Është ndërruar çatia e kopshtit “Detelinka” në Gjorçe Petrov

Kopshti "Detelinka" me çati të re të konstruktuar Foto: Komuna Gjorçe Petrov.

Projekti: Rikonstruktimi i çatisë së çarë të kopshtit të fëmijëve “Detelinka” në ZU “Mirçe Acev”, me çka do të realizohet edhe izolimi termik; (Afati: dhjetor 2013)

 

ARSYETIM:

Projekti “Rikonstruktimi i çatisë së çarë në objektin e kopshtit të fëmijëve “Detelinka” në ZU “Mirçe Acev”, është premtim i realizuar kryetarit në Komunën Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski, të cilin ai e premtoi në Programin Zgjedhor (2013-2017) Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Gjorçe Petrov më të mirë” (Mbrojtja sociale, faqe 55).

Edhe pse sipas asaj që është premtuar, ndërrimi i çatisë duhej që të bëhej deri në dhjetor të vitit 2013, mediumet në korrik të vitit 2016 publikuan (tekst dhe fotografi) se kopshti ka çati të re.

Në informacionin e portali Skopje 24 deri me 27 korrik të vitit 2016 mund që të lexohet se:

Përfundoi edhe vendosja e dritareve PVC në kopshtin Detelinka në Komunën Gjorçe Petrov, me të cilat pritet që të rritet vlera energjetike. Me këtë ka përfunduar faza e dytë e rikonstruktimi të objektit, dhe me atë është kompletuar gjithë objekti. Poashtu është punuar edhe në rikonstruktimin e tërësishëm të çatisë, dhe u ndërtua edhe një hapësirë e cila mund të pranojë 50 fëmijë. 

Edhe televizioni “Sitell” me 27 korrik të vitit 2016 publikoi informacioni në të cilin kumton se janë vendosur dritare dhe dyer të reja PVC me kualitet të lartë edhe në objektin e “Detelinkës”, klon i kopshtit “Rosica”, në zonën urbane “Mirçe Avec” Komuna e Gjorçe Petrov, se është kompletuar i gjithë objekti dhe me efikasitete energjetik. Në lajm më tej thuhet se:

Me rikonstruktimin e e çatisë, ndërtimin edhe të një hapësirë për pranimin e 50 fëmijëve të rinj dhe hapësirave të tjera të objektit të ndërtuar në muajt e kaluar, kopshti “Detelinka” morri krejtësisht pamje të re, por edhe kushte më të mira për qëndrimin e fëmijëve. 

Gjithashtu, në ueb-faqen e Komunës Gjorçe Petrov, në tekstin e publikuar në vitin 2017, i cili flet për atë se janë hapur hapësira të reja në objektin “Detelinka” në Komunën e Gjorçe Petrovit, në njërën prej fotografive me të cilat është ilustruar shkrimi, mund të shihet edhe ndërrimi i çatisë në këtë kopsht.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.