Është hapur zyra komunale në Vollkovë

Foto: opstinagpetrov.gov.mk

Premtim: Zyrë e veçuar e komunës – Në territorin e Komunës Gjorçe Petroc ekzistojnë disa vende të cilat janë të veçuara nga ndërtesa dhe prej administratës komunale, me çka qytetarët nuk kanë qasjen e duhur deri te shërbimet komunale për kryerjen e punëve të përditshme komunale dhe administrative. Përkrah legalizimit, i cili do të jetë prioriteti më i lartë i joni, planifikojmë që në Vollkovë të hapim një zyrë të Komunës ku qytetarët e vendbanimeve si Stopanski Dvor, Kisella Jabuka, Novo Sello, Vollkovë, Përzhinë, Nikishtani dhe Kuçkovë të mund në një vend të parashtrojnë kërkesat për të gjitha sferat që janë nën kompetencat e Komunës. Kërkesat e pranuara, propozimet dhe idetë do të administrohen nga Komuna dhe do të ju kthehen qytetarëve përmes zyrës së veçuar të Komunës për shkak të pjesëmarrjes jo të barabartë në vetëqeverisjen lokale. (Afati: 2017 -2018)

[Programi i kryetarit të komunës së Gjorçe Petrov për zgjedhjet lokale të vitit 2017 “Jetë për Gjorçe Petrov” faqe 26]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në vitin 2017, se do të hap një zyrë të Komunës në Vollkovë, është realizuar. Me 21 dhjetor të vitit 2017 në Vollkovë është hapur zyra e veçuar e Komunës. Kjo mund të vërtetohet edhe përmes shqyrtimit të faqes së internetit që e posedon Komuna ku është publikuar informacioni me titullin “Promovim i zyrës së veçuar në Vollkovë” publikuar me 21 dhjetor.

Se është hapur zyra vërtetohet edhe në raportin për projekte të realizuara dhe të filluar të Komunës Gjorçe Petrov – Projekte të filluara dhe të realizuara (nëntor 2017 – janar 2018) faqe 11 të publikuara në internet faqen e Komunës.

Informacioni për hapjen e zyrës së veçuar është publikuar edhe në mediume. Makfaks me 21 dhjetor publikoi informacion me titullin “Banorët e zonave rurale të Gjorçe Petrovit u bënë me një Komunë të vogël në Vollkovë” në të cilën dje edhe deklaratë të kryetarit të Komunës Aleksandar Naumovski.

Duke pasur parasysh problemet me të cilat ballafaqohet pjesa rurale e komunës, siç edhe premtuam, sot promovojmë zyrën e veçuar të Komunës së Gjorçe Petrovit në vendbanimin Vollkovë e cila përfshinë edhe nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kisella Jabukës, Novo Sello, Stopanski Dvor, Nikishtani, Kuçkovo, Vollkovë, Orman dhe Përzhinë. 

Verifikimi është bërë në faqen e internetit të Komunës së Gjorçe Petrovit, si edhe raporti i Komunës për projektet e filluara dhe të realizuara gjatë periudhës nëntor 2017 deri në janar të vitit 2018, siç edhe informacionet e publikuara nëpër mediume mundën që të përfundojnë se premtimi i kryetarit Aleksandar Naumovski i dhënë në programin e tij zgjedhor se do të hap një zyrë të veçuar të Komunës në Vollkovë është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.