Është ndërtuar kopshti i fëmijëve në f. Zërnovci

Fshati Zërnovci, sheshi. Foto: ueb-faqja e komunës.

Ndërtimi i kopshtit të fëmijëve në f. Zrnovci. Përshkrimi i projektit: Fëmijët meritojnë kujdes të përshtatshëm dhe mbrojtje. Me këtë do të sigurohet procesi i socializimit i nevojshëm për rritje dhe zhvillim të nevojshëm. Investimet kapitale në kopshtin e fëmijëve paraqesin investim për të ardhmen e sigurt të gjeneratave të reja. Burim i financimit: Buxheti i RM-se Afati i realizimit: 2013. 

ARSYETIM:

Premtimi i ndërtimit të kopshtit të fëmijëve në f. Zrnovci është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Zernovcit, Bllazhe Stankov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017 “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Zërnovc më të mirë!” (faqe 51).

Edhe pse sipas asaj që është premtuar, kopshti duhej që të të ishte i ndërtuar deri në vitin 2013, mediumet për këtë informuan në korrik të vitit 2016 duke publikuar informacionin se do të ndërtohet kopsht në f. Zërnovci.

Komuna Zërnovci dhe Ministri për punë dhe politikë sociale ka nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e kopshtit të ri në këtë lagje. Kopshti do të jetë më rëndësi për të gjithë banorët e kësaj komune sepse një objekt të tillë në komunë nuk ka, ndërsa kopshti më afërt është dhjetëra kilometra larg, në Koçan, publikoi Netpres

Me 25.11.2016, gazeta Veçer informoi se ka filluar ndërtimi i kopshtit në f. Zërnovci.

Ndërtimi është i rëndësisë së lartë për banorët e kësaj komunë rurale sepse një objekt të tillë nuk ka në komunë, ndërsa objekti më e afërta është dhjetëra kilometra, në Koçan. Kopshtin do ta përdorin banorët e tre vendbanimeve Zërnovci, Morodvis dhe Vidovishte. 

Me 02.03.2017, portali Kurir, duke transmetuar deklaratën e kryetarit Stankov, publikoi se kopshti do të jetë i gatshëm deri në maj të të njëjtit vit.

Sipas Stankov, kopshti pritet që të jetë gati deri në fund të majit. Pajisja, të cilën do ta sigurojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, tashmë është siguruar. 

Me 05.05.2017, gazeta Veçer, publikoi se kopshti do të jetë gati deri qershor.

Sipas Stankov, kopshti pritet që të jetë gati deri në fund të qershorit. Pajisja, të cilën do ta sigurojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, tashmë është siguruar, gjë që tregon për ndërtimin e shpejtë të kopshtit në Zërnovci. Paralelisht me këto aktivitete do të ndërtohet rrethina e kopshtit dhe do të rregullohen sipërfaqet e gjelbra. 

Me 05.07.2017 portali A1 On informoi se kopshti është gati dhe se komuna ka çuar kërkesë deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për marrjen e lejes së nevojshme me çka pritet edhe miratimi nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale që të fillojë me punë.

Përfaqësuesit e Komunës Zërnovci sot realizuan pranimin teknik të objektit dhe pajisjes dhe të kopshtit të sapondërtuar me lokacion në hyrje të vendbanimit, në rrugën magjistrale Zërnovci – Koçani. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se premtimi i Stankov për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve në f. Zërnovci është realizuar me vonesë.

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.