gjelbër prej 60 metrave. Në vet unazë janë ndërtuat 2 linja komunikacioni me gjerësi të përgjithshme prej 9 metrave. Është realizuar edhe rikonstruktimi i korisë në rrugën 16. Brigada maqedonase, me gjatësi prej 390 metrave, si dhe një pjesë e rrugës Koce Metallec, me gjatësi prej 240 metrave. Përreth unazës dhe në rrugët hyrëse është rregulluar trotuari i ri me gjerësi prej 3 metrash dhe rruga për biçikleta me gjerësi 2,5 metra të mbuluar me pllaka begatoni. Për ndarjen e ujërave atmosferik në unazën e re është ndërtuar kanalizimi atmosferik me F 600 milimetra dhe F 400 milimetra, në gjatësi prej 634 metrave. Gjatë aktiviteteve ndërtuese është siguruar edhe mbrojtja e tubave të gazit, ndërsa është vendosur edhe rrjet i ri për furnizim me ujë me F 200 milimetra, në gjatësi prej 52 metrave

Asokohe opinioni u informua që vlera e përgjithshme e projektit për ndërtimin dhe rregullimin e unazës mes rrugës 16. Brigada maqedonase dhe Koce Metallec arrin shifrën rreth 53,6 milion denarë. Kjo unazë, e cila gjendet në Llogaridhënien e Trajanovskit për atë që është punuar në katër vitet e fundit, është theksuar se është unaza më e madhe në Shkup, filloi të ndërtohet në gusht të vitit 2015. Premtimin e përmendur zgjedhor “Vërtetmatësi” e ka analizuar në prill të vitit 2016 dhe atëherë vlerësimi ishte “duke u realizuar”. (Vonon ndërtimi i unazës te Hekurishtja)

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *