Është ndërtuar mur i qëndrueshëm në Lagjen Turke në Strumicë

Kryetari Janevski me banorët e mëhallës Turke Foto: strumica.gov.mk

 

Premtim: Të ndërtojmë një mur të qëndrueshëm në Lagjen Turke me gjatësi prej 25 m

[Burimi: Programi zgjedhor i Kosta Janevskit për zgjedhjet lokale 2017 – 2021 – “Jetë në Strumicë për të gjithë” (faqe 41) , data: tetorë 2017]

  

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Strumicës Kosta Janevski se në mëhallën Turke do të ndërtohet një mur i qëndrueshëm, dhënë për zgjedhjet lokale (tetor 2017), është realizuar. Projekti është pjesë e programit zgjedhor të titulluar si: “Jetë në Strumicë për të gjithë“, në pjesën “PROJEKTE KOMUNALE”, (faqe 41).

Me 26 prill të vitit 2018 një pjesë e mediumeve informuan për vizitën e kryetarit të Komunës Janevski në mëhallën turke dhe gjatë kësaj në mesin e ndërtimeve të realizuara në këtë pjesë të Strumicës, përmendet edhe muri i qëndrueshëm. Në lajm është transmetuar edhe deklarata e Jaenvskit në të cilën, mes tjerash thotë:

Në suaza të aktiviteteve betonuese u realizuan dy anët e rrugës “Bratstvo” me një mur të qëndrueshëm në mesin e tyre me gjatësi prej 80, 30 dhe 90 metrash, ky është një investim solid i cili do të përmirësojë edhe jetën e këtyre njerëzve…

Informacioni dhe fotografitë se është ndërtuar një mur i qëndrueshëm në mëhallën turke u publikua edhe në ueb-faqen e Komunës së Strumicës.

Se është ndërtuar ky mur i qëndrueshëm flet edhe kryetari i Komunës së Strumicës, Javenvski në intervistën e fundit për “Vërtetmatësin”, të publikuar me 24.04.2018.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovksa

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.