Është ndërtuar këndi i lojërave në fshatin Istibanja

Kënd i lojërave shumëshërbimësh në fshatin Istibanja. Foto: Faqja zyrtare e Facebook-ut - kryetari i komunës së Vinicës.

Përfundimi i këndi të lojërave shumëshërbimësh në fshatin Istibanja. (Afati: shtator 2014)

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e këndit të lojërave në fshatin Itibanja është projekt i realizuar i kryetarit të Vinicës, Emil Donçev. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013 të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Vinicë më të mirë!”, në pjesën kushtuar “Sport dhe rinia” (faqe 21).

Këtë premtim Donçev e ka dhënë edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore me 07.02.2013.

Ndërtimi i kompleksit Tregu i Qytetit, qendër për tregti, qendër për multikulturë, kënd lojërash në fshatin Istibanja, kanalizim të ri atmosferik, rikonstruktim të rrjetit të ujësjellësit në qytet, sigurimi i dy automjeteve për mbeturina, përfundimi i parkut për zbavitje, promovim i SPA kompleksit Topliçki rid dhe hulumtime në Kalanë e Vinicës, janë projekte me të cilët do të merret kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në komunën Vinicë Emil Donçev, informoi A1on.

Këndi është lëshuar në përdorim me 18.10.2014, lajmin e transmetuan më shumë mediume.

Kryeministri Nikolla Gruevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marijan  Spaseski dhe kryetari i komunës Vinica Emil Dimitrovski sot lëshoi në përdorim këndin sportiv me shumë shërbime në vendbanimin Istibanja, e cila është pjesë e SHF “Goce Dellçev”, informon Lider.

Informacioni u publikua edhe në faqen zyrtare të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sot, kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spaseski lëshuan në përdorim dy këndë lojëras, së pari në Istibanja, Vinicë së bashku me kryetarin e Komunës së Vinicës Emil Donçev e lëshuan në përdorim këndin e lojërave që është pjesë e SHF “Goce Dellçev”. 

Lëshimi në përdorim i këndit të lojërave në fshatin Istibanja u shënua edhe në faqen zyrtare në Facebook të kryetarit te Vinicës.

Këndi është i destinuar për futboll, hendboll, basketboll, është pajisur edhe me reflektorë, ndërsa investimi i përgjithshëm i të njëjtës është 7 milion denarë. 

Kryetari Donçev u mburr me këtë projekt dhe në llogaridhënien e tij për atë çka është realizuar deri në vitin 2016, të dhënë me 02.02.2017.

Në vitin shkollor 2015/2016, Vincia u bë edhe me një teren profesional për adhuruesit dhe fansat e tenisit në rrethin e SHF “Goce Dellçev”, investim i Agjencisë për Rini dhe Sport më mbështetje të Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale, ndërsa është ndërtuar edhe këndi i lojërave në fshatin Istibanje. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim, së premtimi i kryetarit të komunës së Vinicës Emil Donçev, për përfundimin e këndit të lojërave në fshatin Istibanja, është realizuar.

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.