Është ndërtuar fusha e sportit në Butel 1

Fusha shumëshërbimëshe në Butel. Foto: Komuna e Butelit.

Projekt: Ndërtimi i fushës sportive në vendbanimin Butel 1 

(Afati: mars 2014)

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e fushës sportivë me shumë shërbime në Butel 1 është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Butel, Petre Latinovski, të dhënë në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Butel më të mirë!” (Rini dhe sport, faqe 24). Bëhet fjalë për premtimin i cili është pjesë e projektit në qeverinë e mëhershme (të udhëhequr nga VMRO-DPMNE) për ndërtimin e “100 fushave sportive me shumë shërbime”. 

Në nëntor të vitit 2013 mediumet informuan se përfundoi ndërtimi i fushës sportive në Butel 1, ndërsa një informacion i këtillë është publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës Butel.

Ndërtimi i fushës së re sportive në vendbanimin Butel 1 përfundoi. Bëhet fjalë për kompleksin rekreativ-sportiv i cili gjendet në afërsi të SHF “Shën Kliment Ohridski”. 

Përveç fushës sportive e cila u ndërtua në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, Komuna Butel ndërtoi edhe hapësirën për parkim në sipërfaqe prej 1.800 m2. (Deneshen)

Fusha sportive zyrtarisht u lëshua në përdorim në shkurt të vitit 2014. Në hapjen solemne, ishte prezent edhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski dhe kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski.

Fusha të cilën sot e lëshuam në përdorim është ajo të cilën e premtuam gjatë kohës së fushatës… (Gruevski)

Kënaqësia është e madhe kur projekti që realizohet është në shërbim të të rinjve…(Latinovski) 

Mediumet informuan se fusha është ndërtuar dhe është ndriçuar që të mund të shfrytëzohet në orët e vona të natës dhe në të mund të luhet futboll, basketboll, hendboll si dhe sporte të tjera. Siç u kumtua atëherë, për ndërtimin e saj Qeveria ka investuar rreth shtatë milion denarë, ndërsa Komuna e Butelit në afërsi ka ndërtuar vend parkim. 

Fusha sportive në Butel përmendet edhe në projektet e realizuara në Llogaridhënien (2016) e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.