Është hapur qendra ditore për pleq në Komunën e Ilindenit

 

Projekt: Hapja e qendrës ditore për persona të moshuar në Komunën e Ilindenit. 

Përshkrimi i projektit: Personat e moshuar meritojnë mbrojtje të posaçme dhe përkujdes. qendrat ditore janë formë institucionale për mbrojtje, të cilat mundësojnë shoqërim të përditshëm mes personave të moshuar, si dhe nxitje të solidaritetit mes gjeneratash. (Burim i financave: Buxheti i RM-së, Afati: viti 2014)

 

ARSYETIM

Në programin e saj zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013, në faqe 64, Zhika Stojanovski kandidate e VMRO DPMNE-së për kryetar në Komunën e Ilindenit, premtoi se në komunë do të hapet Qendra ditore për persona të moshuar. Sipas asaj që pamë, ky premtim është realizuar, edhe pse është realizuar më shumë se 7 muaj më vonë.

Në premtim e Stojanovskit në mënyrë precize është thënë që afati për realizim të këtij projekti është viti 2014, gjegjësisht më së voni deri në përfundim të tij. Por, informacionet në mediume për hapjen e kësaj Qendre ditore, të lokalizuar në fshatin Marinë, janë të fillimit të gushtit të vitit 2015, gjegjësisht më shumë se 7 muaj nga afati i dhënë

Nga mediumet mësojmë se Qendra është pajisur për plotësimin e më shumë nevojave të personave të moshuar nga komuna.

Qendra ka në dispozicion një hapësirë të pajisur me mobilie, teknikë të bardhë, kompjuter, linjë interneti dhe telefonike, si dhe pajisje të tjera të cilat janë në funksion të krijimit të lojërave të ndryshme shoqëruese dhe sociale, ku personat e moshuar do të mund të shoqërohen, të shënojnë festa dhe ditëlindje, të organizojnë punëtori të ndryshme. 

Qendra është ndërtuar për pensionistët ose, për persona të moshuar të cilët jetojnë në banesat e tyre ose shtëpi, por për gjatë ditës kanë nevojë që të organizojnë ditën dhe të kalojnë kohë me bashkëmoshatarët me të cilët kanë interesa të përbashkëta për përmbajtje ditore dhe aktivitete, qendra do të jetë e hapur çdo ditë. 

Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, vlerësojmë që ky premtim, edhe pse me vonesë, mund të cilësohet si i realizuar.

Vlerësaur prej: Sasho Spasoski

 

BURIME

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *