Është ndërtuar kopshti i ri në Jurumleri

Ndërtimi i kopshtit të ri në lagjen Jurumleri me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me çka do të mundësohet kapacitet më i madh për strehimin e fëmijëve në objekte parashkollore, kështum do të ngremë risocializimin në nivel më të lartë. (Afati: viti 2013)

ARSYETIM:

 

Projekti për ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve në lagjen Jurumleri është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski, dhënë në programin e tij parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Gazi Babë më të mirë!” (faqe 64). Me 23.10.2013, mediumet publikuan se do të lëshohet në përdorim kopshti i ri i fëmijëve në vendbanimin Nova Kolonija, më saktë në Jurumleri.

Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski sot solemnisht do të lëshojnë në përdorim objektin e ri Publik komunal për fëmijë-çerdhe fëmijësh “Morkovçe”, lajmëroi portali A1on

Një pjesë e mediumeve e transmetuan këtë ngjarje.

 Gruevski informoi se Qeveria, së bashku me Komunën e Gazi Babës se janë investuar 28 milion denarë, për kopshtin në të cilin do të përkujdesen për 80 fëmijë nga Jurumleri, Kolonija, Idrizovo, Dërma, Goce Dellçev, Trubarevo, Ergelle dhe vendet në rrethinë, informoi portali Lider

Me 29.11.2013, siç informoi Pres 24, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski ka dhënë llogari për atë që është punuar në atë vit. Në llogaridhënie aj përmend edhe kopshtin Mërkovçe.

Në fillim dua që të potencoj dy projekte kapitale të cilët i realizuam në territorin e Komunës së Gazi Babës, të cilat ndërtohen një periudhe të gjatë kohore, pas 28 viteve në komunën e Gazi Babës do të ndërtohet kopshti i ri për fëmijë “Mërkovçe”, ku tashmë fëmijët edhe përkujdesen. . 

Kopshti i ri në Jurumleri si projekt i realizuar është pjesë edhe e Llogaridhënies së Trajanovskit për atë që është punuar në mandatin 2013-2017. Në faqe 57 të Llogaridhënies ka edhe fotografi të kopshtit Mërkovçe. Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Trajanoivskit për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në lagjen Kurumleri është i realizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *