Është ndërtuar kopshti i ri në Cërniçe

 

Në tetor të vitit 2013 kryetari i Komunës së Kisella Vodës. Biljana Beliçanec – Aleksiq, banorëve të komunës urbane të Cërniçes dhe Përzhinos ju premtoi:

 Kopsht i  ri si pjesë e shkollës lokale “Kuzman Josifovski – Pitu: 

 

 ARSYETIM:

Është lëshuar në përdorim kopshti i ri i fëmijëve në Cërniçe, klon i “Perunika” në suaza të kopshtit “Veselli cvetovi” në nëntor të vitit 2014. Ky është një premtimi i realizuar i kryetares se Komunës Kisella Voda, Biljana Beliçanec – Aleksiq, i dhënë banorëve të bashkësisë Cërniçe dhe Përzhino ne takimin e mbajtur me 07.10.2013. Atëherë ajo premtoi se gjatë rikonstruktimit të shkollës lokale “Kuzman Josifovski – Pitu” një pjesë e kësaj shkolle do të konvertohet në kopsht.

Në maj të vitit 2014 nga Komuna Kisella Voda informuan se kryetarja Beliçanec – Aleksiq ka inspektuar punët ndërtimore në hapësirat e shkollës fillore në Cërniçe, “Kuzman Josifovski Pitu”, ku në atë kohë ndërmerreshin masa për energji efikase. Gjatë asaj u kumtua se:

Beliiçanec-Aleksiq i kushtoi vëmendje pjesës së shkollës e cila është paraparë si kopsht për 60 fëmijë. Është diskutuar për problemet me të cilat janë ballafaquar në punët ndërtimore gjatë punës së deritanishme dhe zgjedhjet e mundshme për tejkalimin e tyre, si dhe si do të sigurohet mjedis i shëndetshëm dhe i përshtatshëm për qëndrim të fëmijëve të kësaj pjese të qytetit

Kopshti i ri zyrtarisht u hap me 29 nëntor të vitit 2014. Nga Komuna na informuan se kopshti ka kapacitet që të kujdeset për pesëdhjetë fëmijë, ajo është vendosur dhe adaptuar në pjesën e shkollës “Kuzman Josifonski Pitu” – në hapësirë prej 250 metra katror dhe për atë nga buxheti komunal u ndanë 3.700.000 denarë.

Në publikimin në ueb-faqen e Komunës, por edhe në mediumet atëherë u transmetua deklarata e kryetares Beliçanec-Aleksiq në të cilën thotë se:

Kopshti hapet me kërkesë dhe për shkak të interesimit të madh të popullsisë së re, prindërve të ri, të cilët jetojnë në këtë pjesë të Komunës së Kisella Vodës dhe komuna u takua me banorët për të biseduar. 

Në të njëjtin informacion mund që të lexohet se objekti është me energji të lartë dhe se është rikonstruktuar në bashkëpunim me UNDP-në.

Janë ndërruar dritaret, fasada e trarit. Ndërruam dhe sistemin për ngrohje me bio masë e cila mundëson 80 përqind të kursimit të energjisë, ndërsa zero përqind lëshimin e gazrave të dëmshëm në ajër. (Beliçanec)

Kopshti i ri në Cërniçe përmendet mes projekteve të realizuara edhe në Llogaridhënien për punët e kryera në mandatin katërvjeçar të kryetares se Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiq.

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *