Është jokonsekunete që ai që censuroi të akuzon për censurë

VMRO-DPMNE pjesë e ndërtesës. Foto: META

 

VMRO-DPMME lëshoi deklaratë/komunikatë në të cilën, mes tjerash, janë edhe qëndrimet në vazhdim të cilat i vlerësojmë si jokonsekuente:

Drejtësia dhe demokracia po largohen prej Maqedonisë. LSDM po ngulfat lirin e mediumeve. Opinioni është dëshmitar i censurës së përditshme, shtypjeve dhe kërcënimeve mbi mediumet në shtet. 

LSDM premtoi liri, ndërsa mediumeve ju solli të kundërtën. Caktohen dënime me burg për një qëndrim të thënë, censurohen emisionet, ndërsa funksionarët shtetërorë ofendojnë dhe frikësojnë gazetarët…

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-fajqa, data: 12.03.2018]

 

ARSYETIM:

Drejtësi dhe demokracia po largohen prej Maqedonisë, ndërsa qeveria e saj ngulfat lirin e mediumeve dhe censuron, thuhet nga VMRO-DPMNE në deklaratën/komunikatën e mbrëmshme, qëndrim ky i cili sipas vlerësimit të “Vërtetmatësit” është jokonsekuent.

Arsyetimi për jokonsekunecë të qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së qëndron në faktin e pamohueshëm: mediume të lira në Maqedoni nuk kishte gjatë kohës së qeverisë 11 vjeçare të VMRO-DPMNE-së, e cila formalisht u ndërpre me 01.06.2017. Ose për të qenë më të saktë, kishte aq sa ajo parti e udhëhequr prej ish liderit, Nikolla Gruevski dhe të afërmeve të tij vlerësonin se ishte e mjaftueshme, gjegjësisht se nuk mund të ndikojë në mendimin publik në raport me politikën e tyre.

Zakonisht kjo ndodhte me portalet në internet, gjegjësisht për ato dhjetëra redaksi digjitale që u përpoqën që mbrojnë profesionin.

Në fund të fundit, sipas Reporteri bez granici, organizata relevante ndërkombëtare e cila merren me lirin e mediumeve, shkalla e lirisë së mediumeve prej vitit 2006 deri në vitin 2016 ka qenë aq e keqe saqë vendi u ngjit prej vendit të 46 në vendin e 118. Vërejtje më të pakta nuk gjeti as ish deputetit special për lirin e shprehjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB Frank La Ru, as, ish përfaqësuesja për mediumet pranë OSBE-së, Dunja Mijatoviq.

Të mos flasim për rastin e mbylljes së TV A1, nën petkun e luftës kundër evadusëve të taksave dhe krimit të organizuar. Ose gjatë blerjes së televizioneve me shuma milionëshe prej parave publike për reklama me interes publik, ose shtypje mbi reklamuesit komercial që të mos reklamojnë në TV stacione “armiqësore” ose në gazeta prestigjioze (“Fokus” ose “Gragjanski”), ose tentimi për marrje të javoreve të cilat lidhen me vdekjen e themeluesve të tyre. Ose, rastin me mbylljen e proceseve gjyqësore kundër gazetarëve Tomçe Kezharovski  dhe Zoran Bozhinovski.

Krejt në fund, vitin e kaluar u shuan tre gazeta private dhe me ndikim Dnevnik, Utrniski vesnik dhe Vest – të udhëhequra prej kompanisë/ dhe në të cilën VMRO-DPMNE kishte njerëz të afërt – Orce Kamçev dhe Sërgjan Kerim.

Pa asnjë dyshim, fakte ka shumë, VMRO-DPMNE ka të drejtë që si opozitë të flas për gjendjen momentale, por  jo në kontekstin se ato janë qenë triumfues në demokraci sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe se tani, prej kur LSDM është në qeveri, mbizotëron hija në mediume. Kjo është ajo jokonsekuneca e cila është e dukshme në qëndrimet e shprehura përmes kumtesës së së fundit.

Me që ra fjala, rast për këto qëndrime jokonsekunte të VMRO-DPMNE-së, bazohen, para që gjithash, në dy rastet e përmendura më larët – kërcënimet e funksionarit të BDI-së, Bekim Asani deri te kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani dhe gjysmë censurës kontroverse të TV “Telmës”. Dhe se rasti i dytë duhet të sqarohet edhe në vet televizion, por edhe në opinion, së pari – kërcënimet, i gjykon të gjithë opinioni vendor dhe ai botëror, përshirë edhe paritë në qeveri – LSDM dhe BDI.

Për shkurt kohë do të shihet nëse prej përplasjeve verbale, do të kalohet në hapa konkret.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.